MR.KADRI REXHA: DOLI NGA SHTYPI LIBRI ME POEZI SATIRIKE ‘BURRËRI E LAGUR’ I MEHMET BISLIMIT

(Pashtriku.org, 28. 10. 2012) – Ky është libri i 11-të, që autori Mehmet Bislimi ka botuar deri me tani. Vlen të cekim se autori Bislimi është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Zvicër, anëtar i shoqatës së të persekutuarëve politik, si dhe bartës i shumë aktiviteteve kulturore e kombëtare.
FJALA E REDAKTORIT
… Librin me poezi satirike me titull: ”Burrëri e lagur” të poetit Mehmet Bislimi, e lexova me një kënaqësi të veçantë, dhe si i thonë fjalës me një frymë! Gjykoj se libri ka dalë mjaftë i mirë. Si titulli ashtu edhe brendia e librit të cilat përfaqësojnë besnikërisht përmbajtjen dhe mesazhin e poezive. Nivel të lakmueshëm shprehës autori ka arritur sidomos me poezitë ironike, të cilat në shumë raste arrijnë deri te sarkazma. Ky lloj i poezisë tek ne është deficitar sepse poetët tonë më shumë imagjinojnë se sa që merren me realitetin shoqëror, me jetën konkrete dhe me problemet e saj. Në fund të fundit shtrohet edhe një pyetje: sa e njohin shkrimtarët tanë realitetin dhe shpirtin e shumëvuajtur të shqiptarit, dëshirat, kërkesat, veset, ambiciet, pasionet…? Përvoja jetësore e autorit, intuita e trashëguar e mjedisit ku ai jetoi dhe u rritë, preokupimi i tij shumëvjeçar për çështjen kombëtare, mospajtimi konkret me robërinë individuale dhe kolektive, pjesëmarrja e tij në rezistencën shqiptare kundër okupatorit dhe kolonializmit serb, përjetimet e tij dhe të shokëve të tij burgjeve të okupatorit serb, anëtarësimi dhe roli udhëheqës i tij në frontin e luftës, të gjitha këto janë një bagazh i pasur, sa i hidhur po aq edhe i ëmbël, që autorin e kanë ndihmuar t’i kapë fenomenet në esencë, në rrënjë, duke vërejtur dhe goditur tani shumë devijime që po ndodhin, fatkeqësisht edhe tek shoqëria shqiptare…

……………………………………….

Një krah të fortë ndihme në vokacionin e tij poetik e ka edhe nga krijimtaria gojore e popullit tonë e në mënyrë të veçantë nga anekdota aq shumë e kultivuar sidomos në trevën e Drenicës dhe të Dukagjinit. Libri poetik “Burrëri e lagur”, është voluminoz dhe shquhet me një larmi temash ekzistenciale të kombit tonë në një kohë epike, me të gjithë heroizmat dhe ligësitë e saj, që padyshim kanë edhe ironinë brenda si mjet i fortë goditje të të gjitha shëmtive shoqërore të çfarëdo ngjyre qofshin ato.
Ky është libri i 11-të, që autori ka botuar deri me tani. Vlen të cekim se autori Bislimi është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Zvicër, anëtar i shoqatës së të persekutuarëve politik, si dhe bartës i shumë aktiviteteve kulturore e kombëtare.
Poetit dhe publicistit, Mehmet Bislimit i uroi punë të më tejme në lëmin e krijimtarisë poetike dhe publicistike, suksese të reja në të ardhmen!

Mr.Kadri REXHA

………………………………………
Po japin dy poezi nga libri i sapo dalë nga botimi.

PA DASHJE

Pa dashje
ia këputa telin çiftelisë
pa dashje
nuk ia mësova notat melodisë
kurrë
e melodinë e desha aq shumë
djalli ta marrë

për ty më kënga
nuk do këndohet
as vaj s’do bëj kush
vrave këngën me dorën tënde
në rrugët e harrimit
makthi që po rritet
miqtë të thanë
kujdes këngën se vritet

PARANDJENJË

armiqtë nuk po na shajnë sa duhet
miqtë po na lavdërojnë
më shumë se ç’duhet

si me të pabesë
se ç’po më gërryen një ndjenjë
një ndjenjë ogurzezë

Mehmet Bislimi
 ___________________________________

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura