BEQIR LECAJ (BEKIM LEKAJ): KOSOVA DHE BLLACA

Pashtriku.org. 2 maj 2017:

 

 

 

 

 

KOSOVA
Lumja unë e mjera,
ç’President bujar,
për pavarësinë time,
nuk dashka ushtarë.

E paska ngarkuar
Europën dhe Azinë,
Amerikë bëmirësen,
t’ma sjellin lirinë.

Lufta në Drenicë
qenka një turpësi,
montim i Serbisë
për rrëximin e tij.

Andaj UÇK-ja
me Adem dainë,
e paska shaluar
nga bishti atkinë.

O lumë Presidenti,
Shën Delill tamam,
s’dite të më duash,
djalë më s’të kam.

Vdiç kohë e fjalëve
or miop tutkun,
tashmë veç ushtria
mund të kryej punë.

Bëhu burrë i fortë,
pranoe dështimin,
sa s’ta ka kënduar,
historia tallkinin.

Sa më përket mua,
hiçu menjëherë,
kam në gjiun tim
plot Adema tjerë.

Edhe djem kalemi,
kokë kibernetikë,
ndeshen me armikun
me takt e pa frikë.
Të lutem, djalem,
mjaft, mos ha më,
tetë vjet llomotite,
n’dritë s’qite gjë.

Edhe UÇK-ja,
o kalorës pa pallë’
moti, pasha mua,
hakut të ka dalë.

Meq nuk pate sy,
vadje as dhe vesh,
impotencën tënde
tjetrit mos ia mvesh.

Lypi Zotit fat,
në tjetër lëmi,
se në politikë,
pësove tragjedi.

Pajtohu me fatin,
mos u bë i marrë,
mbase UÇK-ës,
do ti shkojë mbarë.

O statist i gjorë,
tashti lamtumirë,
hajde, mirëupafshim,
në mua të lirë.
Bekim Lekaj
Prill 1998 – Topliqan
***
BLLACA

Bllacë, birucë mini,
lëmëbalte njerëzish prej balte,
frymëmarrje epokash bronhebrishta,
zemërrrahje shekujsh valvulëndrydhta,
jehonëmadhe vitesh gojëmarrta,
symbyllje ditësh ylbermbrapshta,
arqitekturë intelektesh marramendëse,
Bllacë, birucë mini, baltë,
sofër balte mbushur me baltë,
baltë shtruar në sofër balte,
shportë bukë e mut përzier bashk,
kundërmim kufomash barkngjitur shpine,
mozaik syshë drejtuar një vrime qiell,
gurgullimë shurre plakash anzhdjrgura,
variete pordhëpleqësh prapanicëshkokërdhuar,
gravurë bythësh cullak grashë zorrëpezmatuar,
fytyrat all- prush me lot-turpi rrëke në faqe,
galeri penisash kacavjerrë burrash prostatëkallur,
kokat ulë-përtoke me ndjenjë burrimi në sy,
relief cicash shterpë nusesh fytyrëdyllta,
në buzët shkrum të foshnjeve ende pa pagëzuar,
koktel duhmesh shurre, djersë, shkule, muti,
gjaku lehonash, gjaku menzisesh,
pordhë, fenë, gojë dhëmbëpalarë,
spermë bolesh të hyra në bark prej frike,
Bllacë, prush i mbuluar me hi
akullnajë ndërgjegjesh kallur flakë
vlim fajësish ngrirë akull,
garniturë liderësh maskuar me baltë,
ordi intelektualësh me uniformë vetëshfajsimi,
rrjedhëlumi fëmijësh mbetur pa lodra,
grigje të rinjësh dashurihumbur,
larushi fytyrash deformuar tmerri,
Bllacë, vegim shpëtimi, baltë
shesh marrëzie ku të gjallët u lakmojnë të vdekurve,
altar mendie ku të vdekurit lutë për të gjallët,
vdekje e gjallë, jetë e vdekur,
hon i pakapshëm edhe për Zotin,
faunë njerëzish sjellë në stadin zoo,
natë e gjatë bizantine në pikë të ditës,
akt i kryer ardhacakësh nga Karpatet,
he “bukë, krypë e zemër”-a jonë i vraftë,
e dalshin fare një nga një,
Bllacë, kob, trishtim, baltë,
plagë e pasherushme e historisë njerëzore,
purgator ëndërrash krahthyer,
ferr shpresash për jetë ve shtazore,
parajs gjykimesh për shfarosjen arbërore,
Bllacë, natåe varri, baltë,
i vetmi shteg balte hijesh mitike,
mes jetës-baltë, e vdekjes-mjaltë,
llahtarisë së pritur e madhërisë së humbur,
pa prani engjujsh qiellorë,
Bllacë, durimi i fundit, baltë,
pelin i ëmbël mjaltë,
mjaltë e idhët pelin,
agoni synimesh paqësore,
humnerë idealesh pa arkivol, pa qefin,
Bllacë, katakomb, birucë mini, guacë,
Bllacë- Kosovë në miniaturë,
Kosovë-Bllacë, sa një guacë,
strehim i dyshimt injorance shqiptare,
krenari e humbur gjithëkombëtare,
kryevepër tragjike nëntoke,
rrebelim gjykimesh orthodokse,
fushëmejdan superfuqishë fronlëkundur,
marifet fatal blloqesh ushtarake,
gurëthemeli i përgjakur i Sistemit të Ri Botëror,
varri i fundit i vargvarreve të Arbërisë,
Bllacë, kurrëgjëja njerëzore,
e papërsëritshme mbe në faqet e historisë !?…
Bekim Lekaj
Maj 1999 Ånge – Suedi

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura