RASIA E DARDANISË …

Shpalime historie

(çmontime të propagandës dhe historisë së falsifikuar serbe dhe ruse)

Rasianët e Dardanisë në Ilirik dhe Rasianët (Rasi-Raci) e rrejshëm të Moskovit (Rusët) 

Nga Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

RASIA E DARDANISË KURRË NUK KANË QENË SERBI DHE RASIANËT SERBË, POR EMRI DHE FAMA E TYRE U PËRVETËSUAN NGA MOSKOVI, SI EMËR ETNIK RUSË DHE RUSI, DHE SI EMËR PËR PERANDORINË E SUPOZUAR “ROMA E TRETË”

Rasia – Rasha, Rashka (Racha) është një rajon historik në Serbinë jugperëndimore të sotme, që besohet se emrin e ka marrë sipas lumit me të njëjtin emër. Rashka ishte një famulli e rëndësishme gjatë mesjetës dhe prijësi i madh Stefan Nemanja* arriti ta bënte Rasinë (Rashkën) më të fuqishmin ndër famullitë tjera përreth, duke marrë kështu primatin nga Zeta (Dukla). Kryeqyteti i rajonit të Rashkës ishte qyteti antik (dardan-ilir) i Rasit, jo shumë larg Pazarit të Ri të sotëm.

Nga Rashka do të zhvillohet mbretëria mesjetare e Rasisë (Rashkës) e udhëhequr nga dinastia e Nemanjëve, më vonë edhe një Perandori shqiptare, bullgare, greke, me emrin “Magna Illyricum”- ILIRIKU I MADH, ndërsa dinastia e Nemanjëve emrin e morri sipas një fjale të shqipes së lashtë (pellazge-ilire), që domethënë “vasal”, “ i varur”, në vartësi nga Perandoria e Romës Lindore (Buzana-Konstadinia).

Nuk është e vërtetë siç thonë autorët sllavë, se Rashka u përmend për herë të parë në vitin 1189, si Rascia. Në botën perëndimore serbët u quajtën Rascianë, Raicenë ose Raci deri nga mesi i shekullit 16-të. Termi Rasciani dhe Raci-Rusi, u përdor edhe si emër fyes në gjuhën hungareze për serbët e mëvonshëm, siç thuhet, për shkak të numrit të madh të “serbëve” në Vojvodinë dhe Sllavoni, ndonjëherë duke e përdorej edhe termin “Rasia e Vogël” (Mala Rashka), sidomos për Vojvodinën.

E vërteta është se, sipas shumë burimeve historike, deri në gjysmën e dytë të shekullit 16-të në Evropë, nga asnjë autor nuk përmendet emri Serb dhe Serbi, në kuptimin etnik, por banorët e këtij rajoni (të Serbisë së sotme) janë njohur me emrin Rasianë dhe Raci, ndërsa vendi i tyre si Rasia, përkatësisht Racha (Rasha).

Me këtë emër njihen edhe shumë rajone të tjera të banuara nga shqiptarët e lashtë, nga Kaukazi deri në Alpet evropiane, për të cilat kemi shkruar më herët. Nga gjysma e dytë e shekullit 16-të, Principata e Moskovit, e udhëhequr nga pasardhësit e Rasianëve të Ilirikut, me pretendimin për krijimin e një perandorie të madhe, ROMA E TRETË, si trashëgimtare e Romës Lindore, në shenjë të hakmarrjes pas krijimit të Perandorisë Osmane, i përvetësoi të gjitha simbolet nga tradita shtetërore dhe fetare e Romës Lindore, Konstandinisë, dhe përvetësoi emrin e lashtë, Rasi dhe Rashkë (Racha), më vonë të njohur si Rusi, dhe emrin etnik Rasianë-Raci-Rusi (populli i sotëm me emrin Rus-Rusët, si dhe emrin e gjuhës (sllave) nga ky emër: Rusishte).

Me këtë rast, duhet të sqarojmë se, emri etnik “Serb” dhe emri i vendit “Serbi”, që përdoren edhe sot, janë jo të mëhershëm se nga shekulli i 16-të.

Ndërsa, në lidhje me emrin e Princit (mbretit) të Duklës (Zetës), të njohur si Konstandin Bodin ose Budin, duhet të sqarojmë se, ky princ ka qenë nipi i mbretit të vetëshpallur, Samoilit nga Prespa e Maqedonisë, nga vajza e tij Kosana (kjo-Zana, si Zana), mbiemri i tij ka qenë BUDI, jo Budin apo Bodin, dhe përkatësia e tij fetare ka qenë e krishterë katolike, jo ortodokse.

Për më tepër, lexoni shkrimet e mia të mëhershme në lidhje me këtë çështje.

(26 shtator 2022)

Total
0
Shares
2 comments
  1. HEU, RASIA E DARDANISË!” EU, MBARËSIA E DARDANISË!! KOMPLET SERBIA O, VËRBËRIA ËSHTË
    FALLCE DHE TALLCE PËR QELLIME POLITIKE A, PASI RUSIA U BË SI SUPERFUQI ME DHUNË O DHE
    DIKTATURË, TË TERË SERBINË ME FANTAZMA OR, KRRAKAZMA; DUKE ASMILUAR POPULLKOMB-
    IN PELLAZGO ILIRO DARDANINË SHQIPTARIE; DHE, DUKE DËRGUAR MË POROSIRA- HORRORZIRA,
    QË TË DEPËRTOJË DHE MBRETËROJË NË GADISHULLIN ILIRO DARDANO SHQIPTARE DHE, DUKE I
    NDRRUAR DHE SHNDRRUAR EDHE ASMILUAR ME DHUNË O PËRDHUNË SI, LUMIN TUNA-DANUBI,
    A NGA SERBORUSO JUGOSLLAVE KUR PËRKTHEHËJ NË SHQIPE DO TË THOTË: MBYTI DITËN DHE
    QAJË NATEN; TERË ORIGJINALEN, MË IDEALEN, TË ZOTIN PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË,
    VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVËRRISË! SI DHE, KULLËN KALA ÇELEKULLËN-KULLA KALA E
    NDËRTUARA NGA KOKAT E ÇLIRIMTARË DHE LEGJENDARËVE SHQIPTARË, DUKE LUFTUAR SI KU-
    NDËR RUSO SERBEZËVE-PUSO BESËPRESËVE, DHE KUNDËR PERANDORISË OSMANE; DY ALEATË
    KUNDËR SHQIPTARËVE A, ME KOKA TË LUFTARËVE DUKE NDËRTUAR KULLËN KALASË ME KOKA
    TË SHQIPTARËVE! RUSO SERBËT DESHËN TA PËRVETËSOJNË, GJËJA SE AJO KULLË ËSHTË NGA
    KOKAT E SERBËVE POR, HISTORIKISHT U VËRTETUAR SE ATO JANË KOKA ORIGJINALE OU MU TË
    LUTËTARËVE SHQIPTARË O, ÇLIRIMTARË; MBARË KOMBËTARË DARDANO SHQIPTARË!!. MANI UA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura