KADRUSH RADOGOSHI: UKSHIN HOTI – SOKRATI SHQIPTAR

Pashtriku.org, 15. 05. 2014 – Apologjia e Sokratit antik dhe Apologjia e Sokratit shqiptar të njohur me emrin Ukshin Hoti janë identitike. Anitët, Meletët dhe Likonët pas 24 shekujsh nuk ishin vetëm serbë, por edhe shqipfolës dhe mjerë shqipja, që e flasin edhe njerëzit e tillë!
Njëzet e katër shekuj më vonë, në Prishtinë u gjykua përsëri Sokrati!

Njëzet e katër shekuj apo 2393 vjet më vonë, në Prishtinë u gjykuapërsëri Sokrati, kushedi për të satën herë. Këtë radhë Sokrati ishte shqiptarë nga Dardhari i Madh i Dukagjinit dhe quhej Ukshin Hoti. Akuza banale, ngjashmëria e tërësishme, fund e krye. Ndryshimi edhe kur duket seështë i madh, nuk është i tillë. Vërtet gjykatësit e Sokratit antik ishin të tënjëjtit popull, pra ishin grekë, ndërsa në rastin e gjykimit të Sokratitshqiptar gjykatësit ishin serbë edhe akuzuesit formalë ishin serbë.
I vështruar nga ky aspekt gjykimi dhe dënimi na duket më tepërprometeik, por, kurrë nuk harrohet fakti se përpara akuzuesve formalëfshiheshin politikanë smirëzinjë e të zhveshur nga çdo lloj përgjegjësie dhemediokritetesh kulturore e shkencore nga rradhët e shqipfolësve, të cilët nukmund t’i durojnë njerëzit me potencë të madhe morale dhe intelektuale çfarëishte Ukshin Hoti, problemi është më tepër Sokratik.
Apologjia e Sokratit antik dhe Apologjia e Sokratit shqiptar të njohurme emrin Ukshin Hoti janë identitike. Anitët, Meletët dhe Likonët pas 24shekujsh nuk ishin vetëm serbë, por edhe shqipfolës dhe mjerë shqipja, që eflasin edhe njerëzit e tillë!

Sokrati antik ua përkujton akuzuesve po edhe ndëshkuesve të tij turpindhe dënimin që i pret në të ardhmen, të njëjtën gjë e bëri edhe Sokratishqiptar në Apologjinë e tij. Si në Rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, profecia doli shumë e saktë. Ngjashmëri tragjike me një bukuri të llahtarëshme brenda.
***
TESTAMENTI I SOKRATIT – KUSHTUAR UKSHIN HOTIT
SEANCË E PËRSHPIRTSHME (2)

Edhe sot, dy nëna u nisën për t’i vizituar varrezat e eshtrave të kthyer nga varrezat masive në Serbi. Edhe sot, në majë të Çabratit dhe në Meje ku ndodhen varrezat u nisën në këmbë…
Posa arritën para shtëpisë së mallrave, në vitrinë shikuan dhjetë pllakate me portretin e Ukshin Hotit. Sytë e tij të menduar e plot trishtim, sikur qortonin diellin jo vetëm pse kishte lejuar ta mbulonin retë e zeza për një kohë aq të gjatë, po edhe pse i ndriçonte edhe ata që nuk duhej; sikur qortonin ajrin e pastër të këtij mëngjesi, që lejonte ta thithnin edhe mushkëritë e atyre që s’e meritonin. Në fund të dhjetë pllakateve lexuan dhjetë herë të njëjtin tekst: “Ku është Ukshin Hoti?”.
Në udhëkryqin kryesor të qytetit, në semaforin e kuq lexuan tekstin e shkruar me shkronja të zeza:
“Ku është Ukshin Hoti?”.
Pasi kaluan urën mbi lumin Krena, shikuan Kullën e Lidhjes…, e cila sikur ruante Maxharr Pashain të mos ngritej nga varri. Shtatorja e bronztë e Sylë Vokshit, për habinë e tyre, pyeti me një zë, që krijonte mijëra jehona: “Ku është Met Koronica? Ka mbi një shekull që po e pres! A ende nuk ia keni kthyer eshtrat?
Dy nënat,as në ëndërr e as në zhgjëndërr, pyetën:
“Ku është Met Koronica?
Ku është Ukshin Hoti?”.
Jehonat e pyetjes së tyre filluan t’i përsërisnin muret e shtëpive dhe pullazet e tyre shumë herë të djegura. Kumritë fluturuan nga çerdhet e rindërtuara në këtë pranverë dhe ia filluan këngës: “Gugu Met, Gugu Ukshin…”
Posa arritën në varreza, ajo që ishte një ditë më e vjetër se tjetra, këtë seancë e filloi ndryshe nga të tjerat. Pyeti me zë të lartë:
,,Ku është Met Koronica?
Ku është Ukshin Hoti?
Ku janë djemtë e nënës?
Ku?
Pastaj me zë të dridhur pëshpëriti duke dënesur:
,,Se disa prej varreve na kanë mbetur të zbrazëta…”
Duke qenë të bindura se, si gjithnjë, i nxisin shpirtrat e martirizuar t’i thonë, në cilëndo mënyrë, monologët e tyre, filluan t’i lexojnë emrat dhe mbiemrat e të gjithëve.
Dhe, vërtet edhe këtë herë, një gjë e tillë ndodhi. Gjysma e atyre, që nuk i kishin thënë në seancën e djeshme, i thanë, po, këtë herë, me tekste tërësisht të reja.
Si zakonisht, të dy nënave iu duk se monologët i shqiptonin shpirtrat e shndërruar herë në fije të blerta bari, herë në lule të bardha’borë, herë në lule të kuqe’gjak, herë në flutura krahëlehta, që ekspozonin artin e fluturimit.
Monologët e djemve të hasretit, këtë herë, nuk i dëgjuan ndarazi dhe u befasuan sepse që të dy e thanë së bashku një tekst të ndërtuar kryesisht me rrëfim në mënyrën habitore të titulluar “Çamëria”.
Në varrezën me fotografinë e djaloshit me uniformë të UÇK’së, këtë herë, nuk e dëgjuan monologun për Shaban Polluzhën, por poezinë ,,Monologu i fundit i Ukshin Hotit”.
Kur dukej se seancës i kishte ardhur fundi, nëna një ditë më e re se tjetra nuk e pëshpëriti poezinë e saj me të cilën përfundonin të gjitha seancat deri tash, por pyeti me zë të lartë, jehonat e të cilit u përhapën nëpër shtatë palë tokë e shtatë palë qiell:
”Ku është Met Koronica?
Ku është Ukshin Hoti?
Ku janë djemtë e nënës?
Ku janë… se disa pre varreve na kanë mbetur të zbrazëta…”
Nga njëri prej varreve të zbrazëta u ngrit silueta e Ukshin Hotit, me qëndrim e rroba të njëjta sikurse në foton e gjykimit. Me një zë, që nuk e mund asnjë zhurmë e tha fjalë për fjalë testamentin e tij, i cili mund të ketë qenë edhe i Sokratit.
Në fund, siluetat e të gjithë martirëve e kënduan në kor himnin për Orakullin e Dodonës dhe Tempullin Dardan të Diellit…
* * *
TESTAMENTI I SOKRATIT
– Ukshin Hotit –

Kujtimi për mua le të mbetet
në dëshirën e fëmijës për t’u rritur
në dëshirën e plakut për t’u bërë i ri
në hapin e parë apo të fundit
të Maratonomakut
në kumtin për fitoren
në vuajtjet
e Laookoonit pasi përbuzi tradhtinë
e Prometeut pasi kundërshtoi perënditë…

Kujtimi për mua le të mbetet
në detin e përmallimit
në majën më të lartë të malit
ku kurora e reve të bardha mbretëron
ku nuk kanë çka të lypin
ata që u merren mendtë
nga lartësia.

