SKËNDER SADRI KAPITI: LETËR NR 3: KORRUPSIONI DHE KRIMI PRISHIN SHOQËRINË!

Durrës, 2 Dhjetor 2018: Defektet më të rënda për shtetin, shoqërinë dhe për demokracinë janë politika, pushteti dhe drejtësia të kriminalizuara e të korruptuara. Politika, pushteti dhe drejtësia, kur ato kriminalizohen dhe korruptohen, prej tyre shkatërrohet dhe nuk funksionon makineria gjigante shtet si dhe prishet edhe shoqëria.
Shtetet, cilado forma organizimi qofshin ato: si mbretëri, perandori, diktaturë, regjim apo edhe demokraci , ato bien kur kalbet pushteti, qeverisja dhe sistemi. Kalbja e tyre vjen kur ato i kapllon padrejtësia dhe korrupsioni . Drejtësia dhe shteti nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin. Mes shtetit dhe drejtesisë qëndron pushteti, pra politika, qeveria. Kur kriminalizohen dhe kur korruptohen politika dhe drejtësia atëhere aty kemi shtet xhungël, jodemokratik, anarkik ,inercial dhe antihuman.

Politika dhe drejtësia të kriminalizuara e të korruptuara, këto defekte të rënda dhe sëmundje po të renda për shoqërinë , ato nuk kanë vënd në një Komb i cili në Shtetin e tij harton parime dhe nxjerr e zbaton ligje te mira para të cilëve të gjithë përgjigjen njëlloj, dhe kur ato parime dhe ato ligje , prej tyre nuk përfitojnë një pakicë, nuk përfitojnë vetëm një grup i vogël interesi mafiooligarkik politik e juridik , por kur prej tyre përfitojnë të gjithë antarët e shoqërisë ,të gjithë bashkëkombasit e atij shteti.
Vetëm një shoqëri me arsye dhe me vullnet të lirë, të pastër dhe të pakorruptuar nuk e lejon veten dhe shtetin që të rrëshqasë në humbje.
Vullneti inteligjent i shumicës ka efektin pozitiv kur ai zgjedh dhe ja beson pushtetin pakicës së përgjegjshme për t’i shërbyer shumicës, shtetit dhe kombit. Kur kjo pakicë politike partiake apo kualicioni deputetësh e qeveritarësh nuk përgjigjen para përgjegjshmërive që ajo ka marrë si premtime për t’i realizuar dhe që asaj i janë ngarkuar, atëhere vullneti i lirë i shumicës, vota e lirë e ndëshkon duke e xhveshur dhe dëbuar atë nga pushteti. Kjo është Demokracia Reale e cila nuk lë vënd për avaritë dhe defektet e rënda të krimit , padrejtësive dhe të korrupsionit e të mashtrimeve, pasi, demokracia reale matet me realizimet e premtimeve dhe me efektivitetin e luftës kundër krimit e korrupsionit të pushtetit, të drejtësisë dhe të institucioneneve shtetërrore.
Korruptimi i demokracisë e falimenton atë.
Dhe kjo vjen kur kriminalizohet e korruptohet politika dhe drejtësia në atë demokraci.
Kombi dhe shoqëria e pjekur moralisht dhe me arsye dhe me vullnet të lirë, të pastër shpirtërisht dhe të pakorruptuar ka shanse që të mos gabojë në atë se çfarë punon, mëson dhe zgjedh si më të mirë; kombi dhe shoqëria e tillë ecën triumfalisht drejt dhe në kërkim të së Vërtetës, të Drejtës dhe drejt Demokracisë reale. Një shoqëri e tillë ndërton një shtet të fortë dhe të disiplinuar kombëtarisht, demokratikisht dhe juridikisht; dhe një shoqëri e tillë nuk defektohet dhe as nuk sëmuret nga krimi politik, krimi gjyqësor dhe as nga korrupsioni i përgjithshëm social të cilët janë kërcënuesit më të mëdhenj për Kombin dhe Shtetin. Kombi i cili është mirëedukuar me Edukatën Hyjnore dhe i cili beson dhe adhuron Krijuesin e Plotfuqishëm dhe që zbaton Urdhresat, Ligjet dhe Porositë e Tij, një komb i tillë , antarët e së cilit edhe udhëhiqen e qeverisin veten me aresye të shëndoshë dhe që e kanë vullnetin dhe shpirtin të lirë ,të pastër dhe të pakorruptuar, ai komb dhe antarët e tij kanë edhe si vizion imperativin kombëtar, disiplinën kombëtare dhe përgjegjshmërinë humano-solidare. Kombet e tillë bëhen të mëdhenj dhe të prosperuar moralisht, shpirtërisht , ekonomikisht dhe me siguri e me mirëqënie.Vazhdon me letrën nr 4
Durrës , Nëntor 2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura