MBISHKRIME ME EMËRTIMET: “ALBANOPOLIS” DHE “ALBANOI”

MBISHKRIME ME EMËRTIMET: “ALBANOPOLIS” DHE “ALBANOI”

Burimet antike

• Hekateu i Miletit [*] (shek. VI p.e.s.)

Hekateu përmend një fis të quajtur Abroi që jetonte në rajonin e Shqipërisë së sotme veriore. Disa studiues mendojnë se “Abroi” mund të ketë lindur nëpërmjet metatezës së “Arboit”, duke sugjeruar një lidhje me Albanoi të quajtur më vonë.

[*] Hekataeu i Miletit ( rreth vitit 550 pes – rreth 476 pes), djali i historianit Hegesandros nga qyteti i Delfit. Edhe Hekataeu ishte një historian dhe gjeograf. Ai punoi në Milet midis viteve 560 dhe 480 para Krishtit.

***

• Klaudi Ptolemeu [**] (shek. II pas Krishtit)

Në veprën e tij “Geographia”, Ptolemeu identifikon një fis ilir të quajtur Albanei dhe një qytet të quajtur Albanopolis, pranë lumenjve të sotëm Mat dhe Shkumbin në Shqipërinë qendrore.

[**] Klaudi Ptolemeu (rreth vitit 100 –  rreth vitit 170 pas Krishtit) ishte një Matematikan, gjeograf, astronom, astrolog, teoricien muzike dhe filozof. Jetoi në Aleksandri në provincën romake të Egjiptit. Në veçanti, tre veprat e tij mbi astronominë, gjeografinë dhe astrologjinë konsideroheshin vepra shkencore standarde dhe koleksione të rëndësishme të dhënash në Evropë deri në periudhën e hershme moderne. Ptolemeu është përfaqësuesi më i rëndësishëm i botëkuptimit gjeocentrik.

Dëshmi epigrafike

Mbishkrimi në Gornjo Sonje me “Albanopolis”

Ndërkohë që vlonin lajmet për gjetjen e mbishkrimit Dardanus në Shkup, sakaq në kryeqytetin e sotëm të Maqedonisë bashkëkohore, dhe kryeqytetin e dikurshëm të Dardanisë së lashtë, është gjetur qysh në vitin e largët 1930, pranë lagjes Nerez dhe malit të Vodnos, më saktësisht në Gorno Sonje, një mbishkrim ku flitet saktësisht për qytetin ilir të Albanopolisit, epiqendrën e gjenezës së ilirëve sipas historianëve të lashtë me në krye Ptolemeun (arsyeja përse sot të huajt na quajnë akoma Albanians).

Në këtë mbishkrim të gjetur në një çezmë të braktisur, që i përketë shekullit I ose II pas Krishtit, përmendet “Albanopolis”. 

Në tekst thuhet: “POSIS MESTYLU F[ILIUS] FL[AVIA] DELVS MVCATI F[ILIA] DOM[O] ALBANOP[OLI] IPSA DELVS,” që në shqip domethënë: “Posis Mestylu, i biri i Flavias, të bijës së Delus Mukatit, me vendbanim në Albanopolis”.

Në këtë mbishkrim të datuar mes viteve 71-130 pas Krishtit, me rëndësi thelbësore për gjurmët ilire në trevat shqiptare, kemi njëherësh përmendjen e disa emrave dhe mbiemrave ilirë, krahas theksit të veçantë mbi prejardhjen nga Albanopolisi, diçka rrallëherë të hasur tjetërkund.

Mbishkrimi i Stobit me “Albanoi”

Stobi ishte një qytet antik i Paionisë, i cili më vonë u bë kryeqyteti i provincës romake të Maqedonisë Salutaris. Ndodhet afër Gradsko, Maqedoni, në rrugën kryesore që çon nga Danubi në Detin Egje dhe konsiderohet si vendi më i famshëm arkeologjik. Stobi u ndërtua aty ku Erigon (lumi Crna) derdhet në Axios (Vardar), duke e bërë atë me rëndësi strategjike si qendër tregtare dhe luftarake.

• Mbishkrimi i Stobit: Mbishkrim i shekullit II ose III pas Krishtit në Stobi (sot Maqedonia e Veriut), përmend emrin “Albanos. “Në tekst thuhet: “FL (AVIO) ALBANO TE TEKNO EMILIANOS ALBANO (S) MEMORY (AJO) (CHARIN)” përkthyer në shqip: “Në kujtim të Flavios Albanos, djalit të tij Aemilianos Albanos.”

Këto përmendje dhe mbishkrime sugjerojnë se në kohët e lashta ka pasur fise ose vende, emrat e të cilëve fonetikisht ishin të ngjashëm me termat e sotëm “shqiptar” ose “Albania”.

***

Diplomati ametikan, George Fred Williams (10 korrik 1852 – 11 korrik 1932), në vitin 1914, ka shkruar për shqiptarët: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve të mitologjisë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin pellazgë”.

________

https://de.m.wikipedia.org/wiki/Hekataios_von_Milet

***

https://www.britannica.com/biography/Hecataeus-of-Miletus

***

https://en.m.wikipedia.org/wiki/Ptolemy

***

https://www.propylaeum.de/recherche/edh

***

https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Albanopoli

***

https://en.m.wikipedia.org/wiki/Origin_of_the_Albanians

***

https://deutsch.wikibrief.org/wiki/Stobi

***

https://de.thebrainchamber.com/stobi

***

Sheradin Berisha © Pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura