MISIONARËT E DIJES NË KENIA (VIDEO)

Nga Prof. Islam Balaj

Teksa po shkruaja diçka për librin, seç mu kujtua çuditërisht, KENIA! E keni parasysh ku gjendet vallë ky vend?! Kenia, siç dihet, është një vend i pazhvilluar, të mos e përmendi fjalën: i prapambetur, sepse kjo është një fjalë e rëndë në këtë rast. Mirëpo, duke e pasur parasysh faktin se ky vend kaq i pazhvilluar, ku mungon madje dhe uji i pijshëm e buka, e të mos flasim për shkolla e arsim etj. d.m.th. pa kushte elementare për jetë, por i etur, shumë i etur për dije e arsim. Ka bërë diçka të pashembullt. Diçka që nuk e gjen në asnjë vend të botës. Diçka që nuk mund të merret me mend!

Fjala është për një grup vullnetarësh të cilët bënë mrekulli atje. Pra, një grup i vogël vullnetarësh, (jo më shumë se katër veta), por të etur për libër. Të etur për dije e arsim, arrijnë të bëjë mrekulli! Ata MISIONARË të dijes (librit), pa mjete transporti, por me dy deve të ngarkuara me libra plot e përplot, ku temperaturat mbërrinin deri në 40 shkallë, kanë arritur që të shpërndajnë libra vullnetarisht në çdo cep të vendit; edhe aty ku mungonin shkollat, duke improvizuar shkolla në natyrë, nën çadra, të cilat ata vetë i bartnin me vete, kudo që shkonin.

Mirëpo në pamundësi që librat t’ua dhuronin fëmijëve, (sepse nuk kishin më shumë se nga një ekzemplar për çdo libër), ata aty ku mbërrinin, qëndronin nga dy-tri orë, duke ua ekspozuar librat fëmijëve, në mënyrë që ata t’i shihnin librat, t’i preknin me dorë, t’i shfletonin dhe të lexonin diçka. Vetëm e vetëm që t’i nxisnin fëmijët që sa më shumë ta duan librin. Ta duan dijen. Ta duan shkollën.

Kështu këta misionarë të librit, arritën që brenda pak kohësh, ta rrisnin numrin e lexuesve deri në katër mijë lexues të rregullt (fëmijë). A nuk është kjo një mrekulli?!

———

P. S.                                                                                 

Po ku jemi ne/! Ne, që i kemi të gjitha kushtet, ku, pothuajse në çdo fshat janë ngritur shkolla të reja moderna me biblioteka, por pa lexues! Me këtë a nuk dëshmojmë se ne, jo vetëm që nuk e duam librin. Nuk e duam shkollën, e ç’është më e keqja, e braktisim atë, për të mos thënë, e përbuzim?! Prandaj fëmijët tanë nuk dinë të lexojnë mirë, madje nuk dinë as të flasin drejtë. Kjo, a nuk është skandaloze!!!…

…..

Photo journal: Kenyan camel library

http://news.bbc.co.uk/1/shared/spl/hi/picture_gallery/05/africa_kenyan_camel_library/html/1.stm

***

KENYA: CAMELS DELIVER LIBRARY BOOKS

 ***

A Mobile ‘Camel Library’ That Ensures Education To Nomadic Children In Kenya | Caravan Of The Books

===================

SA LEXOHET LIBRI SOT

Nga Prof.Islam Balaj

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura