HAZIR MEHMETI: ORË LETRARE NË SHËNIM TË 104 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Vjenë, 26. 11. 2016: Frrokaj:”Ju jeni një potencial me vlera shumë të mëdha dhe pjesë e pandarë shpirtërore e krijuese e historisë së popullit shqiptar”. H.Thurnhofer:“Një takim i bukur artistik muziko-letrar shqiptar…” A. Marku: ”…edhe në Vjenë flitet shqip”. F. Ajeti: “…me krijimtarinë tuaj letrare po bëni historinë..”
Vjenë, 23 nëntor 2016 – Në hapësirat e Galerisë së Arteve “Der Kunstraum” të Vjenës u mbajt orë letrare nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksadër Moisiu”. Është krenari të lexosh në një sallë aq të bukur ku defilojnë artistë, letrar e krijues vendor e kombeve të ndryshme të botës.. Ishte kjo mbrëmje në kudër të “Javëve të Kulturës Shqiptare” në Austri e organizuar nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri (KKShShA) me krytar Januz Saliuka i cili falënderoi mysafirët dhe shoqatat shqiptare në Austri, veprimtarët e palodhur në angazhimin e tyre manifestues tani tradicional në muajin nëntor. Në emër të nikoqirit, “Der Kunstraum”, përshëndeti Hurbert Thurnhofer, i cili mes tjerash tha: “Një takim i bukur artistik e muziko-letrar shqiptar në një ambient të pikturave, fotografive dhe skulpturave të artistëve izraelit në Kunstraum”.

Në emër të organizatorit të Javëve Kulturore përshëndeti Januz Saliuka, kryetar (KKShShA), ndërsa në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve foli Anton Marku, kryetar, i cili dha një historik të shkurtër suksesesh të Lidhjes në jetën e saj pesëvjeçare. “Aktivitetet e shumta letrare të Lidhjes në bashkëpunim me shoqata vendore e kombesh të ndryshme kanë bërë që edhe në Vjenë të flitet shqip”, tha ndër të tjera ai. Aktivitetin e nderuan me praninë e tij edhe Zëvendësministri në Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës, z. Janez Frrokaj, i cili uroj festën të pranishmëve. Ai mes tjerash tha: “ Ju uroj Ditën e Pavarësisë dhe ju përgëzoj për punën e juaj në organizimin e kësaj ore letrare me rastin e Ditës së Flamurit. Diaspora shqiptare me dekada ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe ka mbajtur të gjallë jetën kulturore, politike, sociale në trojet tona shqiptare. Ju jeni një potencial me vlera shumë të mëdha dhe pjesë e pandarë shpirtërore e krijuese e historisë së popullit shqiptar. Miqësia Shqiptaro – Austriake ka rrënjë të thella në historinë tonë, që nga koha e Gjergj Kastriotit duke vazhduar me Pjetër Bogdanin dhe kulmuar me Aleksandër Moisiun, emrin e të cilit me krenari e mbanë lidhja e juaj. Këtu u shkolluan emra të njohur në histori e kulturën shqiptare, njëri nga të cilët ishte albanologu Eqrem Çabej”. Më tej ai foli edhe për programet e dikasterit të tij lidhur me diasporën dhe veçanërisht mbi ruajtjen e gjuhës shqipe dhe hapjen e qendrave të kulturës. Në emër të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Austri Sami Ukelli përshëndeti Sekretari i Dytë pranë kësaj Ambasade, Faruk Ajeti: “Me krijimtarinë tuaj që bëni në Austri, jeni duke bërë histori të krijimtarisë suaj dhe ajkës së intelektualëve në Austri”, -tha mes tjerash ai. Nga Dibra e Madhe ishte një mysafir i veçantë, mësuesi veteran dhe veprimtar Petrit Marku. Programin e udhëhoqi me shije Jehona Muja-Sukaj. Mbrëmja artistike u pasurua nga pikat muzikore nga tenori i njohur në Vjenë Faik Hundozi i përcjellë me kitarë nga Alfred Dushi. Instrumentisti Afrim Makolli luajti një melodi tradicionale me fyell. Me recitime u paraqitën: Vjollca Koni e cila lexoi poezinë “Tempulli i Lirisë” kushtuar Prekazit legjendar e cila shkaktoi emocione tek të pranishmit, poezinë “Do bëhem erë” dhe” tregimin “Unë vajza e babës jetim”. Në fund poetja la një porosi: “Kushdo ta ndiej peshën e krenarisë e dhembjes, le ta viziton Prekazin ku ranë për liri gjenerata nga foshnja gjashtë muajsh deri tek ai nëntëdhjetë vjeç.” Me lexime u paraqit dhe Driton Smakaj shkrimtari shqiptar i cili jeton në Hungari, ; Arton Hyseni (recitim); Tahir Turkaj interpretoi poezinë “Nëna Terezë”; Hazir Mehmeti lexoi tregim nga përmbledhja “Kohëthyerja”. Besim Xhelili lexoi poezi nga veprat e botuara tani dhe Anton Marku një tregim dhe disa poezi nga përmbledhja e tij e fundit. Në këndin e botimeve të reja u prezantuan shumë krijues me librat e rinj. Në fund për të pranishmit u dha një koktej rasti.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura