KOMANDANTËT E PDK-ës DHE RAMUSH HARADINAJ I AAK-ës, PËR FAT TË KEQ PAS LUFTËS E DËMTUAN IMAZHIN E LUFTËS SË UҪK-së!

Nga arkivi i FB, më 25 shkurt 2025

Një histori e hidhur që nuk do të doja të ndodhte!

KOMANDANTËT E PDK-ës DHE RAMUSH HARADINAJ I AAK-ës, PËR FAT TË KEQ PAS LUFTËS E DËMTUAN IMAZHIN E LUFTËS SË UҪK-së!

Ramush Haradinaj ka privatizuar 200 hektarë tokë të shtetit me çmim 3.75 euro për një ari!

Nga Sheradin Berisha

“Ramush, prej nga e arrite pasurinë:

– shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë,

– banesën dykatëshe në Prishtinë,

– banesën në Prizren,

– banesën në Tiranë,

– banesën në Durrës,

– villat në Durrës, në Brezovicë,

– pronat disamilionëshe në Dukagjin,

– tokat në Miradi,

– kullat disamilionëshe në Glloxhan,

– dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai.”

 Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës:

– shtëpinë në Pejë

– banesën në Prizren

– truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan

– pompat e benzinës dhe shumë të tjera.

Ramush,

 ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!

Ramush,

Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj…

Ramush,

Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.”  – kështu i shkruan në letër, më 21 qershor 2009 Ramush Haradinajt, zëvendësministri  i Transportit dhe Postë – Telekomunikacionit, Adem Grabovci.

Grabovci letrën e ka shkruar pasi Ramushi e kishte kritikuar, Ministrinë e Transportit për skandalin e madh me rrugën Fushë Kosovë – Sllatinë, manipulime me tenderë dhe financimin e  SHIK-ut! Përkundër akuzave të tilla të rënda, prokuroria e shtetit atëkohë s’e ka hetuar fare këtë rast! Ka heshtur!

***

Gati 16 vjet më parë, (në qershor 2009) kur bashkëqeveriste PDK-ja me LDK-në, AAK-ja ishte në opozitë. Në këtë kohë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte adresuar një sërë akuzash në adresë të qeverisë (PDK-LDK) me kryeministër, Hashim Thaçin. Ramush Haradinaj veçanërisht kishte kritikuar, Ministrinë e Transportit për keqmenaxhim të parasë publike, për manipulime me tenderë dhe financimin e strukturave të SHIK-ut që drejtohej nga Kadri Veseli. Atëkohë Ministër i Transportit dhe i Telekomunikacionit në qeverinë Thaçi’1 ishte, Fatmir Limaj, (sot kryetar i NISMËS Socialdemokrate, i cili garoj në koalicion me AAK-ën në zgjedhjete 9 shkurtit 2025), ndërsa zëvendësministër ishte Adem Grabovci (kryeprotagonisti i Klanit PRONTO nga përgjimet telefonike të fundvitit 2011).

“Është një skandal i madh kontraktimi i rrugës që shkon nga Fushë-Kosova deri në Sllatinë. Me dhjetëra manipulime janë bërë, çmimi, korrupsioni, vendosja e paqes me kompanitë kontraktuese që mos të ankohen etj” – kështu kishte deklaruar Ramush Haradinaj për këtë “abuzim”, duke shtuar se 34 milionë euro investime për këtë rrugë është shumë çmim i lartë, i cili ka një zinxhir manipulimi.

Kryetari i AAK’së me këtë rast pretendonte se nga Ministria e Transportit financohet SHIK-u, njerëzit e PDK-së që shkojnë për të krijuar shantazhe ose të ndërmarrin veprime nga këto para. Ndërkaq, zëvendësministrin e  Transportit, Adem Grabovci, e kishte quajtur arkëtar të SHIK-ut.

“Adem Grabovci është i ngarkuar nga qeveria për t’i paguar këto grupe për t’i krijuar epërsi PDK-së dhe për t’i shkaktuar dëme partive tjera politike në vend”, ka thënë z.Haradinaj.

Adem Grabovci akuzat e Ramush Haradinajt i ka cilësuar të pabazuara, e pa fakte, dhe të cilat kanë për qëllim linçimin dhe shantazhimin e tij.

Polemika Haradinaj – Grabovci, me plotë akuza e kundërakuza ka kulmuar me letrën publike të A.Grabovcit drejtuar R.Haradinajt, më 21 qershor 2009!

Z.Grabovci, në letër z.Haradinaj duke e quajtur “sinonim i anës së errët politike”, i bën thirrje që të ballafaqohen në një ‘debat publik’ ‘për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura’!

Ai fillimisht e akuzon z.Haradinaj, se “e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës, duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale”! Në vazhdim ia kujton pasurinë marramendëse, duke filluar nga shtëpia dhe banesat në Prishtinë, Tiranë, Prizren, Durrës, Brezovicë, pastaj pronat milionëshe në Dukagjin, në Miradi, kullat në Gllogjan, dy vila jashtë vendit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Dhe në vazhdim e akuzon se, ka uzurpuar dhe ka përvetësuar në emër të luftës, shtëpinë në Pejë, banesë në Prizren, truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan! Dhe krejt në fund e bënë përgjegjës për kontrollimin e lojërave të fatit, të  Casinove, pompave të benzinës, dhe ia kujton reketimin dhe zhvatjen të cilat lidhen me emrin e tij!

***

Në vijim lexoni letrën publike të Adem Grabovcit, drejtuar Ramush Haradinajt (më 21 qershor 2009), të cilën e ka botuar edhe portali pashtriku.org:

Letër e hapur Ramush Haradinajt

RAMUSH, KE UZURPUAR DHE KE PËRVETËSUAR NË EMËR TË LUFTËS!

Shkruan: Adem Grabovci – Prishtinë, 21.06.2009

Ndërtimi i shtetit, demokracia dhe interesi publik janë sinonime sublime të çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Jemi në fazën e njohjeve të fuqishme ndërkombëtare si shtet i pavarur, anëtarësimit në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe së shpejti në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në fazën e rritjes ekonomike dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Mesa duket disa si ti nuk i gëzohen këtij suksesi. Sot kur e gjithë bota po na shikon, me të detyruar po të drejtohem me këtë letër publike.

Ditëve të fundit Ramush Haradinaj zgjodhe rrugën e sulmit, shantazhit ndaj personalitetit tim duke tentuar të më njollosësh, të më kërcënosh, të më shantazhosh dhe të më linçosh. Sulmet pa fakte aq më tepër kur vijnë nga njerëzit si ti që janë sinonim i anës së errët politike, frikës, kërcënimit, zhvatjes dhe reketimit të qytetarëve dhe bizneseve kanë një qëllim: fshehjen e së vërtetës dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes. Për 3 dekada jam munduar dhe kam punuar me tërë qenien time. Jam i sinqertë dhe i përkushtuar të punoj për të mirën e vendit dhe popullit tim.

Për 10 vjet kam qenë i detyruar të migroj në Zvicër. Gjatë kësaj kohe kam punuar dhe vazhdoj të punoj çdo ditë. Pasuria ime është 1 banesë në Prishtinë 76 m2 dhe pasuria e vjetër e trashëguar nga babai im ku jetojnë fëmijët e vëllait tim të rënë në luftë në maj të vitit 1999. Ndërsa, Ramushi tenton të më njëllos edhe në këtë fushë, unë, Adem Grabovci, për hir të së vërtetës dhe interesit publik i bëj thirrje Ramushit të bëhet burrë dhe të ballafaqohet në debat publik drejtpërsëdrejti për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura dhe ato që do t’i ngris:

1.Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale?

2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale?

– shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë,

– banesën dykatëshe në Prishtinë,

– banesën në Prizren,

– banesën në Tiranë,

– banesën në Durrës,

– villat në Durrës, në Brezovicë,

– pronat disamilionëshe në Dukagjin,

– tokat në Miradi,

– kullat disamilionëshe në Glloxhan,

– dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai.

Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale.

3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës:

– shtëpinë në Pejë

– banesën në Prizren

– truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan

– pompat e benzinës dhe shumë të tjera.

4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!

5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë).

6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo?

7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.

Ka edhe shumë çështje të tjera që dëshiroj t’i diskutojmë në debat drejpërsëdrejti me ju dhe që janë me interes publik. Keni ngritur akuza ndaj meje. Unë ju ftoj në debat qytetar. Nëse ju nuk përgjigjeni unë i rikonsideroj akuzat tuaja qyqarllëk, kurse opinioni publik le të gjykojë vetë për fenomenin Ramush.

Personalisht do të pres deri në fund të javës, pastaj çdo akuzë apo shpifje tuajen, për hirtë interesit qytetar, nuk nuk do të merrem me to. Pas kësaj kohe do t’i drejtohem organeve të drejtësisë.

Prishtinë, 21 qershor 2009

– Autori i letrës është zëvendësministër i Transportit dhe Postë – Telekomunikacionit dhe Kryetar i Degës së PDK-së në Pejë.

***

Edhe pas këtyre akuzave të rënda me përgjegjësi penale, prokuroria e shtetit s’ka ndërmarrë asnjë veprim për ta hetuar këtë rast! Kishte zgjedhur heshtjen!

Një krim që nuk gjykohet mund të përsëritet! Prandaj për shumë vjet rresht kanë ndodhur edhe shumë veprime inkriminuese nga kjo kastë politike dhe askush nuk është penalizuar seriozisht! Përkundrazi u ricikluan në pushtet, pa u trembur fare nga drejtësia!

_____________

SHTOJCË

RAMUSH HARADINAJ – SHPËRDORUESI I FONDEVE PUBLIKE MILIONËSHE!

https://pashtriku.org/sheradin-berisha-ramush-haradinaj…

***

RAMUSH HARADINAJ – ÇAKORRI DHE KULLA E ZHLEPIT

https://pashtriku.org/ramush-haradinaj-cakorri-dhe-kulla…

***

REPUBLIKA E SHTABIT TË PASHALLARËVE TË FONDIT TË 3 % -shit DHE FONDIT “VENDLINDJA THËRRET”! (VIDEO)

https://pashtriku.org/republika-e-shtabit-te…

***

T’I DEMASKOJMË TË GJITHË SAMI BABËT E POLITIKËS, 1999 – 2023…

https://pashtriku.org/ti-demaskojme-te-gjithe-sami-babet…

***

SAMI BABA

***

MASHTRIMI POLITIK TË ÇON TE RREBELIMI DHE RICIKLIMI NË PUSHTET! (VIDEO)

https://pashtriku.org/mashtrimi-politik-te-con-te…/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura