ARTIAN GJATAJ: KOҪO KOKËDHIMA – PATRIOTIZMI DHE KULETA!

Pashtriku.org, 13. 11. 2014 – Tani, histeria nacionaliste që ka përfshirë gjithë solj e sorollopin e Tiranës, që na shiten për të fisëm, dhe ne e dimë se të bijtë e kujt janë, kapi edhe Koço Kokëdhimën! Jo vetem Edi Ramën, dhe Erion Braçen, që u bëri thirrje serbëve te marrin vizoren e ta masin atë që kanë nxjerrë në gazetë nga përpjekja për të marrë rrezen e kryeministrit të Lumturisë kombëtare, por edhe Koço Kokedhimën!!!! E çfare thotë z. Koço??? Ja një pjesë… “Qeveria jonë i ka mundësitë dhe besoj do të shtojë përkujdesjen për banorët shqiptarë në këtë pjesë të Republikës së Serbisë. Ajo premtoi se do të ketë kuota pa limit për çdo të ri dhe të re nga Lugina që dëshiron të shkollohet në Shqipëri. Dhe me marrëveshjen e re mes qeverive të Republikës së Serbisë dhe të Shqipërisë diplomat e tyre do të njihen në të dyja vendet. Unë i ftoj drejtuesit e institucioneve private të arsimit të lartë, që brenda mundësive të tyre, të akordojnë kuota falas për të rinjtë dhe të rejat e Luginës që duan të arsimohen në Shqipëri.”


Bosat e PS’s: Edi Rama dhe Koço Kokëdhima!

Tani, unë nuk merrem me politikë por ja që nuk me rrihet pa i thënë dy gjëra. Për shembull,
– çfarë po bën shteti shqiptar për një million e gjysëm shqiptarë që i ka hedhur rrugëve të botës si emigrant dhe i trajton si skllevër kur kthehen në shtetin shqiptar???
– Ҫfarë ka dhënë vetë zoti Koço Kokëdhima për këta emigrantë, për edukimin e fëmijëve të tyre, për qendra kulture, mbrojtje shëndetësore, pensione, punë etj?
– Ҫfarë ka bërë kjo qeveri e të gjithë qeveritë shqiptare për këtë punë?
– Ҫfarë bën zoti Koço Kokëdhima dhe kryeministri i Lumturisë kombëtare për të vobektit, të mjerët, të pazotët, të sëmurët, të edukuarit jashtë???
– Si ia bën z. Koço për pensionistët që nuk kanë bukë të hanë e para të paguajnë dritat po të mos dërgojnë fëmijët gjë nga jashtë???
– Si ia bën deputeti me punëtorët që vdesin në punë e nuk kanë mbrojtje?
– Si ia bën deputeti me atë komandantin e Brigadës që kërkonte çupa të njoma?
– Si ia bëjnë me këtë shtet që vetëm hyn në borxhe e nuk është i zoti as me pague rrogat???

Vetëm pallavra, rrena, mashtrime, kacarrena, supergënjeshtra, përralla, e llogje fjalimesh pa fund… dhe këtu hyn edhe kjo që tha Koço Kokëdhima si përfaqësues i interesave të caktuara.
Mirëpo, kisha dyshime sepse thashë, edhe këtij i dhëmb, se më shqiptar e ka emrin ky se shumë të tjerë! Por, kur iu ktheva dhe një herë e kuptova se ku ishte puna!!! Lugina e Preshevës e meriton një investim nga qeveria shqiptare sepse e priti kryeministrin mirë!!!! Me sa duket kishin dyshime këta Jeniçerët që nuk do të pritej aq mirë… sepse pse duhej ta fillonte shkrimin e tij te SHEKULLI z. Koço Kokëdhima me këtë mendim “Pritja madhështore që i bënë sot shqiptarët e komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit kryeministrit Rama tregoi se ata e kanë në zemër shtetin amë.”

Pallati mbi rërë i Koço Kokëdhimës, i ngritur në mënyrë të paligjshme në Qeparo!

A mos kishte ndonjë dyshim z. Deputet???
Problemi nuk është se e duan apo nuk e duan shtetin amë shqiptarët e Kosovës Lindore, por sepse deri në minutën e fundit, edhe z. Koço edhe Kryeministri i tij, kishin dyshime se do të trajtoheshin shumë keq, si vegla të interesave jo shqiptare. Mirëpo nuk i njohin shqiptarët, dhe më e keqja, me shtetin amë këta nënkuptojnë pushtetin e tyre. Këtu flen lepuri. E dinim që kishin një shtet legen, e morën vesh që kemi edhe kryeministër lakuriq, por se do të kemi edhe një pafytyrësi të tillë ku dashuria për kombin do të përdoret deri në këtë pikë, sa po na mbeshtete të japim para e po nuk na mbeshtete nuk të japim, tani e pamë dhe e morëm vesh.

………………………………………………

SHTOJCË NGA EDITORI I PASHTRIKU.ORG

Skandali në Sarandë, Agron Cane sekretari i Koco Kokëdhimës ofron punë, si këmbim kërkon seks me 14-vjecaren!!! (Video Skandal 18+)

A1 Report – Skandali,denoncuesja E.G: Cane e takoi vajzën vetëm 2 minuta
Flet denoncuesja e skandalit seksual – Top Channel Albania – News – Lajme

VJEN AKUZA E DYTË PËR AGRON CANËN PASI ELVIRA GEGA E

DENONCON EDHE PËR NGACMIM SEKSUAL LAJM

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura