KUJTIM NGA VIZITA NË VJENË TË AUSTRISË, NË VITIN 2002

KUJTIM NGA VIZITA NË VJENË TË AUSTRISË, NË VITIN 2002

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 26 tetor 2021

Në vitin 2002 në Vjenë të Austrisë vizitova miqtë: Qazim Berisha, Abdullah Abdullahu, Hamit Polisi, Ridvan Islamaj, Muhamet Kryeziu dhe shumë bashkveprimtarë tjerë me të cilët kisha punuar para dhe gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), në Kosovën Lindore (2000) dhe në Maqedoni (2001).

Me këtë rast me Abdullah Abdullahun vizitova Muzeun Historik të Artit (Kunsthistorische Museum) ku janë të arkivuar: Shpata, Këllëfi i Shpatës dhe Përkrenarja (Helmeta) origjinale e Herotit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

 Shikoni videon:

I kam vizituar disa monumente historike në qytetin e vjetër të Vjenës dhe pastaj bashkë me, Hamit Polisin, Abdulla Abdullahun dhe Qazim Berishën vizitova edhe Selinë e BASHKËSISË SHQIPTARE “BESA”, pronë e Firmës së Hamit Polisit. Gjatë bisedës Hamiti, Qaza dhe Abdullahu më tregojnë se në, ambientet e BSH: “BESA”, janë organizuar e koordinuar pothuajse të gjitha aktivitetet politike e kombëtare të LPK’së, UNIKOMB’it, të Fondeve: “VENDLINDJA THËRRET” dhe “LIRIA KOMBËTARE”, demonstratat, ndihmat humanitare etj.

Për më tepër në selinë e BSH “BESA” janë mbajtur të gjitha takimet dhe konferencat me gazetarët dhe televizonet shtetërore austriake, nga përfaqësuesit politik të UҪK’së për diasporë, duke filluar me Fehmi Lladrovcin dhe Abedin Rexhën – Sandokanin, e më vonë me Sabri Kiçmari, Jashar Salihun, Bardhyl Mahmuti etj., me qëllim të internacionalizimit të luftës sonë çlirimtare si dhe për financimin, mobilizimin dhe fuqizimin e UҪK’së nga bashkatdhetarët tanë.…

Aktiviteti i Hamit Polisit dhe Qazim Berishës fillon qysh në  vitin 1990, me organizimin për financimin e “Frontit të Rezistencës Kombëtare” në Kosovë, ndërsa pas burgosjes së krerëve të “frontit” ata vunë kontakte me Adem Demaçin, Halil Alidemën etj., dhe me këtë fundit themeluan UNIKOMB’in, ndërkohë që e kanë ndihmuar edhe PPD në Maqedoni, që e drejtonte Nevzat Halili.

Të gjitha këto aktivitete kanë vazhduar deri në vitin 2001, me përfundimin e luftës së Ushtrisë  Ҫlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Me këtë rast përgëzoj të gjithë miqtë dhe veprimtarët e shumtë në Vjenë, të cilët kontribuan parreshtur për të mirën e vendit të tyre.

***

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura