KRYEMINISTRI RAMA I KËRCËNON SHQIPTARËT ME VAKSINIM!
Nga Sheradin Berisha, më 2 dhjetor 2021
Sot në orët e paradites Kryeministri Edi Rama pasi u “vaksinua” me dozën e tretë të ashtuquajtur përforcuese, para gazetarëve përsëriti me tone kërcënimi vaksinimin e detyruar të popullsisë.
Nga kjo video që shohim, procesi i vaksinimit të Ramës zgjati 2 – 3 sek!!! “Është më e lehtë të mashtrosh një turmë njerëzish sesa vetëm një prej tyre”, thotë historiani i shquar antikitetit, Herodoti (484 – 425 p.e.s). Edi e bëri vaksinën, apo jo?! Unë themë Jo! Sepse “mjeku” gjilpërën e futi dhe e nxori me shpejtësi pa e shtypur shiringun që e fut lëngun në trup !!!
Shikoni me kujdes 👇👇👇
“Nëpunës të këtij shteti të vaksinohen se mund të vijë momenti që të ndalohen të shkojnë në punë pa pasur kartelën e vaksinimit online e s’do paguhesh nga taksat e qytetarëve pse s’duan të vaksinohen. U them gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësira publike në punën e tyre që të vaksinohen se mund të vijë momenti s’do lejohen të hyjnë në markete e dyqane, të gjithë atyre që kanë dyqane se mund të vijë momenti që do u mbyllet dyqani, e kështu me radhë të gjithëve. S’mundet dot që për shkak se një pjesë i bën karshillëk shëndetit të vet e të familjarëve. Unë nuk e kuptoj qartë nga gjithë çfarë po ndodh pas vaksinimit aq më tepër sot ku gjithë bota është e shqetësuar për variantin e ri por prapë se prapë është e sigurt që vaksina mbron”, ka thënë Rama.
Me këtë rast ai bëri thirrje që njerëzit t’i besojnë shkencës dhe jo deliarantëve në internet.
“Unë bëra sot vaksinën e tretë me zgjedhje të rastësishme, sepse nuk e kuptoj dot se si në shekullin 21 nuk i besohet shkencës, por disa delirantëve në internet. Nga Amerika në Australi, dhe u është hap goja atyre që s’kanë lidhje me humanizmin dhe shëndetin publik. Kjo është skandaloze dhe e turpshme, dhe ne vend t’i besosh shkencës dhe fakteve, se vaksina të mbron nga vdekja, çfarë mund të thuhet tjetër sot… Duke parë çfarë po ndodh rreth e rrotull është shumë e qartë, për më tepër mund të vijë dhe vendimi që kush do të vijë në Shqipëri duhet të tregojë që është vaksinuar dhe nuk do të lejohen të hyjnë të pavaksinuar në Shqipëri për të bërë pushime këtu, të vaksinohen.” – nënvizon Rama
Rama pas disa pyetjeve të gazetarëve lidhur me mosefikasitetin e Vaksinës, iku para kohe nga konferenca me gazetarët!
***
Vaksinimi me detyrim? Rama bën dozën e tretë dhe paralajmëron administratën: Nuk do të shkoni dot në punë pa vaksinë / 02/12/2021 11:50
Klikoni këtu 👇👇👇

MASAT E REJA TË SHTETRRETHIMIT!
Paralajmërimi i Edi Ramës (para gazetarëve) se “mund të vijë dhe vendimi që kush do të vijë në Shqipëri duhet të tregojë që është vaksinuar dhe nuk do të lejohen të hyjnë të pavaksinuarit”, u bë realitet disa orë më vonë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në Tiranë.
Komiteti Teknik i Ekspertëve rreth orës 14:30, mbajti konferncë publike, dhe me këtë rast Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli bëri të ditur se, në Shqipëri situata e pandemisë është e qëndrueshme gjatë tri javëve të fundit. Përkundër këtij fakti në fund ajo publikoi masat e reja me arsyetimin e daljes në qarkullim të variantit “Omicron” Covid19!
Masat e reja janë:
“1. Duke filluar nga 2 dhjetori, çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën (e tretë) përforcuese pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë.
2. Pas vendimit për vaksinimin e mësuesve dhe studentëve, Komiteti ka marrë vendim që deri me datën 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, pasi me datën 4 janar 2022 do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë.
3. Nisur nga fakti që varianti i ri Omicron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi e kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut, si edhe faktin që akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra edhe nga vende të tjera të botës, Komiteti i Ekspertëve vendosi të rekomandojë ndalimin e hyrjes të shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet: Afrikë e Jugut, Kenia, Angola, Zambia, Bostvana, Senegal, duke filluar nga data 3 dhjetor, për tre javë. Shtetasit shqiptarë rezidentë, që vijnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes, në vendet e listuara më sipër do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe do të monitorohen nga njësitë shëndetësore.
4. Qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë transit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme: Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi; Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi; Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit; Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vvjeç
5. Ora policore mbetet në fuqi nga ora 23:00 – 06:00!

***
Më 17 nëntor 2021 në rrjetin tim të Facebookut kam bërë një analizë lidhur paralajmërimin në formë kërcënimi të Edi Ramës për shqiptarët e pavaksinuar në Shqipëri:
Po hyjmë në një dimër të errët për njerëzimin!
PARALAJMËRIMI I EDI RAMËS KËRCËNIM PËR TË PAVAKSINUARIT!
Nga Sheradin Berisha
Disa ditë më parë kur në shtetet e Europës po shtoheshin masat për t’i detyruar njerëzit që të vaksinohen, Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka paralajmruar shqiptarët që të Vaksinohen sepse “mund të mbeteni jashtë aksesit në mjediset publike!” Edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në parlament ka theksuar “Green Pass” për të hyrë në lokale dhe vende të tjera ku merret shërbim për qytetarët.
Paralajmërimi si kërcënim i Edi Ramës (i këtij mjekërr cjapit të Surrelit) nuk ka të bëjë fare me ruajtjen e shëndetit, sepse sipas OBSH-së edhe të vaksinuarit me 2 e 3 doza infektohen nga varianti Delta, dhe të njejtit e përhapin tek të tjerët!
Në këtë kuptim, të vaksinuarit e “infektuar” duke qenë të pajisur me “GREEN PASS” hynë në mjediset publike (të Edi Ramës) dhe kështu e “rrezikojnë shëndetin publik”! Prandaj edhe të pavaksinuarit duhet të bëjnë TESTIN PCR, përpara se të hyjnë në ato “mjedise publike”!!!
Nëse bëhet testimi i të vaksinuarëve, atëherë zbulohet manipulimi i kësaj agjende kriminale!
Prandaj ky PLAN vazhdon të realizohet duke i diskriminuar njerëzit, sikur në “fermën e derrave” të Orwellit!
Tashmë po hyjmë në një dimër të errët dhe fatalë për njerëzimin!
Kjo diktaturë sanitare është e dobët, për aq sa njerëzimi bëhet bashkë!
Shqiptarë zgjohuni, sa nuk është bërë vonë!
Këtë kërcënim e nënshtrim mos e pranoni!
Bashkohuni të VAX e të pa VAX, dilni masovikisht në rrugë e protestoni qetësisht!
—————
E MORI RAMA DOZËN E TRETË, APO JO?!
Nga kjo video që shohim, procesi i vaksinimit të Ramës zgjati 2 – 3 sek!!!
“Është më e lehtë të mashtrosh një turmë njerëzish sesa vetëm një prej tyre”, thotë historiani i shquar antikitetit, Herodoti (484 – 425 p.e.s)
Klikoni këtu ![]()
![]()
![]()
https://m.youtube.com/watch?v=SCZCM0BcTkk
——————
Shtojcë
SI TA KUPTOJMË SYNIMIN PËR VAKSINIM ME DETYRIM DHE GREEN PASS-in?! 👇👇👇
***
#Jo #vaksinim #me #detyrim #për #nënshtrim
———–
Nga arkivi, 17 Nëntor 2021
PARALAJMËRIMI I EDI RAMËS KËRCËNIM PËR TË PAVAKSINUARIT! Nga Sheradin Berisha
***
https://www.facebook.com/1125324528/posts/10219842394026686/