MA.Sc.ARGJIRA UKIMERI: TRASHËGIMIA FETARE NË PRIZREN (I)

Prizren, 13 gusht 2020: Siç mësojmë edhe nga Shkrimet e Shenjta, Zoti i krijoi njerëzit sipas shëmbëlltyrës së tij. Sipas tij (Zotit), njeriu është element zotërues në tokë, ku përmes frymës së shenjtë arrin të dallojë të mirën dhe të keqen. Qysh nga fillimi e deri në kohët moderne, njerëzit kanë arritur të ndërtojnë tempuj fetarë (Kisha, Xhamia), për hirë të dashurisë dhe ndershmërisë që kishin ndaj Zotit, dhe vazhduan të jetojnë të lumtur mes vete. Pothuajse, ky bashkëpunim ka qenë fryt i harmonisë fetare edhe në qytetin tonë – Prizrenin. Si njëri ndër vendet më me ndikim në historinë tonë kombëtare, Prizreni përveç vlerave morale, kulturore, dhe intelektuale ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në aspektin fetar. Raportet e mira ndërfetare kanë ndikuar edhe më shumë në aspektin social në këtë trevë. Bashkëpunmi i ndërsjellë mes bashkësive fetare, martesat mes këtyre bashkësive, tregojnë qartë raportet dhe karakterin harmonik në Prizren. Në kohën tonë kur gjinia njerëzore njësohet çdo ditë e më shumë dhe rritet ndërvarësia mes popujve të ndryshëm. Në fakt popujt e ndryshëm përbëjnë një bashkësi të vetme. Ata kanë një zanafillë të vetme, meqë Zoti ka bërë që krejt gjinia njerëzore të banojë në të gjithë tokën, me një qëllim: Të ketë Paqe, Harmoni dhe mbi të gjitha Dashuri mes vete, gjithmonë duke u bazuar në Shkrimet e Shenjta, që janë fjala e Zotit në Tokë. Më poshtë, do të shohim disa nga objektet fetare.
KALAJA E FSHATIT DHE KISHA PALEOKRISTIANE – SHËN PJETRI (FSHATI KORISHË)

Në kodrën e Kalasë së Korishës, sipas mikrotoponimeve quhet Gralishta, gjindet Kisha Paleokristiane e shekullit të VI. Kisha e Shën Pjetrit gjindet brena arealit të brendshëm të Kalasë së këtij fshati. Kjo Kishë është e orientuar nga lindja, dhe ka një absidë. Në këtë pjesë, u evidentuan gjurmë të sinkronit të konstruktuar në formë të shkallëzuar dhe në trajtë trapezi. Poashtu, në kuadër të hapësirës së altarit u evidentuan edhe pjesë të kangjelës. Vlen të përmendet që sa i përket materialit të lëvizshëm arkeologjik, në shesh kanë dalë mjaftë fragmente enësh me rëndësi të veçantë, dolën enësh qeramike, me karakter prehistorik. Të gjitha këto zhvillime arkeologjike, lidhen me lokalitetin përballë periudhës së bronzit të mesëm, si dhe fragmente të enëve të ndryshme si amfora, pitosa, vorba, kana etj., të datimit të fundit të antikitetit të vonë, shek. VI. Një rol të rëndësishëm e luajnë edhe Gërmadhat e Kalasë së fshatit Korishë. Hulumtimet e bëra tregojnë që në anën jugore të fshatit Korishë, me një lartësi mbidetare 728 m gjenden Gërmadhat e Kalasë së Korishës. Gërmimet e bëra në atë pjesë na tregojnë që këto Gërmadha datojnë nga shekulli V-VI. Respektivisht besohet që në atë periudhë është ndërtuar edhe Kisha e Shën Pjetër (Kishë Paleokristiane).

Gërmadhat e Kishës Shën Pjetri – Korishë

KISHA KATOLIKE “ZOJA NDIHMËTARE” – PRIZREN
Prizreni si qytet i vlerave multikulturore, ishte edhe qendër kishtare. Sipas dokumenteve dhe njohurive, është qytet mjaftë i lashtë dhe qendër e parë katolike në vend. Historia e Prizrenit të sotëm, njihej qysh në vitin 485. Ipeshkëvi i parë i krishtërimit në vendin tonë, atë kohë ishte Paul – Pali. Pavarësisht trysnive, përndjekjeve dhe bindjeve, që nga koha Romake (deri në Ediktin e Milano-s 313) por edhe gjatë pushtimit Otoman, Krishtërimi qëndroi i palëkundur në krijimin e identitetit tonë shumëshekullor kombëtarë. Martirizimet që u bënë në atë kohë, ishin faktorët dhe arsyet e lulzëzimit dhe organizimit të drejtë dhe të begatë i Krishtërimit, që ndikuan edhe në krishtërimin e botës sllave në përgjithësi. Me kalimin e kohës dhe me ardhjen e krishtërimit në vendin tonë, u krijuan dhe Ipeshkëvitë e para që nga viti 1020, e deri në ditët tona. Kisha Katolike ZOJA NDIHMËTARE në Prizren, gjindet në zonën historike të Prizrenit, konkretisht në lagjen Qafë Pazari. Historia bindshëm tregon se ky objekt u ndërtua në vitet 1865 – 1870. Kisha Katolike Zoja Ndihmëtare, është ndër kishat më të vjetra në Kosovë. Poashtu, i ka përballuar përndjekjeve dhe stuhive të shumta të motit dhe kohës së sundimit të Perandorisë Osmane. Në përiudhën kur ishte ndërtuar Kisha Katolike, ipeshkëv ishte Imzot Dario Bucciarreli (1827-1878). Në periudhën e Dario Buciarelli, ishte prift françeskan i lindur në Itali më 04.04.1827. Në fillim ishte ipeshkëv në Pultit që shërbeu në vitet 1860-1864. Më pas, u emërua Arqipeshkëv në Shkup, por me seli në Prizren në vitin 1864. Vlen të përmendet që Dario Bucciarelli, përveç që ishte Arqipeshkëv në Shkup-Prizren, ishte dhe pjesëmarrës në Koncillin e Vatikanit (1869 -1870) dhe pjesëmarrës në Kuvendin e dytë të Arbërit (1871). Përveç që ishte Aripeshkëv dhe baritor, ai merrej me shkrime dhe studime të ndryshme. Gjithashtu, ka botuar dhe dy libra: Gramatika e Gjuhës Shqipe (Grammatica della lingua Albanese – 1858) dhe Udha e Kryqit – 1862. Ai kishte punuar edhe në përgatitjen e Lidhjes së Prizrenit, si dhe në shumë veprimtari tjera me karakter kulturor, shpirtëror, fetar dhe kombëtar. Me ardhjen e Imzot Bucciarreli në Prizren si Arqipeshkëv, filloi aksioni për grumbullimin e ndihmave, projekteve dhe mjeteve për ndërtimin e Kishës në Prizren. Pasi që, në atë kohë Kisha në Prizren ishte mjaftë e vogël, e dobët dhe nuk plotësonte kushtet, kërkesat dhe nevojat kishtare dhe të besimtarëve në atë kohë. Pas përfundimit shumë shekullor të Perandorisë Osmane, dhe me ardhjen e Perandorisë Austro-Hungareze në vendin tonë, iu besua leja për ndihmën, ndikimin dhe ndërtimin e Kishës. Në vitin 1838, sipas një raporti të J. Myller, mësohet se Kisha Zoja Ndihmëtare ishte shumë e vogël dhe si e tillë ishte rrënuar. Në hapësirën e rrënuar, isht vendosur sheshi për ekzekutimin e të të dënuarve me vdekje. Poashtu, në këtë raport tregohet se me gjasë Kisha Katolike Zoja Ndihmëtare është ndërtuar mbi gërmadhat e kishës ortodokse. Por kjo rezulton si e pa vërtetë dhe pa fakte shkencore.
Fakte historike dhe ngjarje të tjera tregojnë realitetin e vërtetë të ndërtimit të kishës. Në vitin 1848, Perandoria Austro-Hngareze kërkoi që të hapen shkollat shqipe, duke cituar që “Në shkolla, fëmijët duhet të mësojnë gjuhën Amtare).pranë Katedrales Zoja Ndihmëtare, është hapur Shkolla e Parë Shqipe në vitin 1889. Ndërsa, disa vite më vonë është hap edhe shkolla për vajza.
Me hapjen e këtyre shkollave citohet kështu: “Në hapjen dhe zhvillimin e shkollave shqipe, bashkë me atdhetarët në Prizren, punuan edhe klerikët përparimtarë shqiptarë me ipeshkvinë e Prizrenit”. Në Prizren, përveç Katedrales dhe selisë Ipeshkëvore, ishin edhe këto objekte me karakter fetar dhe arsimor: Rezidenca për seminare, Shtëpia e Famullisë, Kuvendi i Murgeshave, Shkollat, Shoqata dhe Organizata të ndryshme që mirreshin me aktivitete kulturore dhe fetare dhe Organizata Bamirësie. Në bazë të njohurive dhe dokumenteve historike në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizre, ruhen Reliktet (Eshtrat) e Shën Viktorit (emër në gj. Latine) apo Shën Nika (emër në gj. Greke).
“Emri i këtij shenjti në të dy gjuhët e ka kuptimin e emrit shqiptar Fitim (Fitimtar). Sipas dokumentit të dëshmisë së Imzot Bucciarielit eshtrat e Shën Viktorinit ishin nxjerrë nga varrezat në Ciriakë dhe ato ia kishte dhuruar atij, Sh. K. Propaganda Fide në vitin 1873 dhe janë të vendosura për nderim në Kishën Katedrale në Prizren nën eletrin e madh më 20 qershor 1875. Kutia është mbyllur dhe është përforcuar me vulën e argjipeshkvit, Imzot Dari Bucciarielit, me dyll. Konfirmimi i këtij dokumenti është bërë më vonë gjatë administrimit të Ipeshkvisë nga Imzot Smiljan Qekada, më 27 korrik 1963 dhe së fundi gjatë administrimit të Ipeshkvisë nga Imzot Nikë Prelës, më 10 dhjetor 1992” Poashtu, në bazë të gjurmimeve që janë bërë në Katedralen e Prizrenit, portretet e Gjergj Kastriotit dhe të Janos Hunyadit, janë punuar nga piktori austriak Sincoëissnë vitin 1878 (Viti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

