KUR MBRETËRIA SHQIPTARE NJIHTE QEVERINË E GJENERALIT FRANKO TË SPANJËS (1936)

Francë, 10 Qershor 2019: “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 28 nëntorit 1936, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me njohjen asokohe të qeverisë së gjeneralit Franko të Spanjës nga mbretëria shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shqipëria njeh qeverinë e Frankos
Në Tiranë, Zyra e shtypit shqiptar publikon shkresën në vijim :
“Qeveria Mbretërore e Shqipërisë, duke konsideruar se pjesa më e madhe e territorit spanjoll është nën autoritetin e qeverisë nacionaliste të Burgosit dhe që në pjesët e tjera të Spanjës asnjë autoritet nuk ushtrohet nga një qeveri tjetër, sjell në vëmendjen e gjeneralit Franko njohjen e qeverisë së tij nga Shqipëria. Kjo njohje është gjithashtu pjesë e natyrshme e politikës antikomuniste të praktikuar nga Qeveria Mbretërore Shqiptare.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura