LE PETIT PARISIEN (KORRIK, 1912): ‘PRISHTINA ËSHTË E SHQIPTARËVE’!

Francë, 19 Shkurt 2018: “Le Petit Parisien” ka botuar, të enjten e 25 korrikut 1912, në faqen n°3, një shkrim mbi çlirimin e Prishtinës nga shqiptarët.
Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për lexuesin shqiptar, rrëfimin e plotë të gazetës franceze :
“Konstandinopojë, 24 korrik.
Thashethemet mbi ngjarjet serioze, që qarkullonin prej dy apo tre ditësh në Prishtinë, janë konfirmuar zyrtarisht.
Të dielën, garnizoni kapitulloi, qyteti ra në duart e shqiptarëve. Në mbrëmje, një ministër, i pyetur pas daljes nga këshilli, tha se ngjarja kishte ndodhur para formimit të kabinetit të ri i cili, pasi u prit mirë nga shqiptarët, mund të kishte qenë në gjendje, nëse do të gjendej në pushtet, që të parandalonte marrjen e qytetit.
Shqiptarët dhe oficerët kërkojnë shpërbërjen e Dhomës (Parlamentit), por qeveria shpreson t’i bindë që të kenë durim.
Ministri përgënjeshtron faktin se Azia e Vogël është kundra kabinetit.”

(Nga Aurenc Bebja, Francë) fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).
***
“Gëzuar festën e 10 vjetorit të pavarësisë Kosovë, Prishtinë e shqiptari ! – Aurenc Bebja”

Total
0
Shares
3 comments
  1. Hi! Do you know if they make any plugins to help
    with Search Engine Optimization? I’m trying to get my blog to
    rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good results.
    If you know of any please share. Thank you! You
    can read similar article here: Sklep internetowy

  2. Hi there! Do you know if they make any plugins to assist with Search Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for
    some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
    If you know of any please share. Appreciate it! You can read similar art here:
    Dobry sklep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura