Prizren, 17 qershor 2020:
URA E GURIT
Ura e vjetër e gurit në Prizren, gjendet në pjesën (qendrën) e qytetit të vjetër. Vlen të përmendet se përmes kësaj ure kalon Lumi i Bardhë. Pretendohet që në bazë të materialit, teknikës dhe stilit të urës, Ndërtimi i saj mendohet të jetë bërë në fund të shek. XV ose në fillimi të shekullit të XVI. Në pjesën lindore të urës, gjendet Ura e Arastës, kurse në pjesën perëndimore gjendet Ura e Lanetit. Mendohet që në vitin 1979, ishte në vërshim i madh i lumit, ku shkaktoi rrënimin e urës në tërësi.Pas një mobilizimi të atëhershëm qytetar të Prizrenit, dhe sipas projektit të hartuar nga M. Gojkoviq, (ing.), me datë 5 qershor 1982 fillojnë punimet për rindërtimin e saj. Pas 3 vitesh ndërtimi, urës iu kthye normaliteti. Duke u mbështetur në vlerat dhe trashëgiminë kulturore dhe arktitektonike të kësaj ure, ruhen edhe traditat dhe kultura jonë shumë shekullore në Prizren.
SAHAT KULLA
Sahat Kulla (Ora e qytetit), u ndërtua në vitin 1498, gjegjësisht në shekullin e XV. Ndërtuesi (themeluesi) i këtij objekti është Shemsedin Ahmet Beu. Ky object ka shërbyer për ti orientuar qytetarët për llogaritjen e kohës. Poashtu, ky object, ka shërbyer si Hamam (Banjo – në kohën e Perandorisë Osmane), dhe këtë mund ta shfrytëzonin vetëm shtresat e larta shoqërore në atë kohë. Vlen të theksohet se, në mungesë të fakteve dhe burimeve të shkruara, nuk dihet se deri në cilin vit është përdorur si hamam. Por mendohet se funksionin e tij fillestar në mesin e shek. XIX, është ndërtuar Kulla e Sahatit. Ndërtuesi i kSahat Kullës, është Eshref Pashë Rrotullit. Në bazë të këtij fakti mund të konstatohet se hamami ishte pjesërisht i rrënuar që në shek. XIX. Pas luftërave të fundit në Kosovë, Objekti ishte lënë pas dore dhe shfrytëzohej nga banorët përreth si depo. Në vitin 1972 kur filluan punët restauruese dhe konservuese. Pas 3 viteve restaurim dhe konsverim i këtij objekti, Sahat Kulla kthehet në muze të qytetit të Prizrrenit. Pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, në këtë object është i vendosur Muzeu Arkeologjik i Prizrenit, ku ruhen të dhëna historike dhe artefakte të ndryshme që tregojnë rëndësinë shumë shekulore të Prizrenit. Muzeu gjithashtu trajton materialin arkeologjik nga lokalitete arkeologjike të regjionit të Prizrenit, gjegjësisht nga komuna e Prizrenit, Dragashit, Rahovecit dhe Suharekës. Të gjitha materilaet janë të prezentuara dhe kanë një diapazon kronologjik të gjerë që nga neoliti i hershëm, eneoliti, periudha e bronzit, periudha e hekurit, periudha romake, mesjeta e hershme dhe mesjeta e vonë. Objekti ka formë drejtkëndëshe dhe është ndërtuar me gurë të ndryshëm dhe tulla, ndërsa si material lidhës është përdorur llaçi gëlqeror. Kulmi ka shtatë kupola dhe tri qemerë, dhe të gjitha janë të mbuluara me pllaka të plumbit.
HAMAMI I GAZ MEHMET PASHËS – MONUMENT KULTURE
Hamami i Gaz Mehmet Pashës u ndërtua në vitin 1563-1574, nga Mhmet Pasha i Shkodrës. Ky object gjindet në qendër të qytetit të Prizrenit. Në vitin 1833, në këtë janë bërë restaurime, ku është e vendosur edhe pllaka për restaurimin e tij nga vëllezërit Tahir dhe Mehmet Rrotulli. Poashtu, vlen të përmendet se Hamami gjendet në kuadër të ansamblit arkitektonik të themeluar nga Gazi Mehmet Pasha, ku gjenden Xhamia e Bajraklisë, shkolla e mesme (medresa), shkolla fillore (mejtepi), biblioteka dhe mauzoleumi (tyrbja).
Ky object (Hamami) është i llojit “çifte hamam” që është përdorur nga të dy gjinitë në të njëjtën kohë. (kjo vlente për shtresën e lartë të perandorisë Osmane). Është ndërtuar me gurë të ndryshëm. Pjesa e hamamit për meshkuj është pak më e madhe se pjesa tjetër për femra. Hamami ka të gjitha hapësirat që kanë hamamet e këtij lloji, pra përbëhet prej pjesës hyrëse (pjesa për pritje si dhe për pije), pjesës së garderobës, pjesës qendrore ku bëhej larja, djersitja, dëfrimi si dhe pjesës së kaldatores që gjendet në pjesën jugore të objektit. Hamami është ndërtuar nga gur të ndryshëm në kombinim me tulla. Muret kanë një trashësi rreth 90 cm, të suvatuara nga ana e brendshme. Pullazi i objektit ka dy kupola të ndërtuara mbi tambure, në pjesën e ftohtë (pritja) dhe nëntë kupola të vogla që janë mbi pjesën e ngrohtë të Hamamit. Pjesa e garderobës dhe kaldatores është e mbuluar me qemerë. Mbulesa është me tjegulla në pjesën e ftohtë, ndërsa me pllaka të plumbit në pjesët tjera. Hamami deri në vitin1964, ka qenë i rrethuar me locale të ndryshme, mirëpo me kalimin e kohës janë liruar ato hapësira për shkak të restaurimit të objektit në tërësi. Poashtu, edhe në vitet e 70 të shek. XX janë bërë përsëri disa restaurime në këtë object. Pas përfundimit të luftes, gjegjësisht në vitin 2000, pjesa e ftohtë e Hamamit përdoret për aktivitete të ndryshme Hamami I Gaz Mehmet Pashës, paraqet njërën prej ndërtesave më karakteristike të periudhës Osmane në Prizren, me rëndësi të jashtëzakonshme historike, religjioze, arkitektonike, shoqërore dhe mjedisore.
VIJON…
_____________
MA.SC.PEDAGOGE, ARGJIRA UKIMERI: TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN (I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10170