MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E AFRIM ZHITISË

Pashtriku, 16 janar 2020:
7.8 Afrim Zhitia
U lind më 14 shkurt të vitit 1965 në fshatin Llugë të Besianës.
P
ushtuesit serbë i kishin pushkatuar gjyshin e tij nga nëna Hakif Rimanishtën dhe gjyshin tjetër, nga babai, Sylë Çelë Dyrmishin, komandant batalioni në Ushtrinë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Derisa punonte gjatë Luftës në burgun e Tiranës, Syla kishte organizuar arratisjen e 15 të burgosurve politikë.
Afrim Zhitia, në radhët e Lëvizjes organizohet qysh si nxënës, nëpërmjet profesorit të tij, Nezir Myrtaj, kurse më 14 shkurt të vitit 1984 arrestohet dhe mbanë katër vjet burg. Djaloshi 19 vjeçar, Afrim Zhitia, para gjyqit thoshte: “Nuk mund të mbani një popull të tërë në robëri”. Me Nezirin u takuan sërish në burg ku vazhduan veprimtarinë e organizuar.

AFRIM ZHITIA (1965 – 1989)

Pas lirimit nga burgu, ishte njëri nga udhëheqësit e LPRK, në radhët e së cilës veproi si organizator i fuqishëm bashkë me Fahri Fazliun, veprimtar i shquar i Lëvizjes. Ai bashkëpunoi edhe me veprimtarët Ali Ajeti, Hasan Ramadani, Fadil Vata, Ahmet Haxhiu etj., me të cilët kishte ngritur grupet e para luftarake.
Në Lëvizjen e vitit 1989 Afrimi dhe Fahriu organizuan një varg demonstratash popullore. Më 2 nëntor 1989 të dy bashkëveprimtarët dhe drejtuesit e LPRK-së, rrethohen nga forcat serbe në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë dhe pas një rezistence heroike dhjetorëshe bien dëshmorë.
VIJON …
_________________
MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARËT, BAJRAM BAHTIRI DHE ZIJA SHEMSIU (31)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9539

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura