KIMETE BERISHA: HEROI WALKER ME NJËQIND FYTYRA!

Prishtinë, 22. 09. 2013 – Çka u bë tash me William Walker që po punon kundër Vetëvendosjes! Ish “babai” i Vetëvendosjes William Walker, më 2010 ftonte popullin votues që ta urrenin Hashim Thaçin. Walker atëherë, para tri vitesh, deklaroi se në mitingjet e Vetëvendosjes në Reçak, SHIK-u po e pengon pjesëmarrjen e qytetarëve, se SHIK-u po e pengonte personalisht Walkerin.
Tani ka ndryshuar diçka dhe Walker nuk po e pret SHIK-un që ti bëjë probleme Vetëvendosjes, por u bë më i rrezikshëm se SHIK-u dhe po e pengon vet Vetëvendosjen.
Ka kohë që Williami e ka privatizuar masakrën e Reçakut. William Walker e dinte se SHIK-u ekziston , por kujtonte që SHIK-u është strehuar vetëm në partinë e Hashim Thaçit.
Nuk e dinte se SHIK-u i kishte futur hundët edhe në Vetëvendosje. SHIK-u që ishte bashkëkrijues (me Albin Kurtin), i Vetëvendosjes, tani po duket që ka filluar ta rrënojë Vetëvendosjen.
William Walkerin e riaktivizoi në Kosovë Florim Krasniqi shqiptaro-amerikan, por amerikano-shqiptar tash është edhe Walker-i.
Koincidencat shqiptaro-amerikane na imponohen (pa i mjeshtruar stilistikisht) si metafora politike.
Koincidencë del edhe fakti se William Walker e mban emrin e njejtë me Ushtarin Historik (soldier of fortune) – William Walker, i cili në shekullin 19 u pushkatua në përpjekjet e tij modeste për të pushtuar disa pjesë të Amerikës Qendrore.

Vëzhguesi i VV’së William Walker dhe miku i tij Florin Krasniqi!

Dualist shihet edhe në faktin se Wiliami bashkëkohor i Vetëvendosjes është qytetar nderi (edhe) i Shqipërisë, kurse (edhe) Kosova e ka shpërbly’ me Medaljen e Artë të Lirisë.
E mira e tij është se Walker është Binjak në Zodiak, që do të thotë, kur dashurohet, ai dashurohet në dy veta përnjëherë, në Florinin dhe Pacollin, zakonisht – në njerëz që kanë pare.
* * *
Askush nuk u besoi atyre që thanë se Christopher William Dell e refuzonte Vetvendosjen shkaku i Graham William Walkerit.
Krejt do Williama e vulosën fatin e Vetëvendosjes.
Ndërsa njëri William e ngriste Vetëvendosjen në qiell (Walker), një William tjetër e zbriste Vetëvendosjen nën tokë (ish-ambasadsori Dell).
Edhe William Dell është vet dualist, binjak në zodiak sikurse William Walker. Dualist po por, Walker, derisa për shqiptarët është hero, për El Salvadorin nuk është.
* * *
Në El Salvador shërbeu si ambasador gjatë viteve 1988-1992. Më 16 Nëntor 1989 policia elite e El Salvadorit hyri në “Jesuit Central American University” dhe vrau 6 priftërinjë jezuit, që ishin duke predikuar kundër luftës-për paqe. U vra edhe shërbyesja së bashku me vajzën e saj adoleshente që u gjetën rastësisht aty. Për Kishën Katolike të El Salvadorit William Walker është fajtor, shkaku se sipas tyre ai e ka heshtur dhe e ka fshehur masakrën ndaj 6 priftërinjëve jezuit. Sepse Walker u pa në shoqëri me gang-politikanin djathtist Roberto d’Aubuisson Arrieta. Në librin “Killing hope”, një William tjetër, autori William Blum shkruan: CIA i është referuar Arrietes si “egocentrik, i dalldisur, dhe mentalisht jostabil”; trafikant i drogës, i armëve, NYT më 1992, shkruan se Arrieta gjatë luftës qytetare në El Salvador ishte ithtar i “pushkatimeve në grup”. Kundërshtarët e fajësuan shokun e Walkerit-Arrieten për pjesëmarrje në vrasjen e 6 priftërinjëve dhe në masakra të tjera. Pavarësisht CIA-s, William Graham Walker e ftoi Arrietën (e ndjerë) në ndejën që e organizoi për nder të 4 Korrikut. Një dokument tregon se kur Bill Klinton më 1993 e emëroi William Walker ambasador në Panama, reagoi Kisha Katolike e Panamasë bashkë me aktivistë politikanë lokal shkaku,siç thuhet, “i bashkëfajësisë së supozuar në El Salvador”.

William Walker dhe gang-politikani djathtist Roberto d’Aubuisson Arrieta!

……………………………….

Lexoni shkrimet:
WILLIAM WALKER (ALIAS, MR. RACAK) AND HIS SALVADOR MASSACRE COVER-UP
http://emperors-clothes.com/analysis/meetmr.htm
MR.MASSACRE, FROM EL SALVADOR TO RACAK
http://coat.ncf.ca/our_magazine/links/issue43/articles/mr_massacre.htm

(Shtojcë e pashtriku.org)

============================================

* * *
Gjatë kampanjës elektorale 2010, Walker, foli mirë për shqiptarët, ne e dimë se ai i do krejt shqiptarët, përveç shqiptarin Hashim Thaçin. Ai tha se Hashim Thaçi dikur, para 18 viteve ka qenë student dhe se aktualisht ka tradhëtuar idealet e tij studentore.
Më shumë se shqiptarët e bashkuar, Walker e do Florin Krasniqin. E do se Florin Krasniqi e kupton më së miri. E çon edhe në det.
Shqiptarët e panë Florinin para do ditëve në bregdet, duke e shetitur nëpër Ulqinin e vjetër William Walker-in.
Tash s’di a pasi është kthyer nga Ulqini, apo para se të shkonin në vizitë te Ramush Haradinaj, William Walker tha se “Vetëvendosja gaboi shumë që e kapi përdore ambasadoren amerikane, Tracey Jakobson”.
Edhe Florin Krasniqi nuk merr pjesë në mbledhjet e fundit të Vetëvendosjes, s’ka kohë se është i zënë duke e përkrahur kandidaten e Ramushit në Istog, sepse e ka shoqe.
Kjo është shenjë që Florini është ftohur nga Albin Kurti, për shkak të Shpend Ahmetit.
Të gjithë jemi ftohur ngapak nga Albini (pa nevojë). Edhe unë jam ftohur pak, për shkak të Fadil Hoxhës.
E kuptoj Albinin se për çfarë e futi SHIK-un në VV, por nuk e kuptoj pse e lejoi ish-zëdhënësin e ish partisë “Ora” të shpreh gjithë atë neveri për lirimin e Fatmir Limjat.
S’di pse i duhen Albin Kurtit personazhe që nuk arritën ta shpëtojnë partinë e tyre nga shuarja dhe që s’kanë tjetër qëllim përveçëse ta luftojnë ish-UÇK’në duke e shfrytëzuar Vetëvendosjen si depo armatimi.
Kanë kaluar tri vjet, dhe Hashim Thaçi ende nuk i ka ndryshuar fjalët për William Walker.
Por, William Walker i ka ndryshuar fjalët për Vetëvendosjen. E riaktualizoi rastin e VV me ambasadoren në parlament (kur ambasadorja e lëndoi dorën), duke e “pagëzuar” këtë rast si “fatkeqësi e madhe” për Vetëvendosjen, e cila sipas tij është e padëshiruar për ndërkombëtarët.
* * *
Walker, pragmatist siç është, nuk i mban premtimet në çastin që “zhduken” arsyet që e kanë bërë të premtoj.
Por, sikur të ishte kandidat në këtë fushatë William Walkeri, si binjake që jam, do ta votoja, sepse ma çon mallin e Sokratit. Walker vishet me të njejtën xhaketë-blue qe 20 e kusur vite, sikurse Sokrati, i cili deri në vdekje e mbajti veshur një të njejtin mantel. Unë i besoj njeriut që nuk i ndërron xhaketat. Burri që nuk e ndërron shpesh garderobën, nuk i ndërron as fjalët, as femrat. Ai që nuk i hedh gjërat para se të dalin nga përdorimi, nuk do t’ju hedh as juve.… përveç nëse dikush (si për shembull Florin Krasniqi) e paguan t’ju hedh, siç e hodhi Wolkeri Thaçin. Heshtja është flori, deri në momentin kur Florini foli në Deçan dhe tha: Ju deçanasit jeni njerëzit më të mirë në botë.
Dhe, si e di unë që ju jeni më të mirët në botë? Sepse, 200 metra larg jush ka lindur njeriu më i mirë në botë, e ajo është nëna ime, (e jo Ramushi siç kishin kujtuar deçanasit).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

SIMBOLIZMI

SIMBOLIZMI Nga Xhelal Zejneli, Shkup 23 shkurt 2022 Krijimi artistik mund të jetë i kapshëm vetëm nga rrethi…