LETЁR FALЁNDERUESE!

LETЁR FALЁNDERUESE!

Letër falënderuese!

Në Neuchatel të Zvicrrës

Mbrëmje e mrekullueshme promovuese e veprave dokumentare!

Shkruan: Nusret PLLANA

28 Shkurt 2025,

Në Universitetin e vjetër në Neuchatel të Zvicrrës, në prezencën e qindra mërgimtarëve tanë dhe miqëve të tyre zvicerran, me një organizim të shkëlqyeshëm të studenteve tona të këtij Universiteti, përkatësisht nga Shoqata “ANEA”, u promovuan suksesshëm veprat publicistike dhe dokumentare të publicistit Nusret Pllana, në nderim të 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dardane.

I falënderoj nga zemra organizatoret e kësaj Shoqate shqiptaro – zvicerrane, studentet tona të shkëlqyeshme të këtij Universiteti prestigjioz, si; Artina Kastrati, Liza Morina, Mejreme Thaqi dhe Erisa Shala, por edhe të gjithë vëllezërit dhe motrat tona gjithandej Zvicrrës mike, për prezencën e tyre, duke  na e krijuar një atmosferë shumë  madhështore,  në këtë Amfiteatër prestigjioz të këtij Universiteti ‘gjigand’ të Zvicrrës mike!

Të gjithë të pranishmit në sallë, përfshirë këtu edhe një numër të konsiderueshëm të afaristëve të suksesshëm shqiptarë, dhe jo vetëm…, të cilët ishin edhe donatorë të mbajtjes së këtij manifestimi kulturor e shkencor, u ndanë shumë të kënaqur me këtë mbrëmje promovuese të veprave të mia publicistike e dokumentare.

Duartrokitjet e shpeshta të të gjithë të pranishmëve në sallë, krijonin edhe emocione, por edhe dhimbje, kur autori Nusret Pllana mbajti një ligjëratë me titull: “Adem Jashari Simbol i qëndresës, frymëzues i lirisë”, duke ia lënë radhën promovimit të librit “Fëmijët shqiptarë të Kosovës, viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981/1999”, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, dhe filmave  dokumentarë  të metrazhit të shkurtër; “Drenusha”, të autorit Nusret Pllana dhe  “Kush i vret fëmijët?!”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala.

Ky manifestin kulturor e shkencor, i përgatitur në mënyrë shumë profesionale nga studentet tona, të Universitetit në Neuchatel të Zvicrrës, e nxori edhe një pororsi shumë të qartë që,  e kaluara jonë historike, tepër e dhimbshme dhe shumë tragjike me shekuj, të mos harrohet me asnjë kusht, sepse hsitoria që harrohet përsëritet shpesh, e shqiptarëve, për shkak të kujtesës së shkurtër që e kanë, historia e përgjakshme dhe gjenocidiale,  iu ka përsërit, hiq më pak se pesë here,  brenda Një Shekulli.

———————————–

NJOFTIM!

Shoqata “Yjet që nuk vdesin”, në bashkëpunim me Kompaninë “NOA”, do të performojnë me Shfaqjen artistike “Pas luftës kush jemi ne?!”.

Më 24 mars në Paris dhe më 26 mars në Bruksel, me fillim në ora 20:00, në kuadër të 26 vjetorit të Intervenimit humanitar dhe ushtarak të NATO-s në Kosovë.

Faleminderit Amerikë!

Faleminderit NATO!

Faleminderit UÇK!

Koreograf dhe regjisor: Robert Nuha

Ideator dhe producent: Nusret Pllana

Mirë se vini!

————

Nën moton “Pas luftës kush jemi ne”, organizohet shfaqje baleti në Paris e Bruksel

https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=w0GJYdj-j-0

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura