LUTFI COKA: POEZI KUSHTUAR HEROIT TË KOMBIT, HALIT COKA

Kukës, 19 mars 2017:

 

 

 

 

 

Per Kosove kane lidh besen

Kur ne taban paska trimeri
Ja len pas brezit te ri,
Djemte e Arnit kane ba betimin
Ne Kosove me ba luftimin

Kane lidh bese si burrat moti
Do luftojne si Kastrioti;
Qe Kosova te kete liri
Jeta jone te behet fli.

Vazhdojne luften ne UÇK
Nate e dite si rrufe.
Krah per krah me Kosovare
Nga Shqiperia vullnetare.

Eshte Samiu dhe Imeri
Qe armikun e kap tmerri.
Ne ball prin trim Haliti
Zemer gur prej graniti.

O ju trima ,djem te ri,
Po luftoni per liri.
Amanet t’ paret kane lene,
Plumbin ne ball me i dhene…

Vazhdojne luften pa u nda,
Halit coka ne lufte ka ra.
Dy te tjeret mbajne betimin.
Ne Kosove vazhdojne luftimin.

Lamtumire O rni im i dashur

Kur Kosova kish nevoje per burra
Trima te forte e Bajram Curra.
Qe ne zemer kane trimeri,
Per Kosove e per Shqiperi.

Tre trima ,tre djem te ri
Po nga Arni ne malesi,
Kan lidh besen si trimat moti
Do luftojne si Kastrioti.

Ne front te luftes ata jane,
Po hane barut me dhembe.
Nuk po dine çfare eshte frika,
Çfare eshte topi dhe prita.

Nate e dite ne llogore,
Tu be lufte me taborre.
UÇK njofton boten,
Nuk e shojme gjalle Kosoven.

Ne prag te luftes,
Ne prag te lirise,
Bije djali i Shqiperise.
Emri tij s’harrohet kurre,
Per Kosove eshte flamur….
Betimi solemNI Halit Cokes

Ne Kosove behet kerdia,
Vritet gruaja e femija.
Vritet burri e djaleria,
Ndizet vendi,kallet shpija.

Kjo masaker s’eshte ne histori
Me u vra pleq e femije.
Me u vesh vendi ne zi,
Mos me pa gezim me sy.

Kush eshte burr e gjak Shqiptar,
Te rroku armet sa me pare.
Ne Kosove per me shkue,
Popullin vella me ndihmue.
Halit coka djale i njome,
Mori rrugen per Kosove.
U rrejshtue ne UÇK,
Filloi luften si rrufe.

Ne transhe ku shkrehet topi
Kush eshte burre e i zoti.
Me i pari prin Haliti,
Gjoksin zjarre ,zemer çeliku.

Hidhet ne sulm zemer trimi
Me shpejtesi jep kushtrimin.
Nuk ka armik qe i del ne ball,
Halit cokes trim te rralle..

Ne beteje ai eshte flamur,
Nuk i trembet syri kurre.
Çan perpara me furi,
Ben armikun shkrumb e hi.

O ju serb qofshi mallkuar
Mos drejtoni tankun mue.
Se per Kosove te lire,
Ta shkrije tankun me zingjire.

Ne llogore buron trimeria
Digjet flake e tere ushtria.
Armet vjellin nga gryka zjarre,
Halit coka mbetet i vrare..

Ne betejen e tre prillit,
Pushoi kenga e bylbylit.
Ulen poshte e prekin token,
Ne nderim per Halit coken.

Timat s’qahen ,por nderohen
Ne cdo kohe perkujtohen.
Si symbol i trimerise,
Lavdi gjaku i lirise!..

Portreti

Trup i holle e i gjate
Sy kalter zemer mjalte.
Vetulla te zeza plot bukuri,
Me ate fetyre plot hijeshi.

Kish buzeqeshje plot bukuri
Me ate zemer gjithe miresi.
I buzeqeshur pa kufi,
Lum kush afer atij i rri.

Trup i gjate e i lehte,
Goje embel ,mendje mprehte.
Fjale pak plot mendime,
Te jep shprese e ngazllime.

Ne çdo vend ku ti shkoje,
Shoqerine forte e doje.
Te don forte e te puth ne ball,
Halit Coka djale i rrall.

Punetore sa me s’ka
Asaj pune pa iu nda.
Tu punu me ore te gjata,
Nga mengjezi der sa nata.

Fjale pak e pune shume,
Tere naten pa gjume.
Tu qeshur me vllazeri,
Entuziazem ne çdo shtepi…..

Shko bylbyl!

O bylbyl qe shkon tu fluturue,
Mal e fusha tu kerkue.
Amanet me me ndihmue,
I kam djemet tu luftue.

Shko ne Kosove ti fluturim,
E me jep ndonje njoftim.
Djemte e mi, a i ke pa?
Luftes eger, a jane nda?…

Kur te ulesh tu pushu,
Ne ate ane me shikue.
Djemte e mi vall ku jane?..
A bejne lufte ne ato ane?

Shko bylbyl ne ato lugina,
A i ke pa ato trima?
A luftojne me Kosovare,
Ne front, a jane te pare?

Shko bylbyl ne ato fusha,
Ulu pak ne ato gemusha.
E lesho forte nje ze,
Halit Coken a e ke pa?

O bylbyl lesho nje za,
Nese Halitin e ke pa.
Jepi urim ,nga zemrat tona,
Pushka jote ,diell Kosova!..

Bylbyli vjen, kreu nje amanet

Ne Kosove une kam shkue
Ne ate vend kam pushue.
Gjithe vendi i shkaterrue,
Tere Kosova tu luftue.

Gjaku i kuq mbulon token,
Behet tmer per Europen.
Çfare une kam pa me sy,
Nuk i them perseri?!……

Atje pashe une djemte e ri
Po luftonin per liri.
Ne llogore qendroje si burra,
Nuk u trembet syri kurre.

Ne krah me Kosovare
Ne front jane te pare.
Ne lufte u ka hije,
Pushka e tyre ,ere lirije.

Buroje kane trimerine,
Shtroje kane shoqerine.
Ne lufte kan guximi,
Per force kane betimin.

Dite e nate me pushke ne sy,
Ne shi e debore.
Perballojne cdo stuhi,
Me ate arme ne dore.

Dhe bylbyli, nuk duket ma,
As ne se kemi pa.
Don te thote Haliti ka ra,
Zemra e bylbylit, i eshte nda.

O tre pril ,tre prill i zi,
Ne te pritem me lot ne sy.
Qe trimat te vijne ne shtepi,
Me fitore ne gji…..

Sa malet tona,
Do ushtoje jehona.
Jehona e trimerise,
Je nderi i Shqiperise.

Ai bylbyl qe qe merzitur,
Ka fillu me fluturu,!
Pa trima si Halit Coka,
S’fiton lirine Kosova!?……

Nje amanet ato kane shkru,
Me gryke te pushkes tu luftu.
Pa fitu lirine Kosova,
Nuk vijme ne troje tona.

Do kethehemi me fitore,
Te marre ne llogorer.
Ne llogoren e trimerise,
Per lirine e shqiperise.

TRE PRILLI
Gjysem shtize,
Eshte flamuri.
Po peshon,
Porsi guri..

Ka pushu,
Lulja e rinise.
Qe n’Kosove,
Luften kish nis.

Ne Deçan
Dielli ka ra.
Por drite!..
Ai nuk ba.

Nuk ben drite,
Ka pse!…..
Nje trim mangut,
Ne UCK…

Zogjte kengen,
Kan pushue.
Per Halitin,
Tu e nderue..

O Halit,
Te don Kosova.
Te don gjalle,
Ne trojet tona..

Per ate arme,
Qe ra nga dora.
Te nderon,
E tere Kosova.

Elegji per trimin Halit Coka
Sot tre prill ,
Mbushen dhjete.
S’te kam pare,
S’te shoh ne jete.

Zoti te ka çuar,
Ty ne xhenet.
Ti ,nuk je i lumtur,
Une, nuk jam i qete!…

Plot dhjete vera,
Kalojne nga hera.
Stinet nuk nderrohen,
Per mu s’del vera….

S’vjen keq per nene,
Qe rri duke qare.
Ty te sheh ne enderr,
Don me te pare!….

Nene e dashur,
Per ty veç mendon.
Ku je bir i nenes,
Zemra me gufon!?…

Don te perqafoj,
E te puth me ball.
O djal im i shtrejte,
Malli me ka marre!…

Lotet qe po derdh,
çdo dite duke qare.
Çou biri i nenes,
Njeher me te pare.

S’vjen keq,
Per bab Rizan.
Qe çdo dite,
Ne zemer te mban…

Te ka rritur,
E te ka burrnue.
Eshte krenar,
Me zemer helmue….

S’te vjen keq ,
Per vellan.
Qe asnje here,
Nga zemra s’te ndan……

Te ka marre malli,
Me pa lirine ?!..
Qe me pushke,
Stolise lirine.

I lehte qofte dheu,
Trupin ta mbulon.
Te ngrihesh nga varri,
Kush ju ngacmon!..

Dhe pikat e lotit,
Kur behen lume.
Ne te helmosur,
Do rrime pa gjum.

A te ka marre malli ,
Prap me u ngrit?..
Me pushke ne krah,
Ne lufte me u ngrit.

Trimeri e kenge!

Trimeri e kenge
Kumbon me hare,
Per ty Halit Coka.
Qe re per Atdhe….

Rruge bomba jote,
Me zjarr te gjate.
Tanket armik,
I kalle ne flake.

Hej trim qendro!?…
Pemet ulin koken,
Sikur lote leshojne.
Sikur te perkundin!,,

Plumbi ku te gjeti
Trim legjendar.
Hapin kush ta ndali,
Mbi token e bardhe..

Edhe kur plumbi,
Ne gjoks te hapi vrime!…
Nepermjet saj ,
Kosova pa lirine.!!??..

Perjetesimi
Ai qe bije
Per Atdhe,
Lavdi ka,
Gjer ne re.

Eshte nder
E obligim,
Vepren tuaj
Leme trashigim..

Ne Gllogjan,
Ne mes Kosoves.
Shendrit vepra,
E Halit Cokes.

E ka emrin,
Atdhetari.
Per Shqiperi,
Eshte krenari.!.

Riza coka
NJe punetore
Mendje ndritur.
Veper n’veper,
Ka shetitur’.

Ne Va-Dejes,
Ne hidrocentral.
I thot Drinit,
Hovin ndal….

Me traktore,
Per mbi dige.
Tu punu
Nate e dite..
Po kthen
Ujin ne drite..

Manovrator,
Mjeshter ideal,
Ne gjithe veprat
Pa u ndal….

Me ato duar te arta
E mendje te ndriçuar,
Me djersen e ballit,
Vepra ka ndertuar.

Sa vlere ka heroizmi!

Vitet kalojne,
Si ujet nen ure.
Por emri Halit,
S’harrohet kurre.

Nga gryka e pushkes,
Qe hapte zjarr.
Tani ngroh zemrat,
Per ju Kosovare.!..

Me ate pushke
Stolise lirine.
Brezat qe do vijne,
Ta duan Shqiperine.

Kenga e pushkes,
U fut ne histori.
Ajo do rrezatoje,
Veç perjetesi…..

Nga herozmi,
Erdhi lirija.
Do te kete ne zemer,
Kosova ,Shqiperia.

O Halit,
Me shoke te tjere…
Je frymezim,
Per ne Je nder!..

Je lavdia e shqiperise,
Krenaria e atdheut.
Je symbol i trimerise,
Je ylli i lirise.

Kujtimi yt trimeri e rralle

Ushtojne kodra e male,
Dridhet toka me gjemime.
Hovi trimit nuk i ndalet,
N’ lufte çan me guxime..!!..

Halit Coka djale i ri,
I vendosur te vdes ne kembe.
Ne front te luftes,
Per liri…..

Mu ne ball ka idealin,
Neper duar therorine.
Po lufton titani yne,
Per Kosove e Shqiperine.

Vella ka dashurine,
Bab e nene ka idealin.
Farefis ka Kosoven,
Jestek gurin,shtepi fushen.

Nuse ai ka lirine,
Roberine e ka shembur.
Mbi armikun ben kerdi,
Per nje jete plot liri….

Kallet fusha shuhen jete,
Larte shepirti luftetare.
Neper flake e Plumba,
Shkon Haliti Guximtar!!!

Qe Kosova te jetoj,
Halit Coka marterizon.
Gjithe vdekjen,
e pavdekshme!?…

Pamflet,

Çdo tre prill.
Shkon e vjen.
Zemren time,
Te qete se gjen..

Dielli nxeh,
E çel buçeta.
Per zemra
Qe jane te qeta….

Nxen shume,
E nuk ben drite .
Per zemra,
Fort merzite!!!…

Dashuria
Per liri.
Eshte vyrtyt,
Per çdo njeri.

Ka nje tjeter
Qe ben drite .
Brez pas brezi,
Vec shendrite…

Dashuria,
Per Atdhe.
N’ zemer te Halitit,
Kish fole!…

Mbi te gjitha,
Dashurite.
Eshte njera,
Qe fort shendrit!…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura