MEHMET HAJRIZI: ‘LIRIA’ ORGAN I OMLK-së (14)

Pashtriku, 18 Korrik 2019:
3.6 GRK: Materiale
Në “Zëri i Kosovës”, “Pararoja”, “Liria”, në materialet interne të Organizatës dhe në traktet e shumta që shpërndaheshin në vendbanime, në institucione e në ndërmarrje, shkruheshin artikuj teorikë, demaskues, shpjegues e investigues, bëheshin vështrime, komente politike, analiza e përkujtime në nderim të ngjarjeve të mëdha historike e të vlerave të traditës së Lëvizjes Shqiptare.
O
rgani “Pararoja” ishte në fakt vazhdim i “Zëri i Kosovës”, të cilit pas një vit botimi, iu ndërrua emri. Shumë nga artikujt e organit “Pararoja” dhe të numrave të “Zëri i Kosovës” nga 3 e tutje, janë botuar në përmbledhjen e Organizatës, me titull “Materiale”, Prishtinë, 1978. As ky botim nuk ndodhej nëpër duar, por kohët e fundit u gjet në arkivat e policisë e gjyqësisë jugosllave dhe ndodhet në Arkivin e Kosovës. Një ekzemplar i këtij botimi duhet të jetë diku në arkivat e Shqipërisë, sepse më 1978 është dërguar atje. Gjetja e këtij ekzemplari ka rëndësi, jo vetëm se është më i lexueshëm, por edhe për faktin se është i vetmi që ka të shënuar pseudonimet e autorëve.

Artikuj nga kjo përmbledhje janë ribotuar edhe në disa nga numrat e organit “Pararoja” të viteve tetëdhjetë.
Përveç shtypit klandestin, shfrytëzohej edhe ai legal, për aq sa ishte e mundur që edhe atje të depërtonte propaganda revolucionare e kohës. Një kontribut të veçantë përbënte atëherë organi studentor “Bota e re”, por edhe botime të tjera si “Përparimi”, “Jeta e re”, etj. Disa nga veprimtarët, duke qenë gazetarë profesionistë, si Kadri Zeka, Hydajet Hyseni, Berat Luzha etj., shfrytëzonin mediat ku punonin për të përhapur idetë e lirisë e të bashkimit kombëtar.
Më poshtë paraqiten titujt e punimeve në publikimin GMLK-së “Materiale“, 1978 dhe autorët e tyre, pasi janë konsultuar veprimtarët për autorësinë.
Nr. Autori Titulli punimi
1 Mehmet Hajrizi
Xehetarët e “Trepçës” Artikull
2 Jakup Krasniqi dhe Jahir Hajrizi
Gjendje e rëndë në ekonominë e Kosovës Artikull
3 Mehmet Hajrizi
Disiplina Artikull
4 Mehmet Hajrizi
Në prapaskenën titiste fshihen qëllime antishqiptare Artikull
5 Mehmet Hajrizi
Letër të gjithë shokëve Artikull
6 Gani Sylaj
Për një disiplinë të hekurt në radhët tona Artikull
7 Hydajet Hyseni
Maskarada e pasigurisë evropiane Artikull
8 Kadri Zeka
Kthesë e madhe në historinë e lëvizjes komuniste (Revolucioni i Tetorit) Artikull
9 Mehmet Hajrizi
Kongresi VII i PPSH edhe një tjetër fitore historike e partisë dhe popullit shqiptar Artikull
10 Mehmet Hajrizi
Zëri i tradhtarëve nuk është zëri i popullit tonë Artikull
11 Mehmet Hajrizi
Tradhtarët mbrojnë interesat e pushtuesve, te të cilët janë të shitur dhe jo interesat e popullit Artikull
12 Kadri Zeka
Kushtetuta e RPSSH, dokument i rëndësishëm juridik, politik dhe ideologjik Artikull
13 Berat Luzha
Trim tribun i vegjëlisë (Bajram Curri)
Artikull
14 Mehmet Hajrizi
Kritika dhe autokritika, armë të fuqishme në duart tona Artikull
15 Mehmet Hajrizi
Mekanizëm i rrezikshëm i fuqive imperialiste për sundim në Evropë Artikull
16 Mehmet Hajrizi
Lufta ilegale, formë kryesore e veprimtarisë sonë Artikull
17 Berat Luzha
Asgjë nuk mund ta largojë popullin e Kosovës nga rruga e revolucionit Artikull
18 Hydajet Hyseni
Teoria e “Tri botëve”, një teori oportuniste e kundërrevolucionare Artikull
19 Mehmet Hajrizi
Papunësia, plagë e rëndë për popullin e Kosovës Artikull
20 Berat Luzha
Disa fjalë mbi gjendjen e rëndë në bujqësinë e Kosovës Artikull
21 Hydajet Hyseni
Disa udhëzime për konspiracionin Artikull
22 Haxhere Hajrizi
Politika antishqiptare e revizionizmit jugosllav Artikull
23 Ismail Syla
Letërsia jonë, letërsi revolucionare dhe militante Artikull
24 Mehmet Hajrizi
Shqipëria nuk është përkulur dhe nuk do të përkulet kurrë para asnjë armiku Artikull
25 Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Artikull
26 Hydajet Hyseni
Në ty shoku im i barrikadave Poezi
27 Jahir Hajrizi
Arbëri e vogël Poezi
28 Ismail Syla
Në jetën time Poezi
29 Hydajet Hyseni
Amanet i brezave Poezi
30 Hydajet Hyseni
Ne dhe ju Poezi
31 Hydajet Hyseni
Lakuriqët Poezi
32 Hydajet Hyseni
Letra e të burgosurit Poezi
33 Hydajet Hyseni
Lirisë Poezi
34 Gani Sylaj
Lufta jonë Poezi
35 Ismail Syla
Rinia jonë Poezi
36 Ismail Syla
Ne bijtë tuaj, baballarë Poezi
37 Hydajet Hyseni
Të ngritemi vëllezër Poezi
38 Hydajet Hyseni
Po ngrihet në Kosovë Poezi
39 Mehmet Hajrizi
Ne, punëtorët dhe fshatarët Poezi
40 Ismail Syla
Rinia ime Poezi
41 Hydajet Hyseni
Pishtarë të lirisë Poezi
42 Hydajet Hyseni
Ti nënë Shqipëri Poezi
43 Hydajet Hyseni
Dritë në errësirë Poezi
44 Hydajet Hyseni
Egërsirat në aksion Poezi
45 Hydajet Hyseni
Tradhtari Poezi
46 Hydajet Hyseni
Këngë në duet Poezi

3.7 “Liria”
Në Kosovë, liria e fjalës dhe e shtypit ndaloheshin në masë rigoroze, sepse armiku synonte obskurantizmin kulturor dhe politik te shqiptarët. Në Kodin Penal përfshihej delikti verbal, për të cilin parashiheshin dënime të rënda me burg, kurse në Kosovë ndëshkimi shumëfishohej, zakonisht duke e lidhur edhe me nene e paragrafë të tjerë ligjorë të rrezikshmërisë së lartë. Censura e rreptë i mbyste në embrion përpjekjet për të thënë të vërtetën në mediat legale.
Zhvillimi i shtypit klandestin, në të cilin mund të thuhej e vërteta e plotë pa u censuruar, nivelin më të lartë në Kosovë e arriti me botimin e organit “Liria”, i cili dilte në disa mijëra ekzemplarë, pa llogaritur riprodhimin që i bënin vetë lexuesit e shumtë. Para saj kishin filluar së botuari, por jashtë atdheut edhe organe të tjera të organizatave simotra, si “Bashkimi” i Frontit të Kuq, “Lajmëtari i Lirisë”, që drejtohej nga Jusuf Gërvalla dhe më pas “Revolucioni” i PKMLSHJ etj. “Liria” ishte organ i OMLK dhe filloi të botohej më 1980. “Liria” përgatitej dhe redaktohej në Kosovë, por nën përkujdesjen e Kadri Zekës botohej jashtë, me teknikë moderne dhe shpërndahej në Kosovë e në mërgatë. Pa Kadri Zekën “Liria” nuk do të mund të botohej në atë formë dhe në atë tirazh, por roli i tij në këtë ndërmarrje serioze dhe të vështirë, ka qenë i një rëndësie të veçantë edhe në përmbajtjen e saj.
Jusuf Gërvalla, pasi filloi bashkëpunimin me “Lirinë”, e pushoi botimin e “Lajmëtarit të Lirisë”. Po kështu veproi edhe Fronti i Kuq me “Bashkimin”. Në revistën e tij “Lajmëtari i Lirisë”, Jusuf Gërvalla shkruante: “Këto ditë na ra në dorë numri i parë i revistës ilegale kosovare “Liria”, organ i marksistë-leninistëve të Kosovës. Duke u nisur nga përmbajtja e saj, nga qëndrimi marksist-leninist në të shqyrtuar të temave të qëlluara vitale, si dhe nga gjuha e stili përkatës, shumë i pëlqyeshëm, si dhe nga entuziazmi për punën e ndershme të autorëve të kësaj reviste, të gjithë lexuesve tanë u rekomandojmë ta gjejnë e ta lexojnë me kujdes ‘Lirinë”.1 Me t’u njohur me Kadriun, Jusuf Gërvalla nga numri i tretë filloi ta ndihmonte “Liria”-n me artikuj dhe sidomos me përkujdesje teknike, kurse pas ngjarjeve të vitit 1981, ai ngarkoi me detyrë bashkëveprimtarin e vet Haxhi Berishën, i cili bashkë më Hasan Malajn sollën mijëra ekzemplarë të “Liria”-s në Kosovë.2
Traktet, materialet, “Zëri i Kosovës”, “Pararoja” dhe në mënyrë të veçantë “Liria” kanë pasur rol të pazëvendësueshëm për sqarimin, frymëzimin dhe mobilizimin e popullit të Kosovës për të rezistuar kundër pushtuesit. Mjafton të shikohen titujt e disa artikujve të shkruar nga anëtarët e Organizatës, për të parë si trajtoheshin aspektet e robërisë në Kosovë dhe si tregohej rruga e vërtetë e çlirimit.
“Liria” ka qenë një nga sqaruesit kryesorë të popullit të Kosovës për gjendjen e tij dhe për rrugën që duhej të ndiqte. Roli i saj në krijimin e klimës për përgatitjen e demonstratave të vitit 1981 ishte shumë i madh dhe i pazëvendësueshëm. Te “Liria”, ndonëse objektivi programor ishte bashkimi i kombit, propagandohej edhe ideja e Republikës së Kosovës, si një zgjidhje e ndërmjetme dhe formë për ta barazuar popullin shqiptar me popujt e tjerë konstituivë të ish Jugosllavisë. Thelbi i çështjes shqiptare në hapësirën e ish Jugosllavisë ka qenë e drejta e popullit shqiptar, për të qenë i barabartë me popujt e tjerë. Për të fituar këtë të drejtë, që do të thoshte vetëvendosje deri në shkëputje, OMLK po përgatitej për demonstrata por edhe për luftë të armatosur.
Sikurse edhe te përmbledhja “Materiale” e te traktet e shumta, “Liria” botonte artikuj me analiza ekonomike, politike, nacionale e shoqërore në funksion të sqarimit, emancipimit politik të masave dhe përgatitjes së tyre për revolucion të armatosur. E përbashkëta e këtyre shkrimeve ishte fryma revolucionare dhe patriotike, qartësia e analizës, gjuha popullore e kombinuar me atë akademike dhe demaskimi e fshikullimi i politikës pushtuese.
Në kryeartikullin e numrit të parë të “Liria”-s, me titull “Liria”, në tetor të vitit 1980 thuhej:
“Liri! Liri thërrasin sot të gjithë popujt e robëruar të botës…Të gjithë shtypësit e robëruesit kudo në botë¬ fundin e tyre do ta gjejnë në zjarrin e madh të luftës popullore.
Liri! Liri thirri në shekuj populli shqi¬ptar për Atdheun e tij të dashur. Gjaku lumë u derdh për lirinë e shtrenjtë në tokën e shqipes.
Liri thërret sot Kosova e robëruar, Koso¬va e shumëvuajtur e martire, Kosova trime. Bij¬të e Kosovës luftuan në shekuj për liri, kun¬dër armiqve të shumtë e të egër që lakmonin fushat tona të gjera, malet tona të bukura, pasuritë e shumta që ka në vete toka jonë e dashur. Me këto lakmi të çmendura krajlët e Serbisë e Malit të Zi, me ndihmën e imperi¬alizmit evropian, me gjithë luftën heroike të popullit shqiptar, arritën të shkëpusin nga trungu i Shqipërisë gati gjysmën e saj dhe ta fusin nën robërinë e tyre të egër.
Të nisur nga këto lakmi krajlët revizi¬onistë të Beogradit me tradhti dhe me hekur e zjarr e futën sërish nën një robëri të re po aq të egër popullin e Kosovës dhe viseve shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi.
Por, populli ynë, që në historinë e tij nuk iu nënshtrua kurrë asnjë robëruesi, sigu¬risht që nuk u pajtua asnjëherë me sunduesit e rinj revizionistë e shovinistë të tërbuar. Prandaj, populli shqiptar në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi ka luftuar vazhdimisht dhe lufton pa pushuar, në forma të ndryshme, kundër push¬tuesve të sotëm revizionistë, për çlirim kom¬bëtar e shoqëror. Kjo luftë do të rritet gji¬thnjë e më shumë, do të zgjerohet e thellohet çdo ditë. Ajo do të marrë zjarr e do t’i djegë në flakën e saj armiqtë e tradhtarët dhe do t’i sjellë fitoren e sigurt popullit tonë, lirinë e ëndërruar në shekuj. Kosovën pa push¬tues, pa shtypës e shfrytëzues, të lirë e të bashkuar me Atdheun socialist do ta bëjë ve¬tëm gjaku i pastër i bijve më të mirë të saj.
Organi “Liria” po del me qëllim që ta ndihmojë këtë luftë të popullit tonë për të drejta e liri.
“Liria” në gjithë punën e saj do të frymëzohet nga aspiratat e larta të popullit…
“Liria” do të jetë një tribunë e vërtetë që ka për qëllim të ndihmojë bashki¬min e gjithë popullit në luftë kundër pushtu¬esve dhe tradhtarëve.
“Liria” do të luftojë pa mëshirë kundër armiqve të popullit tonë dhe do të demasko¬jë propagandën e poshtër demagogjike e masht¬ruese të tyre.
“Liria” do t’i tregojë popullit qartë ci¬lët janë armiqtë e vërtetë të tij, kush i rrëmbeu lirinë, kush e vrau dhe e mashtroi, kush e dëboi nga vatrat e veta, kush e varfëroi dhe e çoi në këtë gjendje të mjeruar, kush i për¬plas nëpër burgjet e errëta jugosllave bijtë e tij, kush e shtyp dhe e shfrytëzon kaq egër¬sisht dhe do t’i tregojë cila është rruga e shpëtimit nga robëria e tmerrshme.
“Liria” do t’i mbrojë me guxim interesat e popullit tonë të robëruar para çdo armiku.
“Liria” jonë do të jetë gjithë jetën tri¬bunë e së vërtetës, e drejtësisë dhe zëri i lirisë së vërtetë të popullit tonë.
“Liria” do të punojë e luftojë me vullnet të hekurt për edukimin dhe kalitjen e popu¬llit me një patriotizëm të flaktë e revolu¬cionar.
“Liria” do të ngrejë lart me krenari tra¬ditat e shkëlqyera luftarake të së kaluarës së lavdishme të popullit tonë, përpjekjet e luftërat e tij për liri e bashkim kombëtar.
“Liria” do të pasqyrojë urrejtjen e ma¬dhe që ka mbushur gjokset shqiptare kundër regjimit shtypës e shfrytëzues, luftën e popullit që bëhet në forma të ndryshme kundër këtij regjimi, do t’i sqarojë masat mbi gjendjen brenda dhe jashtë vendit si dhe do t’i orien¬tojë ato në situatat e ndryshme…
Këtë mision ka “Liria” jonë”.3 Numri i parë i “Liria”-s qe shumë i suksesshëm, sepse u përhap shpejt dhe lexohej dorë më dorë, komentohej e analizohej dhe shumë patriotë kërkonin të lidheshin me të. U botuan gjithsej gjashtë numra të “Liria”-s, nga tetori i vitit 1980 deri në dhjetor të vitit 1981.
Në numrin vijues “Liria” shkruante: “Se sa shumë efekt ka pasur propaganda tradhtare kundër nesh në popull tregon më së miri organi ynë ‘Liria’. Armiku do të dëshironte sigurisht që populli këtë organ ta hidhte tej, të mos e lexonte dhe t’ia dorëzonte atij. Por ç’ndodhi ? Populli e mori ‘Lirinë’, e lexoi e po e lexon dorë me dorë, po e ruan si sytë që të mos bjerë në dorë të armikut, e bile edhe e ka shumëzuar në kopje të reja. Nëse armiku ka arritur të shtjerë në dorë ndonjë kopje, kjo ka ardhur nga ndonjë frikacak i rrallë që rastësisht i ka rënë në dorë. Përse ‘Liria’ u bë kaq e dashur për popullin që në numrin e saj të parë? Është e qartë: ‘Liria’ nuk është organ i armiqve të popullit, i reaksionarëve etj., por i bijve të vërtetë të popullit… ‘Liria’ shpreh aspiratat e popullit tonë të etur për liri, ajo është tribunë e vërtetë e popullit tonë të robëruar. Porosisim çdo patriot, çdo shqiptar të ndershëm, gjithë popullin, që ta lexojë e ta përhapë ‘Lirinë’, që ky organ të bëhet pjesëtar i pandarë i çdo vatre shqiptare, rreze drite në këto net të gjata robërie”.4
Më poshtë paraqiten përmbajtja e gjashtë numrave të “Liria”-s, dhe autorët e punimeve, aq sa është arritur të identifikohen nga vetë veprimtarët.
“Liria” nr. 1, tetor 1980
Autori Titulli Punimi
Mehmet Hajrizi
“Liria” Artikull
Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e parë
Hydajet Hyseni
Asnjë masë e revizionistëve nuk mund ta mposhtë popullin tonë heroik Artikull
Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e dytë
Enver Hoxha
Zemra jonë lëngon për ta Fjalë
Berat Luzha
Gjendje e rëndë në ekonominë e Kosovës Artikull
Kadri Zeka
Një faqe e lavdishme e luftës për liri e pavarësi Artikull
Jakup Krasniqi
Vepër me rëndësi të madhe teorike dhe praktike Artikull
Kadri Zeka
Libër i ri i shokut Enver Hoxha
Shënim
Kadri Zeka
Populli afgan do të fitojë Artikull
Kadri Zeka
Diktatura fashiste nuk mund ta mposhtë popullin turk Artikull

“Liria” nr. 2, dhjetor 1980
Autori Titulli Punimi
Mehmet Hajrizi
Kush janë luftëtarët e lirisë në Kosovë dhe ç’duan ata? Artikull
Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e parë
Hydajet Hyseni
Të burgosurit kosovarë të kthehen në Kosovë Artikull
Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e dytë
Enver Hoxha
Plagë e hapët që kërkon shërim Pjesë
Kadri Zeka
Çështja për të cilën luftoi Ali Kelmendi do të triumfojë edhe në Kosovë Artikull
Hydajet Hyseni
Jemi shqiptarë e asgjë tjetër Artikull
Jakup Krasniqi
Hapat kilometër të Shqipërisë socialiste Artikull
Shtypi shq. Grafikë në faqen e tetë
Berat Luzha
Krizë e degjenerim në Jugosllavinë titiste Artikull
Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e njëmbëdhjetë
Hydajet Hyseni
Maskaradë e pasigurisë evropiane Artikull
Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e dymbëdhjetë

“Liria” nr. 3, maj 1981

Autori Titulli Punimi
Hydajet Hyseni
Lufta e popullit tonë është e drejtë dhe do të triumfojë Artikull
Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e parë
Mehmet Hajrizi
Tradhtarët shqiptarë mbrojnë interesat e pushtuesve Artikull
Kadri Zeka
1 Maji i këtij viti e gjeti Kosovën në llogore lufte Artikull
Enver Hoxha
Grupi titist është një grup trockistësh dhe renegatësh Fjalë
Autor i panjohur Ai ra për të mos vdekur kurrë Artikull
Kadri Zeka
Punëtorët kosovarë në perëndim shpalosin flamurin e luftës Artikull
Sonja Ibishi Pjesë nga fjala e një motre kosovare, mbajtur në mitingun protestues në Dyseldorf të Gjermanisë
Fjalë
Jusuf Gërvalla
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë u bë nën hijen e tankeve Artikull
Jusuf Gërvalla
Kosovë sa hije të ka xhamadani i trimërisë! Artikull
Kadri Zeka
Jehona e ngjarjeve të Kosovës në shtypin e huaj Artikull

“Liria” nr. 4-5 1981

Autori Titulli Punimi
Mehmet Hajrizi
Përpara drejt fitores! Artikull
Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e parë
Hydajet Hyseni
Jemi patriotë s’jemi shovinistë Artikull
Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e pestë
Berat Luzha
Populli shqiptar në Jugosllavi asnjëherë nuk vendosi për fatin e tij Artikull
Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e nëntë
Jusuf Gërvalla
Tradhtarët e vjetër dhe tradhtarët e rinj Artikull
Enver Hoxha
Jugosllavët të vrasin natën e të qajnë ditën Fjalë
Autor i panjohur Dëshmi e kalbëzimit të “Vetadministrimit” titist Artikull
Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e pesëmbëdhjetë
Nezir Myrtaj
Thellohet kriza ekonomike në Kosovë Artikull
Autor i panjohur Grafikë në faqen e shtatëmbëdhjetë
Kadri Zeka
Suksese dhe perspektiva madhështore (40 vjetori i themelimit të Partisë) Artikull
Hydajet Hyseni
Zemra speciale Poezi
Hydajet Hyseni
Të gjithë shqiptarët-Mic Sokola Poezi
Nasho Jorgaqi
Atentat kundër Perandorit Artikull
Kadri Zeka
Letër e hapur punëtorëve në mërgim Letër
Hydajet Hyseni
Portret në faqen e njëzetetretë
Jusuf Gërvalla
Shqipja bën edhe pa gjëmë, i mjafton lavdia Poezi
Kadri Zeka
Ndihma për Kosovën Njoftim
Kadri Zeka
Njoftim Njoftim

“Liria” nr. 6, dhjetor 1981

Autori Titulli Punimi
Nezir Myrtaj
Dënimet e rënda nuk mund ta frikësojnë popullin tonë Artikull
Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e parë
Hydajet Hyseni
Letra e të burgosurit Poezi
Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e dytë
Hydajet Hyseni
Jetën e japim-flamurin se japim Artikull
Nezir Myrtaj
Përleshje në mes policisë serbe dhe qytetarëve në Podujeve Artikull
Berat Luzha
Lavdi o ju trima, që ratë për Atdhe Artikull
Mehmet Hajrizi
Kongresi i fitoreve Artikull
Enver Hoxha
Nga fjala në Kongresin VIII të PPSH Fjalë
Kadri Zeka
Edhe një akt i poshtër shovinist Artikull
Hydajet Hyseni
I mbyturi kapet edhe për (!) Feje Artikull
Hydajet Hyseni
Grafikë (D. Ristiq) f. 9

Hydajet Hyseni
Grafikë në faqen e nëntë (I mbyturi…)
Berat Luzha
Poet i madh revolucionar (Migjeni)
Artikull
Ismail Syla
Shqipja e furtunës (Naser Hajrizit)
Poezi
Ismail Syla
Rinia ime Poezi
Teuta Hadri
Dy yjeve të pashuara Poezi
Autor i panjohur Kosovë Poezi
Hydajet Hyseni
Kosovarë dhe kosovare Poezi
Nezir Myrtaj
Demagogjia nuk mund ta mbulojë dhunën dhe terrorin Artikull
Kadri Zeka
Asnjë pëllëmbë të tokës shqiptare nuk e l’shojmë për pa dalë fare Artikull
Ismet Rashiti
Letër Kosovës Fjalë
Kadri Zeka
Lamtumirë vendlindja e dashur Kosovë! Artikull
Teuta Hadri
Letër nënës Poezi
Autor i panjohur Portret nënës në faqen 14
Teuta Hadri
Amanet moj nënë Poezi
Hydajet Hyseni
Rroftë Kosova, Republikë! Poezi
Autor i panjohur Kosovë e kuqe Poezi
Teuta Hadri
Kjo tokë të rriti Poezi
Nezir Myrtaj
Besa-besë Poezi
Hydajet Hyseni
Ushton toka e Kosovës Poezi
Hydajet Hyseni
Moj Kosovë o moj malësore Poezi
Hydajet Hyseni
O trima luftëtarë Poezi
Saime Isufi
Kam qëndisur një shami Poezi
Hydajet Hyseni
Ratë ju për Kosovë Poezi
Hydajet Hyseni
Portret “Ky vend ka zot” f. 15
Autor i panjohur Portret vajze f. 15
Autor i panjohur Shkolla shqipe në shënjestër të shovinizmit maqedonas Artikull
Kadri Zeka
Edhe rrena ka një kufi Artikull

VIJON …
________________
Fusnotat:

1 “Lajmëtari i Lirisë”, 1980
2 Xhafer Durmishi: Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985, Epoka e re, 24 janar 2007 f.14
3 “Liria”, Liria, nr. 1, tetor 1980, Prishtinë
4 “Kush janë luftëtarët e lirisë në Kosovë dhe ç’ duan ata?”, Liria nr. 2, dhjetor 1980

***
MEHMET HAJRIZI: ZGJERIMI I RADHËVE NË ORGANIZATË (13)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8972

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura