KUR U ÇLIRUA SHQIPËRIA, MË 28 APO 29 NËNTOR 1944?! (Dëshmi arkivore)

Reagim ndaj Bedri Islamit

KUR U ÇLIRUA SHQIPËRIA, MË 28 APO 29 NËNTOR 1944?! (Dëshmi arkivore)

Nga Sheradin Berisha, FB 29. 11. 2022 – Pashtriku 11. 01. 2023

Si çdo vit edhe sivjet (në 78 vjetorin e çlirimit) politika shqiptare është e ndarë dhe kundërthënëse lidhur me datën e çlirimit të Shqipërisë. Demokratët thonë se Shqipëria nga okupatori gjerman u çlirua më 28 Nëntor 1944, ndërsa Socialistët thonë se Shqipëria u çlirua më 29 Nëntor 1944. Ky polarizim i përvitshëm dhe si i tillë i çuditshëm, niset nga dilema se kur ka ikur Gjermani i fundit nga Shkodra?!

Shkodrani Bedri Islami në një shkrim të botuar dje (më 28.11.2022) në gazetën Dita, shkruan: “E di që dita e Çlirimit të Shkodrës është 29 nëntori. Për ata që nuk duan të binden, le të shohin gazetën “Jehona e Shkodrës”, 30 nëntor 1944: Në ballin e saj është shkruar “Dje, Shkodra u çlirua”.

Edhe pse zoti Islami nuk ka sjellur ballin e gazetës “Jehona e Shkodrës”, për t’i bindur edhe lexuesit (ashtu siç është bindur vetë), megjithatë unë u binda se është kështu.

Por …

Bedri Islami më duket ka harruar faktin se shkrimet e gazetave të kësaj kohe, deri në fund të viteve 90-të (për të mos thënë deri në kohën e dixhitalizimit) nuk shkruheshin as nuk botoheshin online (si sot), por përgatiteshin një ditë përpara për ditën e nesërme.

Në rastin konkret i bjenë që materialet e gazetës “Jehona e Shkodrës” të datës 30 Nëntor 1944, të jenë shkruar e përgatitur për botim më datë 29 Nëntor.

Dhe meqë është kështu atëherë titulli i vënë në ballinën “Jehona e Shkodrës”: “Dje, Shkodra u çlirua”, nënkupton se Shkrodra u çlirua më 28 Nëntor 1944.

Për të argumentuar këtë fakt historik sjellë një dëshmi arkivore të historianit Kastriot Dervishi,  Traktin origjinal “28 NANDUER” të lëshuar nga KOMITETI QARKOR PËR SHKODRËN I PARTISË KOMUNISTE SHQIPTARE”.

Ky trakt i Komitietit komunist të Shkodrës sigurisht është botuar edhe në gazetën “Jehona e Shkodrës”.

Në fjalin e parë të traktit “28 NANDUER” thuhet (citoj): “Gjithë Shqipnija po e feston ditën e Flamurit pa okupator e tradhëtar. Gjaku i partizanvet heroikë dhe sakrifica e popullit t’onë e dhanë frytin e vet.” përfundon citati.

Kjo do të thotë se më 28 nëntor 1944, Shkodra ashtu si gjithë Shqipëria po feston ditën e Flamurit dhe të çlirimit pa okupatorët gjermanë e tradhëtarët “ballist, zogist…”.

Dhe për të forcuar akoma më shumë këtë fakt, në faqen e dytë të këtij trakti spikat fjalia si vijon (citoj): “Por neve e dijmë se Ushtria gjermane nuk do të lozte nga Shkodra, sikur mos të kishte frikën e partizanëvet dhe sikur këta të mos t’a zbojshin me forcën e armëve”.- përfundon citati.

Kështu thonë dokumentet arkivore të regjimit komunist që po instalohet në Shqipëri!

Çka ka ndodhur gjatë rrugës?

Është një temë tjetër …

—————

Dëshmi arkivore:

Dy faqet e traktit origjinal: “28 NANDUER, KOMITETI QARKOR PËR SHKODRËN I PARTISË KOMUNISTE SHQIPTARE”, 28 Nandor 1944″

______________

Reagim ndaj Bedri Islamit

REDUKTIMI I PAKUPTIMTË I 28 NËNTORIT!       

https://pashtriku.org/reduktimi-i-pakuptimte-i-28-nentorit/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura