Pashtriku.org, 08. 03. 2014 – Sot është 8 marsi – dita e Gruas që fillimet e saj si revoltë për të drejtat e tyre i ka në 3 maj 1908 në Chicago, 28 shkurt 1909 në New York dhe një vit më vonë përsëri në New York (NY). Më 8 mars nuk ka pasur ditë të shënuar por u caktua në 1917 me kalendarin gjeorgjian – nga Lenini. Pak rëndësi kanë të gjitha këto, e rëndësishme është se, nuk ishte si pikënisje e një feste, por është një revoltë e grave në vendet përendimore, në Amerikë për të drejtat e tyre, për shkurtimin e orëve të punës, ku gratë e NY shpërthyen nëpër rrugë me thirrjet “duam bukë me lule nëpër duar”, ku buka simbolizon mirëqenien dhe lulet nënkuptonin mënyrën se si duhet të trajtohen gratë. Për gjendjen e mjerushme që kemi në vendin tonë, ku grave ju bie bretku se nuk kanë kushte dhe janë tepër të renduara dhe pjesa më e madhe nuk shtynë dot muajin për mbijetesë,ku dhuna ndaj tyre shtohet çdo ditë dhe askush nuk i mbronë dhe nuk kanë asnjë mbështetje apo një vend ku të kërkojnë një ndihmë… Do të ishte e udhës që lulet e tyre sot të shërbenin për këtë qëllim, për të kërkuar atë çka i takon dhe kushte më të mira,pasi gratë tona kanë vuajtur shumë, ka ardhur koha që dhe ato të jetojnë me dinjitet dhe jo vetëm darka, dreka e lule, vetëm për një ditë të vetme në 365 ditë të vitit kalendarik (?!?)
Aktivistja e hershme e grave amerikane Rose Schneiderman, duke folur në një tubim protestues për të drejtat e grave në Nju Jork – më 1910.
– 8 marsi në Rusi! –
*****************************
(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)