MR.SC.SHEFKI SELAMI: REFORMAT ARSIMORE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Tetovë, 23. 03. 2015 – Kuptohet se edukimi dhe arsimimi janë baza kryesore e zhvillimit dhe përparimit të një populli. Kjo, përgjatë shumë shekujve është debatuar për të nxjerrë përfundime të sakta dhe standarde të duhura si lartësohet që do të na shërbejnë si udhërrëfim kryesor për hapërime të sukseshme në këtë fushë. Në R. e Maqedonisë, arsimimi mirëkuptohet, por sa i intereson qeverisë së këtij shteti për ta ngritur shkollën në vendin ku duhet të jetë? Deri tani kemi dashur të themi se problemi i mospërfilljes së arsimit është te shtetet që janë në tranzicion dhe se nuk kanë arritur që t’i venë në binar problemet e strërngarkuara në arsim. Në Maqedoni ende nuk janë të zgjedhura problemet ekonomike, etnike, sociale e programore. Këto probleme në vend që të përmirsohen, ato për fat të keq ngecin në vend, ose ecin prapa. Problemi ekonomik nuk ka përmirësime, sepse në vend që të demokratizohet shteti, ai edhe më shumë centralizohet. Korrupcioni nuk luftohet sa duhet; ndarja buxhetore nuk është ashtu siç duhet në bazë të barabartë dhe sipas nevojave dhe prioriteteve pa dallim etnie.
Arsimi në Maqedoni nga pamja e jashtme duket se ka për qëllim që të ndryshojnë sistemin arsimor, me qëllim të nxënies sa më shumë të dijeve, duke grumbulluar aq shumë projekte ndërkombëtare, sa që, në vend të ecin me kohën dhe ta zhvillojnë arsimin, ata për përfitime të tjera e kanë ngarkuar, sa që në vend që të përmirsohet niveli i dijes ai përkundrazi ngec. Rëndësi të veçantë nuk i jepet ngritjes së dijes, por sa dhe si e ka punuar administratën pedagogjike.

Reformat arsimore në R.M- fshirja e trurit! (editori i pashtriku.org)

Sa për ilustrim mund të përmendim edhe disa probleme që para se të kërkohen se sa kanë arritur ta përmirsojnë dhe ta vlersojnë punën e tyre me këto ndryshime, ata së pari duhet të shohin se çka duhet të ndryshohet dhe që nuk e lejojnë përmirësimin e dijeve nëpër shkolla, si psh:
1. Zgjedhja e problememeve me tekstet shkollore, duke filluar nga:
– Furnizimi me vonesë me tekste shkollore sepse arsimatrët nuk mund të realizojnë planifikimet e tyre në kohë,
– Afati i përdorimit sepse dëmtohen dhe nuk mund të shfrytëzohen,
– Tekstet shkollore nuk janë të përpiluara dhe përshtatura si duhet sepse pak janë të përfshirë autorët e etniteteve, nuk jan të përkthyera si duhet, dhe janë të shtrembëruara dhe bastardhuara si gjuha ashtu edhe historia,
2. Unisimi i teksteve shkollore në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët, duke filluar nga abetarja, historia, planet dhe programet etj.
3. Depolitizimi i institucioneve shkollore nga nivelet më të larta e deri te ai fillor,
4. Mos investimi sa duhet nëpër institucionet shkollore,
5. Ndalimi i kryerjes së detyrave të këshilltarëve pedagogjik dhe minimizimi i autoritetit të tyre në kryerjen e detyrave të tyre ligjore dhe pedagogjike,
6. Shtimi i kompetencave të inspektoriatit shtetëror të arsimit dhe dhënia e obligimeve për të cilat ata nuk janë të përgatitur sa duhet në të gjitha sferat, duke i përzier me ato të këshilltarëve pedagogjik,
7. Ngarkimi me projekte të ndryshme i shkollave, duke mos e realizuar përgatitjen e duhur duke filluar nga kushtet për realizim, përshtatshmëria me rrethanat ku duhet të zbatohen dhe shtohet dyshimi se këto projekte a kanë qëllim ngritjen e nivelit të diturive apo të biznesit.
8. Mbingarkesa e arsimtarëve duke filluar nga dyfishimi i adminstratës pedagogjike duke filluar nga:
Plotësimi i ditarëve elektroni dhe ditarit klasik,,
– Përgatitjeve të planeve dhe programeve në formë elektronike dhe klasike,
– Kërkesa të ndryshme administrative si plotësimi i porfoljes, çek listave, proçesverbaleve etj,
– Zbati i reformave në të gjitha institucionet shkollore duke filluar nga MASH-i duke (punësuar punëtorë që janë me përvojë në arsim të kualifikuar dhe adekuat),
– Reformimi i universiteteve duke filluar nga punësimi i profesorëve adekuat dhe me punime ndërkombëtare shkencore, planifikimi i silabusve sipas nevojave të tregut, kjo do të thotë se me reformimin e univerziteteve,
– reformimi dhe plotësimi me kuadro profesionale dhe adekuate edhe në institucionet tjera arsimore si psh, BZHA-në, ku çdo kush duhet të kryej detyrat e veta profesionale dhe jo të merren me dënime sepse reforma nuk ka për bazë vetëm ndëshkimet dhe plotësimin e arkave shtetërore nga institucionet jo profitabile.
– Mbingarkesa e nxënësve me më tepër lëndë nuk dihet sakt pse nxënësit ngarkohen aq dhum me lëndë mësimore a thua e kanë parasysh orientimin në shkollat e mesme, fakultete apo parashihet tregu i ardhshëm i punës ose kanë qëllim të punësojnë kuadro pa dallim mbingarkesën e nxënësve.
9. Respektimi i kritereve bazë për përpilimin e teksteve shkollore si psh.
– Përshtatshmëria sipas moshës, – Ruajtja e kritereve gjuhësore (gjuhës së shkruar-letrare),
– Ruajtja e etnografisë dhe vlerave kombëtare,
– Zgjedhja e autorëve sipas profesionalizmit, nevojave shkollore, heronjëve kombëtar etj.
– Shkrimi i drejt dhe i argumentuar i historisë së etniteteve,
– Sa këto tekste janë në hap me kohën,
– Respektimi i të drejtave për përdorim të vlerave të etniteteve,
– Respektimi i dizajnit të teksteve duke filluar nga drejtshkrimi, aspekti teknik i tij, ngjyrat, fotografitë, vizatimet apo pikturat etj.
10. Profesionalizimi i mirëfilltë i shkollave të mesme profesionale dhe ato në esencë aspak nuk dallojnë nga njëra tjetra veçse në letër, kurse në praktik është krejtësisht diçka tjetër, sepse nxënësit janë të ngarkuar me shumë lëndë kinse janë profesionale por, janë anashkaluar orët praktike nëpër organizatat profesionale. Pra duhet që të investohet në punë praktike dhe kabinetike ku do të mund të realizohet edhe orientimi profesional që nga shkollat fillore.
11. Mbingarkesa e shkollave me lëndë të ndryshme vetëm e vetëm që të punësohen kuadro, dhe nuk shihet se nxënësit janë shumë të ngarkuar dhe që lëndët e tyre nuk u jepen në bazë të orientimeve profesionale, në bashkëpunim me orientimin e tyre në shkollat e mesme apo në fakultete.
12. Instalimi i testimeve shtetërore nëpër univerzitete dhe i testimeve eksterne dhe interne nëpër shkollat fillore dhe të mesme, duhet të kontrollohen dhe modifikohen që të dihet sa më mirë qëllimi dhe caku se ku duhet të arrihet duke dashur të dimë se:
– çka duhet të arrijmë?,
– çka vlersojmë?,
– si vlersojmë?
– Sa jemi të realtë?
– Çfar kushte kemi?
– Sa i kemi furnizuar në kohë me tekste shkollore?
– Sa është realizuar plani dhe programi mësimor, kur dihet se të gjitha shkollat nuk kanë kushte të njejta për ta realizuar ate?
– Sa mund të inkorporohen njësitë mësimore me projektet e reja mësimore?
– Sa i kemi përgatitur shkollat me mjete për ti zbatuar këto projekte?
– Sa janë të përgatitur arsimtarët për punë me këto projekte?
– Sa mund të përpilohet një programë shkollore në vendet rurale, qytete dhe shtete të ndryshme, si mund të realizohet programai i Bolonjës dhe Kembrixhit në Bolonjë, Kembrixh, Evropë, Afrik etj.
13. Kush dhe si duhet t’i realizoj kontrollat pedagogjike dhe inspektimet e shkollave nga shërbimi pedagogjik, drejtorët e shkollave, inpektoriati shtetëror i arsimit dhe shkencës, ku duhet ti kemi parasysh edhe:
– Standartet e kontrollave,
– Kush i përpilon dhe çka arrihet me këto kontrolla,
– Me çfarë qëllimi realizohen ato?
– Sa kanë përgatitje profesionale dhe etike,
– Kujt i shërbejnë?
– Sa dhe si i shfrytëzojnë masat stimuluese (motivuese) dhe sa dhe si i shfrytëzojnë masat ndëshkuese etj.
14. Sa është adekuat orari i punës te punëtorët arsimor, duke filluar nga ai fillor deri te ai univerzitar, sa respektohet kualifikimi i kuadrove arsimore në shkollat fillore dhe të mesme, pse ato trajtohen njëlloj ku askund në botë nuk trajtohen njëlloj.
15. Zgjedhja e statutit social të punëtorëve arsimor duke filluar nga;
– Pagesa e rrogave në bazë të marrëveshjeve kolektive,
– Pagesa me standarte të dyfishta, e rrugës për punëtorët që udhëtojnë, – Rroga e trembëdhjetë,
– Mospagesa sa duhet ose e pjesërishme e arsimtarëve gjatë ndjekjes së trajnimeve dhe seminareve të organizuara nga MASH-i, BZHA-ja, dhe organizime të tjera, aktivitetet e tjera jashtmësimore si, organizimi i ekskurzioneve, garave të ndryshme, testimeve të niveleve të ndryshme etj.
16. Mungesa në bibliotekat e shkollave të teksteve shkollore dhe i punëtorit të përhershëm të bibliotekës edhe pse shumë shkolla i plotësojnë kushtet, zëvendësimi me punëtorë, papagesë ku punon në formë humane, ose të aktiviteteve të lira.
17. Mungesa e punëtorëve profesional (Psikolog, Pedagog) nëpër shkolla, sidomos të Defektologëve dhe të klasave të veçanta për nxënësit me të meta psikofizike.
18. Furnizimi i shkollave me palestra sportive;
19. Depolitizimi i SASHK-ut, sa i ruan interesat e arsimtarëve, sa është përfaqësimi I barabart i etniteteve, etj.
20. Si funksionojnë shoqatat e ndryshme që kërkojnë të dalin nga hallet e arsimit si psh:
– Shoqata e Arsimtarve shqiptar,
– Pedagogëve,
– Historianëve,
– Matematicientëve,
– Gjuhëtarve etj.
21. Roli i Akademikëve shqiptarë në ruajtjen e ineresave të arsimit shqip. ….

– Kontakti me autorin: [email protected].

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura