Nga arkivi i facebookut, më 9 janar 2019
Pa rrotlla!
KUSH VENDOS PËR MARRËVESHJEN FINALE KOSOVË – SERBI: PRISHTINA, BEOGRADI APO BRUKSELI ME SHBA’të DHE RUSINË?!
Nga Sheradin Berisha, më 9 janar 2019
Dihet mirëfilli se çdo zhvillim në fushën e ekonomisë planifikohet! Ngjashëm është edhe në politikë, të gjitha krizat e mëdha politike planifikohen.
“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”! – ka thënë presidenti amerikan, Franklin D.Roosvelt (1882 – 1945).
Ndërkaq sa i përket vendimmarrjes politike, shkrimtari hebre austriak Stefan Zweig (1881 – 1942) ka theksuar: “Në jetën e vërtetë, reale, në fushën e veprimit të forcave politike rëndësi vendimtare nuk kanë, mendjet e ndritura e as bartësit e ideve të kulluara, por një racë shumë më e ulët e shumë më e shkathët – që janë njerëzit e prapaskenave. Kjo duhet theksuar patjetër për t’u ruajtur nga të gjitha llojet e naivitetit politik.”

……………..
Nënvizim për zhvillimet në Kosovë!
– Kush është ajo racë e njerëzve të prapaskenave që vendos në Kosovë?
– Janë diplomatët dhe lidershipi i fuqive të mëdha në Bruksel, Uashington, Moskë etj., të cilët për çështjet që kanë të bëjnë me interesin gjeostrategjik dhe gjeopolitik, kanë rëndësi vendimtare!
– Kush janë “llojet e naivitetit politik” në Kosovë?
– Janë liderët partiak e institucional, për të cilët mendojmë se janë faktorë vendimmarrës në procesin e negociatave për marrëveshjen finale me Serbinë !!!
………………
Për negociatat politike Kosovë – Serbi që po zhvillohen në Bruksel, mediatikisht është krijuar përshtypja sikur Aleksandër Vuçiqi me Hashim Thaçin dhe ekipet dialoguese të dy shteteve (Serbi ^ Kosovë) janë vendimmarrësit kryesor në tavolinën e negociatave!
– A është kjo e vërtetë?
– Jo nuk është e vërtetë!
– Pse nuk është e vërtetë?
– Sepse këto negociata kanë nisur (janë nxitur), po menaxhohen dhe vendimi modelohet e finalizohet nga Brukseli – SHBA – Rusi…, e jo nga Beogradi dhe Prishtina!
***
Grindjet dhe polarizimet e lidershipit partiak e institucional të Kosovës, pozitë – opozitë në Kuvend, spektakli i Hashimit për korigjimin e kufirit, taksa 100 %, përplasjet midis Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt etj., nuk janë gjë tjetër veçse aktrime teatrale për manipulimin e opinionit publik, të cilat nuk çojnë peshë në finalizimin e agjendës së Brukselit’SHBA’Rusi… në Kosovë dhe përgjithësisht në Ballkanin Perëndimor!
Kush nuk e kupton këtë fakt, vazhdon të ngushëllohet “nga të gjitha llojet e naivitetit politik”, siç ka thënë hebreu i shquar Stefan Zweig!!!
RNIGJALLJA E KOMBIT
QË DERDHË GJAKUN FLAKËRUESE FLIJIME,
DHE HEDHË PRAGUN PAJTUESE O KRIJIME;
ARBËRIE DËSHIRE MALLKIME GJERË FATIT,
MADHËRIE MËSHIRE KALLKRIME TË AKTIT.
VULË O, MBI VULË TENTIME HORRËPRITUR,
LULË OU MBI LULË PENDIME KORRVRVITUR;
MOS BINDJES TONË O NGA KOTA QIELLORE,
SOS NGRITJES ZONË O NGA BOTA DIELLORE.
ZOTËSIME DËSHIRE KREDHUR ËH RROKULLI,
PLOTËSIME MËSHIRE BREDHUR QË POPULLI;
RUHEJ O FAQËN PREMTUAR PESËZGJIDHJE,
DRUHEJ PËR PAQËN KREMTUAR BESËLIDHJE.
KËRKIME TË GLOBIT SHPËTIME TEK SHPRTIT,
BEKIME GJERË KOMBIT SHËRBIME TEK HIRIT;
SI BARKA MES DALLGË PRINVALLJA E GLOBIT,
FARKA STRES FLAKË O, RINGJALLJA KOMBIT!.
9 JANAR 2026 LIBRI DORËSHKRIM SHKRIMTAR
I PAVARUR, MËRGATA AMERIKANO SHQIPTARE