Laboratorët e vdekjes
Ashtu siç merr lajmi dhenë,
kur papritur vret rrufeja,
ashtu u përhap lajmi ogurzi
mbi vdekjen e mijëra njerëzve
nga një grip që erdhi
nga një kontinent i turbullt,
ku mjegulla dhe misteri
i kanë rrënjët më të thella
se honet e tokës.
*
Bota u mbyll brenda,
në kantinën e frikës;
gojët u mbyllën me maska,
duart u lanë me alkool,
sikur duhej larë një faj
që askush nuk e njihte.
*
Spitalet u mbushën
me njerëz me frymëmarrje të rënduar
që prisnin mëshirë.
Dritaret u mbyllën me parmak,
rrugët mbetën të zbrazëta,
koha ndali ritmin e zakonshëm,
sikur donte të dëgjonte
gjëmën e njerëzve.
*
Varret u hapën njëri pas tjetrit,
si gjethet që shkundën
nga erërat e forta
të një vjeshte të harlisur.
Askush s’mundi t’i përshëndeste më
të dashurit e tij.
*
Nga askush dhe askund nuk u tha
si lindi kjo mortajë
që mori miliona jetë.
Prapa perdeve u fol për tregje,
për kafshë, për hije,
për laboratorë të lënë në heshtje.
Vdekja mbeti enigmë.
*
Shekulli XXI –
shekulli i çudive,
që s’i beson më askush askujt
e as shkencës, sepse
bota s’mund t’i numërojë më të vdekurit,
e dikush tjetër s’mund të ndalë
së numëruari fitimet.
*
Sot, njerëzit jetojnë me frikën
se prapë do t’i godasë
një mister i ri.
Arif Ejupi
Gjenevë, 13 tetor 2021
BESA BESË
JEMI EMËR OU, ME IA DALË
MEKUR DRITA GURGULLORE,
KEMI ZEMËR O, M’IA NDALË
HEKUR PRITA BURBULLORE;
Q’DËGJON MUZA SHPIRTIN
DHE VEÇON BUZA T’HIRTIN!
ZJARRI VULË E BALLKANIT
DY SELITË ORE HYJËNORE,
VARRI LULE TË KALLKANIT
HY ÇELITË HEJ YJEPRORE;
TËBUAFATË NGA PRINDËT
VËRBUGATE NA GRINDET!
SHKRIPUR RRATHËT QIELLI
ZEMËRGJERË O NGA I ZOTI,
SHNDRITUR RADHËT DIELLI
EMËR NDERË OR NGA MOTI;
KUMBJA BRENGË QIELLORE
LUMJA KENGË OU DIELLORE!
ANKTH SHPIRTI TORTURUAR
SHNDRITUR FLAKROI QIELLIT,
ÇANKTH SHIRTI TORBULLUAR
SHKRIPUR VATROI OR DIELLIT;
TAKSAVRITUR SHTIRTI KURPI
RRASKAPITUR SHPRTI TRUPI!
TRIUMFUAR O, ZEMËRMADHË
SIKUR TË KISHA PËR DËSHIRË,
VRIGUFUAR OJ, EMËRBARDHË
DIKUR TË ISHA NËN MËSHIRË;
ZEMËR TRIME GJERË DURIMIT
N’EMËR TIME E BERË GUXIMIT!
DËSHIRA MBUSHEJ MË ZEMËR
BARDHA GJERË URATËT RIVALË,
MËSHIRA PRUSHEJ NËN EMËR
RRADHA O MË KURATË IDEALË;
SHPRESATUAR O PRESA PRESË
ORE, BESATUAR ME BESA BESË!!
ME 4 MARS 2026 MANI N.J.USA
MËRGATA AMERIKO SHQIPTARE