Prishtinë, 19. 09. 2014: Në bazë të çkahit Albin Kurti qenka më patriot se Ramush Haradinaj? Kinse, erdh dita që Ramush Haradinajn po e pranojnë Serbia në dialog, e Albinin po u vjen zor, se Albini patriot, e Ramushi ish-patriot! Patriotizmi i popullit shqiptar është mit. Sapo janë ndier të lirë, shqiptarët vetë i kanë ‘hëngër’ patriotët e tyre! Patriotët e vërtetë, sapo ka përfunduar lufta kurrë nuk e kanë pasur përkrahjen e popullit, prandaj, Paqja pa Liri i ka zhveshur nga atdhedashuria të gjithë luftëtarët e saj që pas luftës kanë dashur ta marrin pushtetin në dorë.
Kështu, patriotët e vërtetë shqiptarë asnjëherë nuk e kanë pasur pushtetin në dorë, as vetë populli nuk i ka dashur as nuk i ka përkrahur patriotët, të cilët në kohë paqeje duken të çuditshëm dhe të panevojshëm.
Dashuria ndaj atdheut duket e panevojshme dhe e ‘jourbane’ kur atdheu duket i lirë!
Së pari OKB, pastaj BE janë kujdesur që patriotët e vërtetë shqiptarë ti demoralizojnë, ti defaktorizojnë, ti lënë pa bukë e pa punë, t’ua bëjnë me dije se shtetit të ‘lirë’ nuk i duhen patriotët.
Në bazë të çkahit, në bazë të cilës vepër konkrete qenka Albin Kurti më patriot se Ramush Haradinaj?!
………………………………………….
Patriotët shkëlqejnë vetëm në robëri.
Liria nuk krijon heronjë!
Isa Mustafa është i Erës së komunizmit të Rrahman Morinës, dhe ti e sheh kah përpëlitet e kah kapet prej fijes së kashtës për pushtet. Nuk ngihet me pushtet, e durojnë dhe e votojnë populli vetëm pse nuk është patriot dhe vetëm pse asnjë herë në jetën e tij nuk e ka thënë një fjalë të ‘madhe’.
Populli nuk i janë hidhëruar as për ‘Fondin e 3 %’, as për asgjë hiç.
Miti mbi patriotizmin e palëkundur të Hashim Thaçit u krijua dhe u rrënua në Rambuje.
Patriot sa është Hashim Thaçi me ndihmën e të gjithë patriotëve të tjerë arriti ta ndajë Kosovën, në Mitrovicë!
Kur vinte puna te patriotët e vërtetë, OKB dhe Serbia nuk pranonin që Murat Jashari të bëhej Avokati i Popullit të Kosovës, që të mos nervozohen serbët!
Ndërkohë, Liria nuk dukej bukur, qysh kemi kujtuar ne se do të dukej, vendi shprehte nevojë edhe për një ‘patriot të Ri’ shqiptar si rojtar fiktiv i atdheut, që nuk pranon të ulet në një tavolinë me Serbinë, derisa serbët të kërkojnë falje për krimet dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptar dhe përderisa t’i paguajnë dëmet e luftës.
Por, si vetë jeta, edhe patriotizmi me bexha e me fytyrën e shqiponjës në setër i Vetëvendosjes, e ka një fund.
Sado që Albin Kurti me nënqeshje përpiqet ta mohojë abstenimin e tij nga patriotizmi, abstenimi i tij nga parimet e veta, po shihet me sy o zotëri.
Për ta kthyer në jetë patriotizmin e vdekur të Albin Kurtit, Aleksandri i ‘Listes serbe’, po qet shqelma, demek kishe ‘po don s’po don Serbia me Vetëvendosjen’!
Ama, ky patriotizëm i ndërtuar nga shenjat dhe bexhat, që po rrënohet para syve tanë, na vetëdijëson që të pyesim veten:
Në bazë të çkahit, në bazë të cilës vepër konkrete qenka Albin Kurti më patriot se Ramush Haradinaj?!
==============================+
NDRYSHIMI I VETËVENDOSJES!!
Firma që vuri Albin Kurti – më 10 korrik 2014, është kulmi i një evoluimi goxha radikal të subjektit që drejton. Kjo jo vetëm karshi dialogut me Serbinë, por edhe kundrejt subjekteve politike me të cilat arriti marrëveshje!
´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´
(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)