Nga Hazir Mehmeti, Vjenë – shkurt 2024
Nëntëmbëdhjetë shkurti, dita e likuidimit të shkencëtarit kroat nga sigurimi jugosllav. Shkencëtari me të cilin historiografia evropiane u pasurua në vërtetësinë e saj. Milan Shuflajt, shteti shqiptar i ndanë Dekoratën “Naim Frashëri i Artë”, me motivacion: “Për kontribut të shquar në studimet albanologjike, për karakterin shkencor dhe objektiv të mbrojtjes së çështjes shqiptare në veprën e tij”. Kryetarja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmain, Milan Shuflaj-n e dekoron me “Medalje Presidenciale të Meritave”, në vitin 2023.
Biografi
Milan Shuflaj u lind në Lepogllavë të Kroacisë. Pasi mbaroi shkëlqyeshëm gjimnazin, vazhdoi studimet për shkencat historike në Universitetin e Zagrebit. Njihet dhe mëson shumë gjuhë, mes tyre edhe gjuhën shqipe. Qe në moshën e re njëzet e katër vjeçar njihet si shkencëtar në nivel ndërkombëtar. Ai krahas studimeve të shumta dhe me rëndësi ndërkombëtare, kjo i hapi rrug0ë të punon gjatë viteve 1902-1903 pranë Institutit të Studimeve Historike në Vjenë ku boton “Dokumente private të Dalmacisë”. Zgjerimin e studimeve të tij e vazhdon në Budapest, njëri nga kryeqytet e Austro-Hungarisë, nga 1904 deri në vitin 1908 në Muzeun Popullor të Budapestit. Shuflaj aktivitetin e tij të vrullshëm studimor e vazhdon në Universitetin e Zagrebit deri në vitin 1918 ku ishte profesor Universiteti.
Vepra monumentale e Shuflajt mbetet “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia” (“Dëshmi dhe dokumente që ilustrojnë ngjarjet e Shqipërisë në kohën mesjetare”, në dy vëllime për historinë e Shqipërisë njihet me emrin “Acta Albaniae”. Volumi i parë u botua me 1913, kurse volumi i dytë më 1918 që të dyja në Vjenë. Ato flasin për Shqipërinë e viteve 334-1406 dhe janë shkruar në bashkëpunim me studiuesit Konstantin Jireček dhe L. Talocin.
Në vitin 1916 e më pas boton: “Gjendja kishtare në Shqipëri”, “Kufijtë e Shqipërisë në mesjetë”, “Shqipëria mesjetare”, “Lidhja hungaro-shqiptare në Mesjetë”, “Fatet politike të temës së Durrësit”, “Biologjia e fiseve të popullit shqiptar” etj.
Pas Luftës së Dytë Botërore, me krijimin e shtetit sllav, ku veç Serbisë përfshihet edhe Sllovenia e Kroacia, për historianin, që tani ishte bërë i dallueshëm, fillojnë ndjekjet dhe persekutimet. Ai arrestohet, burgoset dhe dënohet me 3 vjet e gjysmë burg si anëtar i Komitetit Kroat të formuar në Grac të Austrisë. Serbët nuk mund të harronin aq lehtë argumentet dhe analizat që ai kishte bërë për lashtësinë e shqiptarëve.
Pasi del nga burgu i Mitrovicës boton “Mjegullat kombëtare”, “Kadastrat e Shkodrës”, “Ciklonet etnike në Ballkan”, “Kështjellat dhe qytetet mesjetare të Shqipërisë”, “Serbët dhe shqiptarët”, “Mozaiku nacional në Maqedoni”, “Qytetet dhe fshatrat ne mesjetë”, gati 3 mijë tituj librash e artikujsh studimorë mbi Shqipërinë, Serbinë, Kroacinë, Bullgarinë Rumaninë, Hungarinë, Malin e Zi, Italinë, Slloveninë, Austrinë.
Milan Shuflai ka botuar edhe me pseudonimin Alba Limi. Me këtë emër ai ka botuar romanin historik “Konstandin Balshaj”.
Shuflaj është një nga personalitetet më të mëdhenj të shkencës dhe albanologjisë, një nga përfaqësuesit më dinjitet të saj. Është albanologu më i madh i studimeve të periudhës së mesjetës. Ai argumenton fillimet e para të jetës qytetare të Shqipërisë, shumë kohë para se sa të vinin sllavët deri në kohën e re. Milan Shuflaj është përcaktuesi i saktë i periudhave historike kohore ilire, helene, romake e bizantine të Shqipërisë. Shuflaj e meriton vlerësimin e tij si njeri dhe shkencëtar i madh i kohës i cili la vepër të bazuar në argumentet e pakontestueshme.
Einstein, Heinrich,.. protestë
Milan Shuflaj vritet në atentat të organizuar nga forcat e mbretërisë jugosllave. Rreth vrasjes së tij shkruan gazetat kryesore në Evropë, kurse me një memorandum të veçantë protestuan edhe kolosët e shkencës e të letrave, si: Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skendo, Faik Konica, si dhe organizatat “Ligue Internationale des Droits des L’Homme”, “Federation Universitaire Internationale” etj.
Trupi vdes fizikisht, por vepra mbetët gjeneratave si fanar që ndriçon hapësirave ku shkruhet e vërteta historike. I tillë ishte historiani trim Milan Shuflaj. Shqiptarët i nderojnë miqtë, edhe Milan Shuflajn. Lavdi veprës së tij!
___________
MILAN pl. ŠUFFLAY – HRVATSKI POVJESNIČAR ALBANOLOG