MIMOZA DEMIRI: 8 MARSI NUK ISHTE SI PIKËNISJE E NJË FESTE, POR NJË REVOLTË E GRAVE NË AMERIKË!

Pashtriku.org, 08. 03. 2014 – Sot është 8 marsi – dita e Gruas që fillimet e saj si revoltë për të drejtat e tyre i ka në 3 maj 1908 në Chicago, 28 shkurt 1909 në New York dhe një vit më vonë përsëri në New York (NY). Më 8 mars nuk ka pasur ditë të shënuar por u caktua në 1917 me kalendarin gjeorgjian – nga Lenini. Pak rëndësi kanë të gjitha këto, e rëndësishme është se, nuk ishte si pikënisje e një feste, por është një revoltë e grave në vendet përendimore, në Amerikë për të drejtat e tyre, për shkurtimin e orëve të punës, ku gratë e NY shpërthyen nëpër rrugë me thirrjet “duam bukë me lule nëpër duar”, ku buka simbolizon mirëqenien dhe lulet nënkuptonin mënyrën se si duhet të trajtohen gratë. Për gjendjen e mjerushme që kemi në vendin tonë, ku grave ju bie bretku se nuk kanë kushte dhe janë tepër të renduara dhe pjesa më e madhe nuk shtynë dot muajin për mbijetesë,ku dhuna ndaj tyre shtohet çdo ditë dhe askush nuk i mbronë dhe nuk kanë asnjë mbështetje apo një vend ku të kërkojnë një ndihmë… Do të ishte e udhës që lulet e tyre sot të shërbenin për këtë qëllim, për të kërkuar atë çka i takon dhe kushte më të mira,pasi gratë tona kanë vuajtur shumë, ka ardhur koha që dhe ato të jetojnë me dinjitet dhe jo vetëm darka, dreka e lule, vetëm për një ditë të vetme në 365 ditë të vitit kalendarik (?!?)

Aktivistja e hershme e grave amerikane Rose Schneiderman, duke folur në një tubim protestues për të drejtat e grave në Nju Jork – më 1910.

– 8 marsi në Rusi! –

*****************************

(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

MAKONDO

MAKONDO Nga Xhelal Zejneli, Shkup 20.02.2023 Koha në Makondo rrjedh në mënyrë ciklike. Pas njëqind vjetësh ajo rikthehet…