Kujtimi për mua le të mbetet
në syrin që shikon
diellin kur lind me ndriçim hyjnor
lulet kur çelin e zemrën ia falin bukurisë

udhëheq të dashuruarit
në marshimin e tyre të gjatë
për ta vrarë vetminë
për ta mbytur pikëllimin…

Kujtimi për mua le të mbetet
në çdo fluturim që dëshmon
se liria është e vërtetë
vetëm kur ke mundësi ta ushtrosh
artin e fluturimit
në një qiell tjetër
të pikturuar nga piktori gjenial
para se të troket
në dyert e përjetësisë…

Kujtimi për mua le të mbetet
në kronikat e shkruara
për ata që kokën nuk e kanë
për t’i rënë murit
ndonëse rrënojnë mure
e as sytë për t’i mbyllë
kur vdekja zgërdhihet
para se ta hajë dikë apo vetveten…

Në dëshirën e Lirisë për të mbetur Liri
le të mbetet kujtimi për mua…
*) Fragment i shkëputur nga Libri poetik në dorëshkrim ,,Seancë e përshpirtshme 2″, që pritet të botohet së shpejti. Ky libër është pjesa e dytë e librit ,,Çabrat antologjia – Seancë e përshpirtshme”. Këta libra u kushtohen viktimave të terrorit serb, eshtrat e të cilëve janë apo nuk janë kthyer akoma nga varrezat masive në Serbi.
_____________
– Kadrush Radogoshi është Shkrimtar dhe studiues i letërsisë. Ka kryer studimet e gjuhës e letërsisë në Universitetin e Prishtinës dhe studimet pasuniversitare dhe ka magjistruar në letërsi. Ka qenë i burgosur dhe i persekutuar politik. Është autor i 15 veprave të zhanreve të ndryshme dhe fitues i shumë çmimeve letrare. Kontakti me autorin: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Pashtriku.org, 15. 05. 2014 – Apologjia e Sokratit antik dhe Apologjia e Sokratit shqiptar të njohur meemrin Ukshin Hoti janë identitike. Anitët, Meletët dhe Likonët pas 24 shekujsh nuk ishin vetëm serbë, por edhe shqipfolës dhe mjerë shqipja, që e flasin edhe njerëzit e tillë!
Njëzet e katër shekuj më vonë, në Prishtinë u gjykua përsëri Sokrati!
Njëzet e katër shekuj apo 2393 vjet më vonë, në Prishtinë u gjykuapërsëri Sokrati, kushedi për të satën herë. Këtë radhë Sokrati ishte shqiptarë nga Dardhari i Madh i Dukagjinit dhe quhej Ukshin Hoti. Akuza banale, ngjashmëria e tërësishme, fund e krye. Ndryshimi edhe kur duket seështë i madh, nuk është i tillë. Vërtet gjykatësit e Sokratit antik ishin të tënjëjtit popull, pra ishin grekë, ndërsa në rastin e gjykimit të Sokratitshqiptar gjykatësit ishin serbë edhe akuzuesit formalë ishin serbë.

I vështruar nga ky aspekt gjykimi dhe dënimi na duket më tepërprometeik, por, kurrë nuk harrohet fakti se përpara akuzuesve formalëfshiheshin politikanë smirëzinjë e të zhveshur nga çdo lloj përgjegjësie dhemediokritetesh kulturore e shkencore nga rradhët e shqipfolësve, të cilët nukmund t’i durojnë njerëzit me potencë të madhe morale dhe intelektuale çfarëishte Ukshin Hoti, problemi është më tepër Sokratik.
Apologjia e Sokratit antik dhe Apologjia e Sokratit shqiptar të njohurme emrin Ukshin Hoti janë identitike. Anitët, Meletët dhe Likonët pas 24shekujsh nuk ishin vetëm serbë, por edhe shqipfolës dhe mjerë shqipja, që eflasin edhe njerëzit e tillë!
Sokrati antik ua përkujton akuzuesve po edhe ndëshkuesve të tij turpindhe dënimin që i pret në të ardhmen, të njëjtën gjë e bëri edhe Sokratishqiptar në Apologjinë e tij. Si në Rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, profecia doli shumë e saktë. Ngjashmëri tragjike me një bukuri të llahtarëshme brenda.
_____________

– Kadrush Radogoshi është Shkrimtar dhe studiues i letërsisë.Ka kryer studimet e gjuhës e letërsisë në Universitetin e Prishtinës dhestudimet pasuniversitare dhe ka magjistruar në letërsi. Ka qenë i burgosur dhe ipersekutuar politik. Është autor i 15 veprave të zhanreve të ndryshme dhe fitues i shumë çmimeve letrare.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Pashtriku.org, 11. 05. 2012 – Apologjia e Sokratit antik dhe Apologjia e Sokratit shqiptar të njohur meemrin Ukshin Hoti janë identitike. Anitët, Meletët dhe Likonët pas 24 shekujsh nuk ishin vetëm serbë, por edhe shqipfolës dhe mjerë shqipja, që e flasin edhe njerëzit e tillë!
Njëzet e katër shekuj më vonë, në Prishtinë u gjykua përsëri Sokrati!
     Njëzet e katër shekuj apo 2393 vjet më vonë, në Prishtinë u gjykuapërsëri Sokrati, kushedi për të satën herë. Këtë radhë Sokrati ishte shqiptarë nga Dardhari i Madh i Dukagjinit dhe quhej Ukshin Hoti. Akuza banale, ngjashmëria e tërësishme, fund e krye. Ndryshimi edhe kur duket seështë i madh, nuk është i tillë. Vërtet gjykatësit e Sokratit antik ishin të tënjëjtit popull, pra ishin grekë, ndërsa në rastin e gjykimit të Sokratitshqiptar gjykatësit ishin serbë edhe akuzuesit formalë ishin serbë.

__________________________________

     I vështruar nga ky aspekt gjykimi dhe dënimi na duket më tepërprometeik, por, kurrë nuk harrohet fakti se përpara akuzuesve formalëfshiheshin politikanë smirëzinjë e të zhveshur nga çdo lloj përgjegjësie dhemediokritetesh kulturore e shkencore nga rradhët e shqipfolësve, të cilët nukmund t’i durojnë njerëzit me potencë të madhe morale dhe intelektuale çfarëishte Ukshin Hoti, problemi është më tepër Sokratik.
     Apologjia e Sokratit antik dhe Apologjia e Sokratit shqiptar të njohurme emrin Ukshin Hoti janë identitike. Anitët, Meletët dhe Likonët pas 24shekujsh nuk ishin vetëm serbë, por edhe shqipfolës dhe mjerë shqipja, që eflasin edhe njerëzit e tillë!
   Sokrati antik ua përkujton akuzuesve po edhe ndëshkuesve të tij turpindhe dënimin që i pret në të ardhmen, të njëjtën gjë e bëri edhe Sokratishqiptar në Apologjinë e tij. Si në Rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, profecia doli shumë e saktë. Ngjashmëri tragjike me një bukuri të llahtarëshme brenda.

_______________

 – Kadrush Radogoshi është Shkrimtar dhe studiues i letërsisë.Ka kryer studimet e gjuhës e letërsisë në Universitetin e Prishtinës dhestudimet pasuniversitare dhe ka magjistruar në letërsi.  Ka qenë i burgosur dhe ipersekutuar politik. Është autor i 15 veprave të zhanreve të ndryshme dhe fitues i shumë çmimeve letrare.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura