LPK: KËRKOJMË ZBARDHJEN E VDEKJES SË ASTRIT DEHARIT

Fribourg, 8. 11. 2016: Me dhembje të madhe morëm lajmin për vdekjen në burgun e Prizrenit të Astrit Deharit, birit të veprimtarit tonë të palodhur – ish kryeredaktorit të gazetës “Zëri i Kosovës” – organ i LPK-së, Avni Deharit. Ndjejmë dhembje të veçantë për birin Tuaj -Astritin – i cili u rritë në mërgim, nëpër duart tona, dhe na bëhet se e shohim si fëmijë duke recituar në Tubimet e shumta të atyre viteve. Avni Dehari me familje u kthye në Atdhe me dëshirë, duke menduar për një jetë të lirë e me dinjitet…, se në Vendlindje mund të punoj më shumë në realizimin e Programit për bashkimin e trojeve shqiptare. Astrit Dehari ishte anëtar i Vetëvendosjes dhe lajmi i kobshëm për vdekjen e tij në rrethana të pasqaruar, na ka lënduar pa masë.
Prandaj Lëvizja Popullore e Kosovës kërkon: Zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij, dhe përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë!
Në emër të Lëvizjes Popullore të Kosovës, familjes Dehari, të afërmve, shokëve dhe miqëve të tij u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!
Me respekt Murat Bytyqi
Lëvizjes Popullore e Kosovës
Fribourg, 7 Nëntor 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura