REAGIM I KMDLNj’së: FLORA BROVINA NUK KA MARRË ASNJË FOTO NGA KMDLNJ!

Prishtinë, 17 maj 2019: Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina në një prononcim për media ka deklaruar se foton që e ka bërë publike dje në Kuvendin e Kosovës e që ka nxitur shumë reagime e paska marrë nga Mevlude Saraçi kurse lejen për përdorimin e saj e paska marrë përmes telefonit nga një zyrtar/aktivist i KMDLNj-së në vitin 2003.
KMDLNj fuqishëm e përgënjeshtron këtë pohim të Flora Brovinës për faktin se nuk është i vërtetë. Për 30 vite të veprimtarisë së KMDLNj-së kurrë nuk ka ndodhur që dikush ta demantojë një fotografi apo informatë të Këshillit. Është një procedurë si merren fotografitë në KMDLNj dhe kjo nuk mund të ndodhë pa lejen e Zyrës në Prishtinë.
Si mund të ndodhë që kjo fotografi të mos jetë në zyrat në Prishtinë apo zyrat tjera e këtë ta ketë një person privat?
Çdo zyrë e KMDLNj-së në Kosovë e ka pasur përgjegjësinë edhe në vitin 2003 prandaj nuk ka mundur të ndodhë kjo çka deklaron zonja Brovina. Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e ka të qartë procedurën se si merren materialet në KMDLNj, sikur edhe fotografitë për faktin se shërbehen me këto materiale sidomos kur trajtohen rastet e krimeve të luftës. Për herë të parë, këtë ‘foto’, Drejtori i KMDLNj-së e ka parë në hapësirën e bufesë të Kuvendit të Kosovës, me datë 16 maj disa minuta pa u bë publike. Ajo nuk ka qenë foto por një letër e printuar apo fotokopje dhe i ka sugjeruar deputetes Brovina të mos e bëjë publike. KMDLNj kërkon dhe pret një kërkimfalje publike nga deputetja Brovina e kjo nuk nënkupton që hetuesia të mos e bëjë punën që e obligon Ligji. Për shkak të situatës së krijuar, KMDLNj nuk do e kallëzojë penalisht deputeten Brovina e cila duhet ta sqarojë si dhe pse ka ardhur në këtë gjendje e cila për të është jashtëzakonisht e rëndë.
Sherbimi për Informim i KMDLNJ-së, Prishtinë, 17 maj 2019

 

***
Flora Brovina publikon dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar një grua në Kosovë
https://www.youtube.com/watch?v=5MLoU6qxISg
***
Flora Brovina genjehu fotot jan marre ne Irak nga nje faqe pornografike !
https://www.youtube.com/watch?v=-_AcqP9u8B8

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura