NË LISTA SHUMË NIPA E MBESA TË AZEM SYLËS, VETERANË TË UÇK-së !! (DOKUMENTE)

Pashtriku.org, 23. 04. 2015 – Një “Fun Page” e krijuar në rrjetin social ‘Facebook’ dhe që e quan vetën “Organizata për pastrimin e listave të UÇK-së”, ka akuzuar Azem Sylën se ka futur në lista të gjithë nipat dhe mbesat e tij nga Harilaqi i Lipjanit, si veteranë edehe pse ata/o nuk ishin fare pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata kanë publikuar emrat dhe mbiemrat e Adem, Afrim, Faik, Bukurie Zogjani dhe Mervete Zogjani-Uka, të cilët janë nga Fshati Harilaq i Lipjanit dhe që sipas tyre, kurrë nuk ishin ushtarë të UÇK-së, dhe se janë nipa e mbesa të Azem Sylës.
“Adem Zogjani, Afrim Zogjani, Faik Zogjani, Bukurije Zogjani, Mervete Zogjani -Uka që të gjithë vllezër e motra nga Fshati Harilaq i Lipjani janë në listë të vetaranëve të UÇK-së, ndërsa i pari në listë të pjesëtarëve dhe nuk kanë qenë kurrë ushtarë. Afrim A. Zogjani nr apikacioni 064493 Harilaq, su kan ushtar nuk ka lëviz nga Harilaqi, Bukurije A. Zogjani-Arifi 064487 Harilaq – su kan ushtar nuk ka lëviz nga Harilaqi, Mirvete A. Zogjani-Uka 064491 su kan uushtare nuk ka lëviz nga Harilaqi, Faik A. Zogjani 064488 Harilaq su kan ushtar nuk ka lëviz nga Harilaqi. Të gjithë janë nipa e mbesa të Azem Sylës. I gjithë fshati Harilaq mund ta dëshmojë këtë”, – thuhet në statusin e publikuar nga kjo faqe.

 

…………………………………………..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura