SHERADIN BERISHA: TASHMË ËSHTË E QARTË, MË 3 NËNTOR REPUBLIKA E SERBISË DHE AJO E KOSOVËS I ORGANIZOJNË ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E AHTISAARIT!

Pashtriku.org, 08. 10. 2013 – Të nderuar lexues/e, në një analizë të botuar para një muaji, (duke pas parasysh rrjedhën e bisedimeve Thaçi – Daçiq – Ashton, në Bruksel) kam thënë se, “më 3 nëntor 2013, Republika e Serbisë dhe ajo e Kosovës organizojnë zgjedhjet Lokale në Republikën e Ahtisaarit”. Pse e kam quajt “Republika e Ahtisaarit”, sepse më 17 shkurt 2008, Kosova është shpallur Republikë, sipas Pakos së AHTISAARIT, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, dhe kjo rezolutë e ka bërë të qart ushtrimin e sovranitetit të pjesërishëm të Republikës së Serbisë në Kosovë!…
Kur t’i shtohet këtu edhe negocimi i 6 pikëshit të Ban Ki Munit (Doganat, policia, gjyqësia, Trashëgimia serbe, Telekomunikacioni dhe Energjitika) midis Thaçit dhe Daçiqit, atëherë sovraniteti i Serbisë në Kosovë bëhet edhe më i dukshëm, më sipërfaqsor!
Për më tepër, Marrëveshja e mbrëmshme, (më 07. 01. 2013), në Bruksel – midis Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit (me ndërmjetësimin e znj.Ashton), për shtimin e listës edhe për 12 mijë votues të rinj nga Serbia pa kurrfarë verifikimi, si dhe për lejimin e Kryeministrit Ivica Daçiq dhe të gjithë zyrtarët shetëror dhe partiak të Republikës së Serbisë, që të bëjnë fushatë elektorale në Kosovë për Listën “SERBIJA” tashmë të modeluar me emërtimin “Listat e përbashkëta serbe”, duket se e qartëson përfundimisht ushtrimin e kompetencave ekzekutive të Serbisë në Republikën e Ahtisaarit!

Sa për rikujtesë:
Siç e dimë, bisedimet e Thaçi – Ashton – Daçiç kanë rezultuar me nënshkrimin e marëveshjes së 19 prillit 2013, në të cilën përfundimisht krijohet bashkësia etnike serbe e ashtuquajtur “BASHKËSIA E KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE NË KOSOVË”! Kjo marrëveshje (e ratifikuar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës) në takimet tjera të radhës Thaçi – Ashton – Daçiq është negociuar (modeluar), dhe si rezultat kemi:
– Ligjin për amnisti për të gjitha strukturat politike, shtetërore e ato të sigurisë – të Republikës së Serbisë që kanë vepruar për rreth 14 vjet në veri të Kosovës (por jo vetëm atje), dhe integrimin e tyre brenda strukturave shtetërore të Kosovës;
– Përcaktimin e datës së zgjedhjeve komunale në Kosovë – më 3 nëntor 2013 (i propozuar nga kryeministri serb Ivica Daçiq);
– Heqjen e simboleve shtetërore (stemën etj) të Republikës së Kosovës nga Fletëvotimet për zgjedhjet komunale të 3 nëntorit;
– Pjesëmarrja e Republikës së Serbisë në zgjedhjet e 3 nëntorit me listën e përbashkët të partive serbe “SERBIJA”, më pas të modeluar me emërtimin “Listat e përbashkëta serbe”;
– Marrëveshja e 7 tetorit 2013 në Bruksel (Thaçi – Daciq) ku lejohen të gjithë zyrtarët shtetëror e partiakë të Republikës së Serbisë të vijnë në Kosovë për fushatë elekrtorale, etj. etj., shpërfaqin qartë përgjegjësitë politike e shtetërore të Republikës së Serbisë mbi të ashtuqujaturën “BASHKËSIA E KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE NË KOSOVË”!

*   *   *

Mendimin tim argumentues lidhur me këto veprime skandaloze të Kryeministrit Hashim Thaçi, për të ardhmen e Kosovës – e kam shprehur shumë herë, në analizat e mija.
Në vijim lexoni disa prejt tyre:
* * *
SHERADIN BERISHA: HARRIMI DHE MODELIMI I ZOTIMEVE TË KRYEMINISTRIT HASHIM THAҪI!
(Pashtriku.org, 25. 02. 2013) – “Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga akademiku shovinist Dobrica Qosiç, ndonëse gjatë periudhave të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexosh me vëmendje pakon e Ahtisaarit do të spikasësh me lehtësi shumë elemente të kamufluara apo thënë më qartë të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje. Dihet mirëfilli se substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen, është hedhur përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër, nga tërësia e ushtrimit të pushtetit prej institucioneve (të 1244-shit) të Kosovës. Dhe, kjo ndarje e vijëzuar tashmë në pakon e Ahtisaarit, po legalizohet edhe me miratimin dhe zemërgjerësinë e Grupit negociatorë gjegjësisht Grupit të Unitetit, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që u zhvilluan gjatë vitit 2006 e që po vazhdojnë edhe këtë vit, (nga 21 shkurti 2007) si raund “konsultimesh” ne mes të dyja palëve në Vjenë.” – kështu kam thënë në shkrimin tim: “OFERTA “HISTORIKE” E GRUPIT TË UNITETIT – PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!, të botuar më 25 shkurt 2007, derisa po vazhdonin bisedimet Prishtinë – Beograd (në Vjenë), me ndërmjetësimin e Martti Ahtisaarit.

Më gjerësisht lexoni këtu:

https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1324

* * *
SHERADIN BERISHA: O MILET, ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË HASHIM THAҪI TË NDALET – NGA BOSNJËZIMI I KOSOVËS!

(Pashtriku.org, 27. 02. 2013) – Më 4 mars 2013 e tutje, në Bruksel, vazhdon telenovela e radhës Thaçi-Daçiq, për finalizimin e formës dhe përmbajtes së njësisë autonome të sebëve në Kosovë, e cila në këtë fazë embrionale po quhet me një emërtim simbolik “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! Prandaj, ooo Milet është momenti i fundit që Hashim Thaçi të ndalet, nga Bosnjëzimi i Kosovës!

Më gjerësisht lexoni këtu:

https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1330

* * *
SHERADIN BERISHA: HASHIM THAҪI, DUKE PRANUAR PAKON E AHTISAARIT KA DËMTUAR UNITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËS, DHE KA PRANUAR NDARJEN E KOSOVËS NË DY ETNITETE!
(Pashtriku.org, 01. 03. 2013) – Në këto momente po mbahet mbledhje e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, me një pikë të rendit të ditës: Raportim i kryeminstrit Hashim Thaçi, për rrjedhën e bisedimeve në Bruksel Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e baroneshës Eshton. Kryeministri Thaçi në raportimin e tij të gjatë, të thatë, të mërzitshme e pa përmbjatje substanciale, deklaroj se në takimin e fundit me kryeministrin serb Daçiq është pajtuar për themelimin e “Asociacinit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”… “Asociacioni që do të themelohet nuk do të ketë rol as ekzekutiv dhe as ligjvënës. Kjo është shumë e qartë. Pra, nuk mund të jetë zëvendësim për Kuvendet Komunale dhe përgjegjësitë e Komunave nuk mund të bartën tek ky mekanizëm. Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë formimin e një niveli të tretë të pushtetit në Kosovë, por nuk mund ta ndaloj Serbinë që të ëndërroj gjëra të tillë”, ka thënë kryeministri Thaçi. Ai, ka siguruar e garantuar deputetët, se në Kosovë nuk do të ketë autonomi, republika serbska, status special, Tirol jugor apo Kataloni… Hashim Thaçi u zotua para deputetëve se, do të respektoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës që buron nga Paketa e Ahtisaarit. Pas “raportimit” të Hashimit ka filluar debati i deputetëve.

Më gjerësisht lexoni këtu:

https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1340

* * *
SHERADIN BERISHA: KRYEMANIPULATORI I KOSOVËS HASHIM THAҪI NDRYSHON MBI 50 LIGJE PËR TË ZBATUAR MARRËVESHJEN ME DAҪIQIN!

Pashtriku.org, 09. 06. 2013 – Marrëveshja e 23 maj 2013 për Zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel më 19 prill 2013, nga Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi (me ndërmjetësim të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, baroneshës Catherine Ashton), duket se do të sjellë ndryshime të mëdha në Kushtetutën e Kosovës, që unë e quaj Kushtetuta e Ahtisaarit. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje parasheh që Qeveria e Kosovës të nis ndryshimin e ligjeve me qëllim të përshtatjes së tyre me kërkesat e Serbisë, për pozitën kushtetuese të Bashkësisë Etnike Serbe në Kosovë, e cila është modeluar me emërtimin: “Bashkësia/Asociacioni i Komunave më shumicë serbe në Kosovë”. Qeveria e Kosovës në krye me Hashim Thaçin, tashmë ka përgatitur paketën e ndryshimit të ligjeve dhe së shpejti pritet të nis procedimi i mëtejshëm në Kuvendin e Kosovës. Një zyrtar i Zyrës së Kryeministrit Thaçi, ka deklaruar se është bërë gati ndryshimi i më shumë se 50 ligjeve!!! Ky është rezultati i negociatave të deritashme politike për “normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi”!

Më gjerësisht lexoni këtu:

https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1694

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura