PAKOJA E AHTISARIT GJENERATORI I KRIZAVE POLITIKE

PAKOJA E AHTISARIT GJENERATORI I KRIZAVE POLITIKE

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 05. 11. 2022

1. Lista serbe e Beogradit e cila u themelua nga marrëveshja Thaçi – Daçiq (në verën e vitit 2013), po e rrënon nga brenda republikën e shpallur më 17 shkurt 2008, sipas Pakos së Ahtisarit! Kjo listë e Vuçiqit sot ka vendosur të largohet nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe ato lokale në katër komunat veriore.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Për më tepër ai ka deklaruar se nuk do të kthehen në institucione pa u themeluar Zajednica.

“Vendimet do të jenë në fuqi derisa Prishtina të fillojë të respektojë marrëveshjet dhe ligjin, derisa të tërheqë vendimin për targat dhe të formojë Zajednicën (Asociacionin) e komunave serbe në përputhje me marrëveshjen e parë (të 19 prillit 2013) dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura për këtë çështje në dialog” ka theksuar Rakiq.

2. Zajednica (Asociacioni i Komunave me shumicë serbe) në çfardo formati qoftë është i dëmshëm!

Pakoja e Ahtisaarit me 10 komunat etnike serbe, shumica e pakicave në Kuvendin e Kosovës, me 44 zona të mbrojtura eksterritoriale për kishat dhe manastiret “serbe” dhe jo vetëm, është dizajnim i kujdesshëm i Marti Ahtisaarit (2005 – 2007) për ta bërë të pamundur integritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të kësaj republike!

Nga viti 2008 e këndej shpeshherë kam shkruar se, Republika Kosovës është një shtet “sui generis” i shpallur nga pakoja e Ahtisarit (që u shndërrua në kushtetutë), dhe si i tillë në mënyrë ciklike prodhon kriza politike.

Kriza e sotme është pasojë e pariparueshme e shkaktuar nga Pakoja e Ahtisarit…

______________

POLITIKANËT INJORANTË!

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura