LUAN BUKOLLA: AMBASADORI DELAWIE ËSHTË PJESË E LOBIT SERB NË DEPARTAMENTIN E SHTETIT AMERIKAN!

 New York, 01. 03. 2016: Shqiptaro-Amerikani Luan Bukolla, aktivist i njohur i çështjes kombëtare në SHBA, duke ndjekur gjurmët e të jatit patriotit Sali Bukolla, prej çerek shekulli është anëtar i Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me në krye Joe Dioguardi e Shirley Dioguardi, lobit më të fuqishëm Shqiptaro-Amerikan me ndikim në Washington D.C.. Zoti Bukolla ka reaguar në Facebook rreth rolit që ka Ambasadori Amerikan në Kosovë, duke kërkuar prej tij qendrime neutrale. Zoti Bukolla mendon se zoti Ambasador është pjesë e lobit serb në Departamentin e Shtetit. Po i sjellim të dy statuset e tij, në respekt të fjalës të lirë. Pasi kemi pasqyruar çdo qendrim të Ambasadorit Delawie – po kështu kemi të drejtë që pasqyrojmë edhe qendrimet e përfaqësueseve më seriozë të lobit shqiptaro-amerikan në SHBA./Voal

– Ambasadori Delawie –

– Luan Bukolla dhe Jo Biden –

###################################

Ja dy statuset e z.Luan Bukolla:
Statusi i parë:
“Miqtë e mi të dashur,
Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe miku i kombit Shqiptar, Joe Biden, ka thënë: “Putin sought to keep Ukraine weak through corruption (Putini kërkoi të mbajë Ukrainën të dobët përmes korrupsionit.), pra, tani unë pyes, kush po kërkon të mbajë Kosovën të dobët përmes korrupsionit? Pse Ambasadori Greg Delawie ka folë fjalë boshe për luftën kundër korrupsionit, kur ai vetë është ka e përkrah Korrupsionin e Qeverisë së Isa Mustafës?
Dhe, une, si Nënshtetas Amerikan (i lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) kam drejt më e kritikue Ambasadorin Delawie, sepse unë bësoj se ky është mbështetësi i fraksionit pro-Serbe të Departamentit të Shtetit, dhe po punon për të zbatuar një agjendë pro-Serbe në Kosovë, kjo është arsyeja pse ky është pro-Qeverisë Mustafa – Thaçi.
Ambasadori Delawie, duhet të jetë neutral dhe të mos ndërhyjë në politikën e brendshme të Kosovës, dhe ai nuk duhet të mbështetë një qeveri të korruptuar, siq është Qeveria Isa Mustafës.
Kosova është në rrezik serioz nga brenda, ne të gjithë duhet të punojnë së bashku për të sjellë rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Isa Mustafës!!!!
Zoti ju ndihmoft!
Me shumë respekt,
Dashamiri i juaj,
Luani”
***
Statusi i dytë:
“Miqtë e mi të dashur,
Ju duhet të kuptoni se ka një element pro-Serb që ekziston në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; dhe, sipas mendimit tim, Ambasadori Delawie është anëtar i atij elementi pro-Serb.
Për këtë element pro-Serb në Departamentin e Shtetit Amerikan, për të zbatuar agjendën e tyre pro-Serbe në Kosovë, ata duhet të punojnë me një qeveri të dobët kuislinge, që mund të kontrollohet lehtësisht.
Presidentja Jahjaga (une e kam Mikesh të shtëpisë) nuk ka fuqi me bë gja, Mos harroni, kjo është bë Presedente nga zarfa Amerikane. Një të mirë, dhe kjo është shumë e mirë, është fakti se Presedentja Jahjaga është e pastër dhe nuk është e korruptuar, por, nuk ka fuqi politike.
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë implikuar në shumë afera korruptivë dhe kriminale, dhe më këtë fakt, këta dy, janë në gjendje me shitur edhe nënat e tyre, dhe Serbia dhe armiqtë e kombit Shqiptarë e dijn këtë fakt, sidomos elementi Pro-Serb në Departamentin e Shtetit të Amerikës.
Ju, ose më bësoni, ose jo, nuk ka problem, une jam marrë me politiken Amerikan për mbi 25 vjet, une di qysh punon Departamenti i Shtetit Amerikan.
Une Veq e kam për të mirën e juve qe jetoni në Kosovë. Vetem kqyre kush ishte në kryë të qeverisë Kosovës për mbi 8 vjet.
Zoti ju ndihmoft!
Me respekt,
Dashamiri i juaj,
Luani”

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura