LES ETOILES (1946) / SHQIPTARËT DHE MJEKËSIA TRADICIONALE, METODAT E TYRE PËR TU KURUAR

Francë,15 janar 2020: “Les Etoiles” ka botuar, të martën e 2 prillit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me metodat tradicionale të mjekimit të pordorura në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një lëkurë kafshe që shëron
“Shqiptarët përdorin metoda mjaft të veçanta për të trajtuar sëmundjet e mushkërive. Sipas rastit, i sëmuri duhet të veshë një lëkurë dhie ose delje të sapo therur.
I sëmuri mund të shërohet gjithashtu duke vendosur gota thithëse në të gjithë trupin dhe duke i shkaktuar atij rrjedhje të bollshme gjaku.
Rakia, një pije e fermentuar, përdoret gjithashtu duke e fërkuar mbi lëkurë.
Sa për infektimin e thonjëve (gishtave), ekziston diçka shumë e lehtë për t’i kuruar. Mjafton t’i mbështillni me gjethe të lagura preshi.

Këto ilaçe mund të sigurohen fare lehtë, sepse ato rrjedhin nga burimet natyrore të vendit. Madje ëshhtë e vështirë të gjesh gjithmonë një mjek, sepse Shqipëria ka vetëm 150 të tillë për 1.250.000 banorë.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura