KIMETE BERISHA: KËNGA E SËMURË SHQIPTARE!

Prishtinë, 27. 07. 2014 – Në korin e atyre që prijnë me tekste perverse, banale dhe me gjuhë të ndyrë janë femrat, këngëtaret shqiptare që mund t’i dëgjosh vetëm në WC, në dhomë të fjetjes, tinëz familjes, ilegalisht, thjesht vet e para, në vetmi. Sepse, të bëjnë të ndjehesh i/e turpëruar! Këtij kori të madh të këngëtareve femra që i bëjnë tekstet e këngëve ekskluzivisht për të tërhequr seksualisht dëgjuesit e tyre, për të hyrë në ‘modë’ erotike, iu bashkangjit tash edhe folkloristja Leonora Jakupi, e cila, si të gjitha shoqet e saj, po përdorë fjalët më banale dhe klithmat e gjuhës së shtratit në këngët e saj! Këngët shqiptare moderne, gati 90 për qind të tyre, janë të përshtatshme për t’i praktikuar departamenti i impotencës brenda spitalit që trajton këto sëmundje.
Për shkak të teksteve të tyre perverse, këngët e gjeneratës së re të shqiptarëve, as s’mund t’i dëgjosh kur je i gëzuar, as kur je i mërzitur, as në dasëm, as në funerale, as në praninë e familjes, as në shoqëri, as kur je i dashuruar, as kur je i braktisur.  E pabesueshme kjo që ka ndodhur me tekstet e këngëve shqipe. Njerëzia, dashuria për tjetrin, modestia, familja, miqësia, durimi, mirësia, atdhedashuria, dhe të gjitha ndjenjat dhe mesazhet pozitive të kësaj jete kanë abstenuar dhe janë larguar nga tekstet e këngëve shqiptare pas luftës.
Kanë mbetur vetëm ndjenjat dhe qëndrimet negative, prej egoizmit, mendjemadhësisë, megalomanisë, prepotencës, snobizmit, vetëkënaqësisë, arrogancës, e deri te urrejtja!
Në korin e atyre që prijnë me tekste perverse, banale dhe me gjuhë të ndyrë janë femrat, këngëtaret shqiptare që mund t’i dëgjosh vetëm në WC, në dhomë të fjetjes, tinëz familjes, ilegalisht, thjesht vet e para, në vetmi. Sepse, të bëjnë të ndjehesh i/e turpëruar!
Këtij kori të madh të këngëtareve femra që i bëjnë tekstet e këngëve ekskluzivisht për të tërhequr seksualisht dëgjuesit e tyre, për të hyrë në ‘modë’ erotike, iu bashkangjit tash edhe folkloristja Leonora Jakupi, e cila, si të gjitha shoqet e saj, po përdorë fjalët më banale dhe klithmat e gjuhës së shtratit në këngët e saj!
Këngët shqiptare moderne, gati 90 për qind të tyre, janë të përshtatshme për t’i praktikuar departamenti i impotencës brenda spitalit që trajton këto sëmundje. Të rekomandohen për shtëpi publike këngët me onomatope, klithma seksuale të paturpshme.
Sepse në medicinën alternative, edhe muzika konsiderohet si ilaç i trupit, i mendjes dhe i shpirtit.
Nuk janë këto tekste për t’i dëgjuar në prani të nanës e babës, vëllait e motrës, shoqeve e shokëve!
Nuk e kam fjalën për zhveshjet e këngëtareve në video-klipet e tyre, fjalën e kam për tekstet e këngëve.
Sepse, muzika gjithmonë mbetet e pastër, edhe kur e bastardon fjala, siç prishet me fjalë gati çdo e mirë në këtë botë.
Kush e studion sot skenën muzikore shqiptare, përveç narcisizmit banal dhe primitiv që po ndodh edhe në skenën muzikore botërore, sheh se ky popull ka probleme seksuale më shumë se që ka probleme të tjera.
Sepse, shumica e këngëve flasin për seks, për arrogancë personale, për dëbim e për sadizëm dhe promovojnë si ‘trend’ urrejtjen e madhe.
– Çka u bë me këngën për dashurinë ndaj tjetrit!
– Me sakrificën!
– Me premtimin e dashurisë së përjetshme!
– Me besnikërinë!
– Me fjalën që e ke dhënë!

Kur jemi të gëzuar, ose të mërzitur, kur na merr malli për dashurinë dhe për Zotin i dëgjojmë këngët e vjetra shqiptare ose këngët e huaja.
Unë personalisht i dëgjoj këngët moderne shqiptare vetëm kur dua t’i analizojë tekstet e tyre.
Por, çuditem pse prej MTV, BBC e krejt TV-të e botës praktikojnë censurën ndaj këngëve me mesazhe fashiste, egoiste, idiotike, raciste, të kurvërisë, të prostitucionit, të pabarazisë, të urrejtjes etj., duke ndaluar shfaqjen e tyre në TV, përveç shqiptarëve, për të cilët ndalohet vetëm ‘shamja me nanë’!
Për të lexuar Listën me këngët e ndaluara nga ana e BBC-së të nevojitet pushim vjetor, aq e gjatë që është kjo listë.
Sepse, si në çdo profesion, edhe në muzikë, strehohen edhe njerëz të sëmurë psikik dhe manjakë seksual. Prandaj, duhet të jetë njëfarë rregullatori shtetëror që së paku i detyron video klipet seksuale, ose të emetohen në TV kanalet pornografike, ose pas 12-ve të natës, dhe patjetër që të bartin logon e detyrueshme ‘+18!

……………………………………………..

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
(PA KOMENT!!!)


…………………………………………………………

(Shtojcën me ilustrime e përgatiti pashtriku.org, Sh.Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura