BLERTA BERISHA – TALENTJA QË SHPALOSË MREKULLITË E LIQENIT TË OHRIT (FOTO)

Pashtriku.org, 24. 06. 2016: Thonë që artist lindë nuk bëhesh, si duket kjo thënie i përshtatet shumë mirë edhe artistes së re, e cila të ”habitë” me realizimin e setit të fundit fotografik të Liqenit të Ohrit.
Një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik që llogaritet edhe si një nga më të vjetrit në botë është ndër vendet më të bukura, më tërheqëse dhe më të vizituara gjatë ditëve të nxehta të verës.
Fjala është për Liqenin e Ohrit, i cili gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë.
Në bregun e liqenit shtrihen tri qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.
Dhe ishin pikërisht këto vende që u bënë objekt i fotografive të autores, Blerta Berisha.
Blerta me syrin e saj të mprehtë, me një koncentrim të vëmendshëm dhe me pasionin ndaj artit ka realizuar disa fotografi mahnitëse në këto qytete të bukura shqiptare.
Ajo është frymëzuar nga uji, natyra dhe vendet shumë tërheqëse të bukurive të rralla të atyre anëve. Me precizitet dhe mjeshtri e ka kapur natyrën e bukur, ujin, rërën dhe një pjesë të maleve të Ohrit. Kur lindë Dielli e tërë bota ”zgjohet”, dhe këtë moment e ka ”ngulitur” ajo në fotografi.

Uji, natyra, lulet, lindja dhe perëndimi i Diellit mund të jenë fotografuar në shumë vende, por momentet dhe pozitat të cilat i ka zënë Blerta, të krijojnë ndjesinë sikur fotografia të dërgon në qytetin e vjetër, sikur të rrëmben dhe të merr me vete.
Me realizimin e këtyre fotove, Blerta arrinë të quhet profesioniste. Duke promovuar pos talentit të saj, njëherish edhe qytetin e Ohrit pikërisht në Ditën e tij.
Dita e Liqenit të Ohrit për herë të parë është përkujtuar në vitin 2002, me qëllim kontribuimin në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe përafrimin e mëtejshëm të banorëve në të dyja anët e liqenit./21Media/

FOTOALBUMI:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura