VLORA BANUSHAJ: NË MBRETËRINË E TRËNDAFILAVE!

Pashtriku.org, 25. 11. 2103 – Dhe për çudi, në mesin e këtyre ngjyrave hyjnore, e ndjej vetën si mbretëreshë në një mbretëri trëndafilash! …e herë si engjëll që endem nëpër petalet e këtyre trëndafilave… Dhe sa herë që e ndjej vetën si një engjëll, unë thurë dëshira për një shkëlqim… Por, edhe kur e ndjej vetën si mbretëreshë nën mbretërinë e trëndafilave, unë shpërndajë aromë për një shkëlqim…
Prapë u zgjova!… U zgjova të jetojë, e të “lundroj” nëpër rreshta e të pushojë nëpër shumë vargje… të vallëzoj nëpër pentagramet e tingujve të artikuluar të jetës. Kam bredhur nëpër shumë mendime, ide… nëpër shumë pikëpyetje, e pikëçuditëse… jam ndalur në një pikë të madhe, e pastaj jam strehuar tek buzëqeshja! E pastaj prapë kam vazhduar të lozë nëpër labirintin e imagjinatës sime. Aty kam bërë lloj-lloj kombinimi: kam bashkuar një copëz ëndrre me një copëz realiteti, një copëz dëshire me një copëz ngrohtësie, një copëz shprese me një copëz rreze… Të gjitha këto i kam bashkuar e gërshetuar me fijet me të ndjeshme të shpirtit tim. Të gjitha këto i kam shikuar, sa e sa herë, me sytë e mendjes sime e jam kënaqë – shumë jam kënaqë dhe kam folur në heshtje me krejt zemrën time! Kam dëgjuar në thellësi me gjithë shpirt… dhe nëpër gjithë këtë pëlhurë të bukur jete më parakaloi duke u përsëritur në vazhdimësi, në një moment, një fjali vezulluese e ndriçuese: “Zgjohu! Rri e zgjuar!… Mos jeto e fjetur në madhështinë e jetës!!!” Kjo fjali mu dukë se kishte zbritur vertikalisht për t’u shtrirë në horizontalisht…

 E duke e dëgjuar këtë jehonë me shpirt… e duke e ndërprerë këtë udhëtim timin me mendje, e që po më ofronte një komoditet, ndonjëherë deri në “kotësi”, u ndala të shikojë pak edhe përtej kësaj kohe! Fillova të lëvizë edhe përtej kësaj hapësire! Hedha hapin edhe përtej këtej realiteti… – përtej kësaj që po më prezantohej! Po cila ishte dëshira ime? Të pushojë apo të molisem? Të molisem duke qëndruar në një vend, në një pikë… e në një re mendimi?! Pyetje ndoshta pa përgjigje, apo përgjigje që s’dua ta dëgjojë e ta pranojë?!!! Ndoshta! Krejt kjo është ndoshta?!… Pasiguri sjellë kjo fjalë Ndoshta! Apo mendimet e mia e sjellin këtë ndjesi brenda qenies sime?! Mu dukë se ajri po më mungonte…, mu dukë se gjithçka përreth ishte mbytë e mbështjell në një ngatërresë! Heshtje që të fundosë në cektësi!!! E unë nxitova prapë! Shpejtova që ta hedhë shpejt e shpejt këtë mendim në harrim… Kisha frikë se, sa më shumë të koncentrohesha në këtë mendim, do t’i jepja jetë, do ta fuqizoja, e pastaj ta jetësoja këtë mendim që nuk korrespondon me dëshirën time! JO dhe JO e madhe!… E pas kësaj u nisa prapë të jetoja në TASH! E kuptova se nuk duhet ta kaloj të pranishmen – nga ajo se çfarë po ndodhë sot! E nesër?!…Kështu që rrugëtimi vazhdon në rrugën e tij të shtruar në dje-sot-nesër, e jo nesër, e pastaj në sot, ngase e SOTMJA i jep jetë të NESËRMËS… Çfarë ngjyra sot do të hedhën, edhe piktura do të jetë e tillë!
Dhe e zgjuar prapë vazhdova të ecë… aty ku zemra dhe mendja ime SOT po bashkëjetojnë. Janë pajtuar në këtë rrugëtim. Të dyja po frymojnë njëkohësisht! Para syve të shpirtit tim u shtrua një panoramë me një rrugë trëndafilash! Sytë e mi përsëri shkëlqyen, fytyra ime përsëri buzëqeshi… O sa shumë janë dhe: O Zot! – sa të bukur që janë! Këtu nuk ka numra, ka vetëm përmbajtje! Përmbajtje dhe thellësi!… Gjithë këta ne i kemi mbjellë?! Realitet i bukur, vështirë për t’u besuar… Po për ta rrëfyer?! Është diçka që vetëm përjetohet. S’ka vend për fjalë! Këtu ka qetësi dhe harmoni… Bukuri dhe paqe… Në gjirin e secilës nga ato fshihet nga një copë jete e jetuar; në petalet e secilës nga ato është e mbështjell një copëz ëndrre; në fletët e secilës është e strukur aty-këtu një copëz dëshire; në gonxhet e tyre është strehuar ndonjë fjalë e pathënë… Rrënjët e tyre janë të ujitura me ujin me të pastër e të kristaltë… Trupi i tyre është i ushqyer me shumë dashuri… Brenda këtij qielli të kësaj mbretërie trëndafilash me ngjyrat hyjnore, unë flas, unë dëgjoj, unë ndjej, unë jetoj… Unë jam ajo që jam. Dëgjojë dhe flasë… por, edhe këtu ka rend, ka harmoni. Një ditë unë e dëgjoj gjuhën hyjnore që flet një trëndafil, ditën tjetër unë i rrëfehem atij dhe kështu, dalëngadalë dhe krejt në mënyrë të heshtur, është krijuar një lidhshmëri e pashpjegueshme, e pasqaruar, një mishërim me këtë rrugë të gjatë – shumë të gjatë trëndafilash, me rrugën time të shpirtit..
Këtu çasti shënohet si një çast magjik! Kujdesem unë, por, kujdeset me shkëlqimin e tij edhe një Shkëlqim Brilant! A do të mund të rriteshin e të jenë kaq të bukura të gjitha këto pa dy shkëlqime??? Sigurisht se JO!, sepse këta e krijojnë një tërësi… Rrugë shumë e afërt, shumë e dashur, shumë e ngrohtë për mua, por e largët për të tjerët – e paarritshme, e pakapshme… deri në pakuptimësi… deri në absurditet! Gjithçka e pakapshme për dikë, duket e pakuptimtë!!! Por, do të doja që shumëkush ta prekë këtë “pakuptimësi”, ta ndjej, ta përjetojë…
Dhe për çudi, në mesin e këtyre ngjyrave hyjnore, e ndjej vetën si mbretëreshë në një mbretëri trëndafilash! …e herë si engjëll që endem nëpër petalet e këtyre trëndafilave… Dhe sa herë që e ndjej vetën si një engjëll, unë thurë dëshira për një shkëlqim… Por, edhe kur e ndjej vetën si mbretëreshë nën mbretërinë e trëndafilave, unë shpërndajë aromë për një shkëlqim… Dhe më ndodhë shumë shpesh të shëtis nga një trëndafil në tjetrin, shpesh i rikthehem t’i shikoj, t’i mikloj me sy, dhe nga secili marr nga një pikë ngjyrë hyjnore dhe me këto ngjyra dua ta bëjë pikturën time më të bukur deri tani dhe ta ruaj të ekspozuar në galerinë e shpirtit tim si piktura ime më e veçantë ndër të veçantat. Sa herë të “zgjohem” e ta prek realitetin e egër, sa herë të jem e rrethuar nga tingujt e jetës plot zhurmë, që shpesh dinë të jenë më të ngatërruar se të ngatërresa, atëherë do të nisem në këtë rrugë trëndafilash e të strehohem aty… e të marr pak diell, pak qiell… të ngjitem atje tek hëna në lartësi, netëve të gjata e pagjumë, e ta shikojë prapë atë Shkëlqim në Tokë që aq njerëzishëm frymon…
Dhe një ditë kur unë do të jem diku larg… shumë larg… Po, po, larg fjalës së shkruar, larg magjisë së artit, e mbërthyer brendapërbrenda rregullave të kufizuara, këtë pikturë që flet me tingujt e saj hyjnor, do t’ua lë ta shikojnë e lexojnë të tjerët që dinë ta lexojnë jetën pak me në thellësi… e ta ndjejnë se sa çfarë harmonie e përsosur ndjehet në këtë mbretëri trëndafilash…
Jam e zgjuar tashmë apo jam në një ëndërr të bukur të shndërruar në realitet?! Ku ta gjej një përgjigje të tillë… Ku? Ku tjetër vetëm se në gjirin e këtyre trëndafilave apo?…
Në vesh një trëndafili i thash: A e din se çfarë ka të re? Unë prapë jam zgjuar, unë prapë do ta hedhë një emocion në fletët tuaja…. e Ai trëndafil lehtas më buzëqeshi, e më tha: U gëzova shumë! Shkruaj, të lutem… se kështu dua të të shohë, përherë të zgjuar, duke shkruar vazhdimisht…
E kur arrita këtu ku jam, ZEMRA po më thotë të shkruaj kështu:
“SA MË SHUMË RRUGË TRËNDAFILASH PAQI NË JETËN TUAJ, TË GJITHË JU O NJERËZ TË MIRË…”
Klinë, më 28 shtator 2010
(Fillimisht është botuar në portalin http://www.sa-kra.ch)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura