KONFERENCË SHKENCORE: “TË PERSEKUTUARIT DHE TË BURGOSURIT POLITIKË SHQIPTARË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË”

Tetovë, 22. 02. 2017: Të nderuar, me rastin e 139-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Shoqata për kulturë “Tradita”, me seli në Tetovë, ka nderin t’Ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën shkencore, me temë:

“TË PERSEKUTUARIT DHE TË BURGOSURIT POLITIKË SHQIPTARË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË”

Konferenca shkencore do t’i përfshijë, përkatësisht do t’i trajtojë këto ngjarje:

 Proceset e montuara politike ndaj atdhetarëve shqiptarë në Maqedoni në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore deri në ditët tona;
 Ngritja e Flamurit kombëtar në Tetovë, në vitin 1968;
 Demonstratat në Kosovë në vitin 1981 dhe reflektimi i tyre në trojet shqiptare në Maqedoni;
 Dhuna e pushtetit ndaj shqiptarëve në Maqedoni gjatë periudhës së pluralizmit;
 Represioni i pushtetit me rastin e themelimit të Universitetit të Tetovës, në vitin 1994;
 Qëndrimi i shtetit shqiptar lidhur me politikën represive të pushtetit ndaj shqiptarëve në Maqedoni;
 Qëndrimi i faktorit ndërkombëtar ndaj dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni;
 Reagimi i shtypit shqiptar dhe i shtypit të huaj lidhur me politikën represive të pushtetit ndaj shqiptarëve në Maqedoni gjatë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore e këndej.

Konferenca shkencore do të mbahet në Tetovë, më 11 qershor 2017.

Ju lutemi që abstraktet e punimeve shkencore t’i dërgoni deri më 20 maj 2017, në adresën elektronike: tradita2012@gmail.com . Ju njoftojmë njëherazi se punimet shkencore që do të prezantohen gjatë konferencës, do të botohen si përmbledhje e veçantë nga Shoqata për kulturë “Tradita”.

Tetovë, më 20 shkurt 2017
Me respekt,
Selam Sulejmani – Kryetar i Shoqatës për kulturë “Tradita” – Tetovë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

HEPATITI!

HEPATITI! Nga Sheradin Berrisha, Pashtriku 25 Prill 2022 Një hepatit po prek fëmijët në mbarë botën! Organizata Botërore…