Pashtriku.org, 26. 09. 2014: „Edhe burgjet më të vjetra/ Edhe torturat më të rënda/ Edhe sundimtarët e historisë/ Mëkatet e perëndisë/ Nuk do ishin kaq të rënda/ Se sa robëria e tëndes lumturi/ Ç’më pështjellove/ Sytë nga balli mi nxore/ Ç’më sose të tërën fare/ Me sy e faqe/ Më shkrive si kripë deti/ Çdo ditë po shtohet sikleti/ Fare s’erdhe pranë/ Edhe kjo dashuri ishte lojë kujtese/ Edhe një gabim nuk lejohet”. (Sadije Aliti, Dashuri në lojë kujtese)
Para disa vitesh isha për herë të parë në Tetovë, qytet i ndodhur pranë Shkupit (ku autorja ka kryer Fakultetin e Filologjisë). Tetova është një zonë e bukur, duke qenë një qendër rajonale me një histori interesante. Këtu është zbuluar artefakti i parë i republikës, në kohën e bronzit. Shqiptarët janë popullata mazhoritare e kësaj zone. Pata hyrë në atë udhëtim, si dhe në do qendra tjera të asaj ane, me një numër të konsideruar autorësh shqiptarë nga zona respektive dhe rrethina.
Sadije Aliti (e lindur në Gllogjë të Tetovës ku ka kryer liceun), një nga zërat femërore të poezisë shqipe të asaj ane, ka qenë, në njërën apo mënyrën tjetër, dëshmitare e konfrontimeve të armatosura mes dy popujve, gjë që reflektohet në vargjet e saj (psh. poezia Gjenerata ime). Nuk e dimë se si ishte atëherë, por e mbaj mend se kur arritëm në Tetovë, vëreheshin gjurmët e plumbave në muret e do ndërtesave të qytetit.
I thash këto gjëra, sepse mes temave të vëllimit, gjenden motive interesante, siç janë dashuria (dashuri të kërkuara/ të pritura/ të tradhëtuara, apo dashuria ndaj mamasë e atdheut) dhe pecetat e së shkuarës, të origjinës, vendlindjes etj. Përndryshe, Tetova dhe bjeshkët e Sharrit (me legjenda e mistere), nga një herë edhe vendet përreth, përmenden në poemat e saja. Ja një shembull:
„Erdhe nga klima mesdhetare
Për të vjelë mollët e Tetovës
Freskia e Sharrit të hutoi kokën
E kërkon të humburën
S’e gjete bregdetit
Ta gjesh Fushës së Pollogut
Gabim e ke
Nuk vilen lehtë mollët e Tetovës“
(Mollët e Tetovës).
Legjendat nga zona, thellë të rrënjosura në fëmijërinë e shqiptarëve etnikë, në përrallat e gjyshërve (një faqe nostalgjike mbi përrallat e fëmijërisë dhe mënyrën në të cilën „transformohen“ ato sot, kur „zanat kanë mbetur në përrallë“, është „Vdekja e zanave“. Këto janë në prezente poezinë e saj. Për shembull, përmendet Doruntina dhe fati i saj i veçantë (nga „kosntandini dhe Doruntina“ i shqiptarëve, në kohën kur andejpari mbretëronte një vilajet osman. Legjenda të cilën e kanë trajtuar edhe autorë tjerë shqiptarë, ndër të cilët Ismail Kadareja, „Nuk deshi të jetë Doruntina“.
Thashë më lart me fjal tjera se Sadije Aliti (autore e disa vëllimeve poetike, e implikuar edhe në aktivitetet e disa organizatave joqeveritare, në aktivitete sociale etj.), ndalet shpesh herë me vargun mbi terenin e dashurisë/ kërkimit të saj, të tradhëtive e pritjeve, por edhe të shpresës apo magjisë së çasteve në të cilat ndjen se je i dashuruar.
Një shembull:
„Dashuria është një
Kopjet e saj janë me miliona,
Të dashurosh është e çmueshme,
Të të duan është e shenjtë,
Pra dashuroni….
Urren hakmarrje
Gjakos vetëm ëndrra
E lëndon mjellma e liqenit
Vetëm dashuroni
Mos mendoni asgjë
Harroni të gjitha
Në ditën e të dashuruar“
(Dita e rë dashuruarve).
Por për të gjithë ne, më e shenjta është dashuria ndaj nënës, kurse Sadija nuk e harron as këtë:
„Kopsht dashurie
Këput në ditën e ëmës
Në vjeshtë e pranverë
Venitet e lulëzon
Dashuria e ëmës
E gjallë
Në çdo stinë e mot
Mijëra urime
Puthje e përqafime
Në rozull
Për emrin nënë”
(Dashuri ëme).
Vlen të përsërisim se në vëllim ka shumë poema kushtuar dashurisë, tradhëtisë së dashurisë, pritjes së saj etj. Një nga poemat më të frymëzuara të këtij lloji, është ”Dashuri në lojë kujtimesh”, me të cilën e hapa këtë diskurs të shkurtë për poezinë e shkruar nga Sadije Haliti.
Mbi një palier tjetër janë poemat që na i përkujtojnë kohërat tona, ato që kanë ngjarë para shumë vitesh, kur në vendet ku jeton ajo ”Miqtë janë shndërruar në armiq”, ndërsa poezia ”Gjenerata ime”, është, ndoshta, njëra nga më të qëlluarat në këtë vëllim, për justifikimin e përmbajtjes. Është një gjeneratë që, thekson poetja, ”e shtrëngon grushtin”. Për t’u përmendur edhe poema kushtuar atyre që kanë vajtur larg, ”Thirrje diasporës”, atyre që kanë arritur të flasin në shumë gjuhë të botës, por jo edhe në gjuhën amtare:
”Ylli i ballit i shndriste
Largoi atë mjegullinë
Fluturonte krahëlehtë
Thirrja nga diaspora
Të takonte të sajin
Të parë muaj më parë
E seç e mori malli e zjarri”.
Por, mbi të gjitha, të mbetemi në fund me idenë e këtyre vargjeve që flasin për mirësi, dashuri dhe bukuri, për një livadh të blertë ku mbledhim lulet e shpresës, për të thurrur kurorën e dashurisë. Është, disi, edhe një poezi e parashikimeve të arij që kundron nga jashtë (por i cili nuk lejon të jetë i izoluar, dhe i cili flet për të tjerët), madje edhe kur bën fjalë për vetëveten. Nganjëherë retorika lulzon si një befasi e papritur, si shprehje e do përjetimeve pasionale, por jo të zhurrmëshme kur bën fjalë për dashuri. Porsi në një ditar, autorja ”frymëmerr” të gjitha përjetimet e saj, herë-herë duke i dhënë përparësi nostalgjisë, por pa ikur gjithësesi në trojet e të shkuarës.
Sa i përket stilit dhe aspekteve formale, vlen të theksojmë se shkruan në varg të lirë, poezi jo tepër të gjata, duke i propozuare vetëvetes një fjalor të veçantë përmes të cilit i ofron mendime e përjetime lexuesit. Ka nganjëherë metafora dhe përfytyrime interesante, si: „ujëvarat e hijes”, „libri i grsur i mëkateve”, „kali i bardhë/ e trembi/ ngrohtësinë e korrikut”, „djersa e fushës” etj. Kështu pra, edhe një zë i ri i poezisë femërore shqiptare, vjen në gjirin e shkrimtarëve rumunë, nëpërmjet versionit të rikënduar në gjuhën rumune nga Baki Ymeri. (Marius Chelaru, Bukuresht – maj 2014)