KONFERENCË SHKENCORE: “TË PERSEKUTUARIT DHE TË BURGOSURIT POLITIKË SHQIPTARË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË”

Tetovë, 22. 02. 2017: Të nderuar, me rastin e 139-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Shoqata për kulturë “Tradita”, me seli në Tetovë, ka nderin t’Ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën shkencore, me temë:

“TË PERSEKUTUARIT DHE TË BURGOSURIT POLITIKË SHQIPTARË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË”

Konferenca shkencore do t’i përfshijë, përkatësisht do t’i trajtojë këto ngjarje:

 Proceset e montuara politike ndaj atdhetarëve shqiptarë në Maqedoni në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore deri në ditët tona;
 Ngritja e Flamurit kombëtar në Tetovë, në vitin 1968;
 Demonstratat në Kosovë në vitin 1981 dhe reflektimi i tyre në trojet shqiptare në Maqedoni;
 Dhuna e pushtetit ndaj shqiptarëve në Maqedoni gjatë periudhës së pluralizmit;
 Represioni i pushtetit me rastin e themelimit të Universitetit të Tetovës, në vitin 1994;
 Qëndrimi i shtetit shqiptar lidhur me politikën represive të pushtetit ndaj shqiptarëve në Maqedoni;
 Qëndrimi i faktorit ndërkombëtar ndaj dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni;
 Reagimi i shtypit shqiptar dhe i shtypit të huaj lidhur me politikën represive të pushtetit ndaj shqiptarëve në Maqedoni gjatë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore e këndej.

Konferenca shkencore do të mbahet në Tetovë, më 11 qershor 2017.

Ju lutemi që abstraktet e punimeve shkencore t’i dërgoni deri më 20 maj 2017, në adresën elektronike: [email protected] . Ju njoftojmë njëherazi se punimet shkencore që do të prezantohen gjatë konferencës, do të botohen si përmbledhje e veçantë nga Shoqata për kulturë “Tradita”.

Tetovë, më 20 shkurt 2017
Me respekt,
Selam Sulejmani – Kryetar i Shoqatës për kulturë “Tradita” – Tetovë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura