Prishtinë, 29 qershor 2017: Sipas të gjitha rregullave juridike, morale dhe religjioze e kemi të ndaluar ta themi të pavërtetën (gënjeshtrën, mashtrimin), me ndonjë përjashtim të rrallë si kur e gënjejmë armikun dhe vetveten. E vërteta është tepër e vlefshme për njeriun, shoqërinë dhe shtetin, prandaj ka aq shumë shkenca që e studjojnë të vërtetën, të vërtetën objektive (të jashtme), ndërsa të vërtetën subjektive ligji na obligon ta themi kur ftohemi si dëshmitar, por nuk jemi të obliguar t’ia themi secilit, përpos atyre që e meritojnë atë.
E vërteta shpesh mund të jetë e hidhur në fillim por ajo del në dritë, ndërsa gënjeshtra në fillim duket e bukur (e hijshme) por gjithmonë përfundon te e shëmtuara.
Se sa e shëndoshë dhe e lumtur është një shoqëri besoj varet shumë edhe prej asaj se sa ajo është e vërtetë, për këtë arsye për të vërtetën sakrifikojmë dhe e himnizojmë atë (në dritë të së vërtetës) dhe duhet ta urrejmë të pa vërtetën dhe mashtrimin, i cili na shpie ose na mbanë në errësirë.
Vetëm shoqëria njerëzore jeton në bazë të rregullave morale, përkatësisht njeriu nuk mund të jetoj jashtë saj.
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: RINIA E MBRETIT ZOG, NGA AZIZ GJERGJI
Durrës, 7 janar 2021: -Miqvet të mi, adhurues të Mbretit Zog: Lexojeni këtë libër! Gj.D.- Monografia historike “Rinia…
SHERADIN BERISHA: FORCAT MALAZEZE PO I DËBOJNË FAMILJET SHQIPTARE NGA KULLA E ZHLEBIT!
Pashtriku, 24 korrik 2020: Skandaloze! Ka nis realizimi i marrëveshjes së ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në shkurt…
IBRAHIM KELMENDI: (PA)VARËSIA SHQIPTARE
(Prishtinë, 27. 11. 2012) – Përse nuk na ndodhi çlirimi i gjithë Shqipërisë (etnike), por vetëm i një…
SHERADIN BERISHA: KEK-u PO SHKON DREJT SHTHURJES, SA KUSHTON PASURIA E SAJ?! (ARKIVI, 19.03.2010)
Pashtriku.org, 30 prill 2018: (Nga arkivi i pashtrikut, 19.03.2010) – Më 17 Shtator 2008, Qeveria e Republikës së…