(Kisha Brenda – Portreti i Gjergj Kastriotit)

KISHA KATOLIKE – ZOJA NDIHMËTARE PRIZREN
KISHA SHËN GJERGJI – SINODALE

Kisha Shën Gjergji është ndërtuar në vitin 1887, ndërsa këmbanarja e saj u ndërtua në vitin 1903. Objekti në fjalë gjindet në pjesën e vjetër të qytetit, gjegjësisht në lagjen Qafë Pazar në Prizren. Përbërja arktitektonike e kishës është tri anijatëshe, e ndërtuar me gur të gdhendur të lidhur me llaç gëlqeror, kurse pjesa e këmbënares është ndërtuar me tulla të lidhur me llaç gëlqeror. Në pjesën e jashtme, objekti nuk është suvatuar, ku shihen qartë strukturat e mureve. Kisha mbulohet me kulm dy ujor, të mbuluar me pllaka plumbi. Objekti posedon dy hyrje. Hyrja kryesore nga ana perëndimore dhe një hyrje nga ana jugore. Nga ana lindore ndodhet absida gjysmë harkore, kurse nga ana perëndimore dhe jugore pranë hyrjeve ndodhet streha e cila mbështetet mbi shtylla guri me prerje rrethore. Në pjesën lindore, gjindet altari në formë gjysmë harkore. Para altarit gjindet Naosi, i cili ndahet narteksi nga shkallët. Pjesa perëndimore e enterierit, gjegjësisht mbi portën hyrëse ndodhet galleria. Ndërsa në pjesën jugore dhe perëndimore nga altari gjinden Proskomodia dhe Diakomikoni. Përballë kishës së Shën Gjergjit, gjindet një kishë tjetër me emër Shën Gjergji Runoviç. Kjo kishë (Shën Gjergji Runoviç), ishte shfrytëzuar si objekt konsullate nga Rusia në shekullin XIX. Poashtu shërbente edhe për pritjen e mysafirëve (dmth si shtëpi apo konak). Pastrimi i kishës, Riparimi dhe pastrami i gurëve të dëmtuar në mure, rindërtimi i qemerëve dhe kupolës nga guri, monitmi i drurit, instalimet e elektrike, rindërtimi i enterierit, rindërtimi i konakut qendror dhe shtëpisë së mysafirëve në oborr të Kishës dhe montimi i këmbanave të kishës, janë investimet dhe restaurimet që janë bërë pas përfundimt të luftës në Kosovë.

KISHA E SHËN PREMTËS – KISHA LEVISHKA (R. ISLAM – XHAMIA E XHUMASË)
Zona historike e Prizrenit është një kopsht i gjelbëruar, në mesin e së cilit gjindet objekte të kultit dhe ato fetare që ngjasojnë me lulet që qelin në stinën e pranverës. Në mesin e objekteve fetare në këtë zonë historike, është dhe KISHA E SHËN PREMTËS. Ky objekt fetar, ka prejardhje Bizantine. Janë dhënë mendime nga disa shkencëtarë, se Kisha e Shën Premtës është kishë paleokristiane shek. V-VI.. mbi të gjitha mendohet se objekti në fjalë u ndërtua mbi një objekt paleokristian. Sipas shkencëtarëve, supozohet se themelet e kishës, vihen mbi themelet e tempullit Pagan – Ilir (para erës sonë). Ky tempull ishte përkushtuar për hyjneshën ilire të plleshmërisë dhe lindjes Prema apo Premta. Në mesjetën e vonshme, gjegjësisht me ardhjen e e slavëve në . Kjo kishë u ndërtua në vitin 1306-1307, me mirtimin e mbretit Millutin. Punët e përgjithshme dhe meremetuese u udhëhoqën nga mjeshtrit e njohur të asaj kohe, Nikolla dhe Astrapa. Stili i ndërtimit të kishës në fjalë, u pasurua me shprehje specifike me një arkitekture artistike, dhe një kombinim mes tilit Bizantin dhe atij të kishës së Rashkës.. Pas rindërtimit të kishës nga mbreti Millutin, serbët përdorën emrin e mëparshëm të kishës, por gjithashtu bënë përshtatjen e saj nga Shën Premta në Sveta Petka. Ndërsa emri Levishka, mori emrin në bazë të rrjedhës së Lumbardhit. (pasi që rrjedha e Lumbardhit bëhej në anën e mjtë objektit). Me pushtimin e trojeve shqiptare nga, Perandoria Osmane në vitin 1455-1459, dhe rënia e Prizrenit nën këtë Perandori, nga objekti kishtarë u shëndrrua në xhami. CUMA CAMI (XHAMIA E XHUMASË). Ky emërtim njihet edhe sot e kësaj dite në popull. Faltorja e re u ndërtua mbi planimetrinë e kryqit. Me luftën e parë Ballkanike 1912, ky objekt fetarë, u kthye përsëri në Kishë. Gjatë shëndrrimeve të shuma nga kisha në xhami dhe anasjelltas, objekti përjetoi disa ndryshme si: U suvatuan muret e brendshme, u mbyllen disa dritare, u ndërtua Minarja mbi Kambanare etj. Ndërsa muret e brendshme të kishës janë të pasura me afreska. Shtresa e parë e afreskave i takon periudhës mesjetare Bizantine ku mbizotërojnë shqiponjat dykrenare. Në shtresat e mëvonshme, dominojnë kompozicionet me motive biblike dhe të personaliteteve nga dinastia e Nemanjidëve etj. Në fillimet e saj, kisha ishte trianiatëshe, gjatë rindërtimit të vitit 1306/7 iu shtuan edhe dy kupola me ç’rast formohen pesë aniatat. Atëherë u bënë edhe gërmime arkeologjike në objekt dhe oborr. Kohë pas kohe,janë bërë zjarre djeigie të objektit Brenda dhe jashtë tij. Mirëpo, menjëherë janë bërë ndërhyrje dhe restaurime të objektit dhe afreskave murale. Është i vetmi objekt fetarë në Prizren, që u bë pjesë e UNESCO-s në vitin 2006.

VIJON …

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura