MSc.ALBERT HABAZAJ: ‘TE MONUMENTI ME LULE SHQIPONJAT ME KËNGË ULEN…”

Vlorë, 11 tetor 2018: (Festivali Folkorik “Buçet Kënga Labe”: Drashovicë, 2018) – Duke u marrë me mbarëvajtjen dhe realizimin sa më të përsosur artistik dhe estetik të Festivalit Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018, kujtesa sociale na sjell para syve festimet aq të bukura, simbolike e mbresëlënëse, kur duke filluar qysh në vitet 1960, te rrepet e Drashovicës, çdo 14 shtator e çdo vit shndërrohej në një ditë sa të gëzueshme aq krenare, që i tejkalonte përmasat lokale dhe shënohej në ngjarjet e nivelt kombëtar për nga niveli i organizimit, realizimit dhe mesazheve që përcillte ndër banorë e nëpër breza. Mbështetur në këtë përvojë të mrekullueshme, synimi është që kjo ditë e shënuar e vjeshtës së parë në të ardhmen të jetë dita e festivaleve folkorike me tematikë “Buçet kënga labe”. Sivjet, të shtunën e të dielën e datave 15 dhe16 shtator u zhvillua Festivali Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018 në një atmosferë etnofestive model dhe vërtet emocionuese. Morën pjesë 19 grupe labe, që aktualisht bëjnë jetë aktive folkorike, banorë të fshatrave të 3 bashkive: Himarë, Selenicë e Vlorë. Organizatore e këtij Takimi Folkorik: Shoqata Kulturore-Atdhetare “Drashovica”. Ndihmoi organizimin Piro Bregaj. Udhëheqës artistik i Festivalit ishte Albert Habazaj. Ideja dhe realizimi ishte i shpirtit të madh e bujar të birit të Drashovicës e Vlorës, labit 24 karatësh, kryefisnikut të kulturës shqiptare Dr. Bujar Leskaj, të cilit i shprehim mirënjohje dhe falënderime të pafundme. Takimi Folkorik i Drashovicës përfundoi shkëlqyeshëm. Për këtë realizim shembullor kanë meritë të 163 artistët popullorë të zonës, për interpretimin virtuoz, kostumet folkorike, pasuruar e zbukuruar sipas traditës, për disiplinën e lartë artistike, si dhe 2 prezantueset: Ana H. Meçaj, studente e Universitetit “Ismali Qemali” dhe Hava Çelaj Muçaj, mësuese, të veshura plot hijeshi sipas kostumografisë tradicionale të krahinës. Ende më vjen në vesh e freskët, kumbuese, e mirëfilltë jehona e asaj mbrëmjeje magjike të së shtunës së atij Takimi Folkorik. Si vëlla, si mik e shok, si djalë Labërie nga Tërbaçi himariot i Lumit të Vlorës më tepër sesa si Udhëheqës artistik i Festivalit Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018”, falënderoj nga zemra të gjithë artistët popullorë, ata këngëtarë biblila e ato këngëtare thëllëza të labërishtes sonë të dashur në këngë e valle të kënduara, sipas stileve muzikore, varianteve dhe nënvarianteve të çdo fshati, grupet pjesëmarrës në këtë fetsë polifonike labe, si dhe përgjegjësit e grupeve, me të cilët bashkërenduam aq mirëkuptueshëm, me përgjegjësi e harmonishëm ditë e netë pune shpirtërore e fizike për të realizuar synimin: të kënaqnim banorët dhe artistët me paraqitjen tonë. Pa komente, por me përulje të thellë po i përmendim grupet pjesëmarrës dhe përgjegjësit përkatës:
1.Grupi “Drashovica” – Nazmi Kola;
2. Grupi “Ali Asllani” – Defrim Mustafaraj;
3. Grupi i Armenit – Gjelosh Hodaj;
4. Grupi “Bilbili” – Sejmen Gjokoli;
5. Grupi “Buronjat labe” – Mecan Myrtaj;
6. Grupi “Çipini” – Tomorr Lelo;
7. Grupi “Djemtë e Vlorës” – Lefter Lamani;
8. Grupi i Dukatit – Fatosh Likoj;
9. Grupin tim të zemrës “10 Shqiponjat e Tërbaçit” (A.H);
10. Grupi i Gorrishtit – Gëzim Rakipaj;
11. Grupi “Ismail Qemali” Kaninë – Piro Bregaj;
12. Grupi “Jehona Labe” – Berdo Berdaj;
13. Grupi Kudhës-Grehot (Sevaster) – Ëngjëllush Dapaj;
14. Grupi i Lapardhasë – Nazif Cela;
15. Grupi “Pavarësia” – Sofokli Bega;
16. Grupi “Bejkë e bardhë” i Pilurit – Kristo Çipa;
17. Grupi i Vezhdanishtit – Fuat H. Breshani; si dhe:
18. Grupin e Dushkarakut – Feta Dëraj;
19. Grupi e Selenicës – Paskal Kota, që bashkë me grupin e Armenit ishin tre grupet që, edhe pse u paraqitën në çastin e hapjes së Festivalit, u futën në program (j/r). Veçse, pa bashkëpunimin e frytshëm me ta Takimi “Buçet kënga labe” nuk do të realizohej kaq bukur. Mirënjohje, miq të mirë! Ju këndoftë zemra o thëllëza e bilbila të këngës labe!

Për banorët bujarë të Drashovicës, krahinës së Lumit të Vlorës, artistët popullorë të grupeve labe të Vlorës, miqtë e respektuar dhe të ftuar të tjerë gëzimtarë në këtë festë popullore, zotërinjtë e pushtetit vendor, pjesëmarrës në këtë ngjarje të madhe kulturore të folkorit zonal, para se të fillonte Takimi Folkorik dhe pa prezantim doli në skenën natyrore tek Monumenti i Drashovicës grupi polifonik i fshatit Drashovicë dhe përshëndeti me këngën: “Drashovica është me rrënjë”). Gjykojmë se, në atë mbrëmje të rrallë festive labërore, të gjithë festivalistët, përfshi dhe anëtarët e jurisë, me kryetar aktorin e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar Bujar Asqeriu “Nder i Kombit”, anëtarë: Novruz Bajrami, arkeolog, e kostumograf, si dhe kompozitorin e këngëtarin e njohur vlonjat Artur Dhamo “Mjeshtër i madh”, kontribuam në standardin e raportit të drejtë midis të mirëfilltës (autentikes) dhe spektakolares, jo thjeshtë duke paraqitur çdo grup dy materiale polifonike, një të traditës, një risi mbi shtratin karkteristik, me kostumet popullore të duhura, me tekst, melodi e interpretim artistik virtuoz për të lënë në kujtesën e regjistruar vulën autentike të çdo stili e nënstili muzikor të Labërisë së Lumit të Vlorës, Dukatit, Himarës, Topalltisë e Kudhës-Grehot Sevasterit. Ndamë bashkë emocionet e fuqishme, të bukura dhe krenare që na shkaktoi pozitivisht ai mjedis kaq i bukur e festiv, ata banorë bujarë të Drashovicës, ata njerëz të mrekullueshëm, me artistet dhe artistët popullorë të talentuar, që e firmosën me zërin e shpirtit të tyre të shtunën e 15 shtatorit 2018 si Ditën e këngës dhe valles labe.
Drashovica – Harku i Triumfit shqiptar, djep i shenjtë polifonie labe. Mbi shushurimën e Shushicës, me monumentin e bukur historik, të betejave legjendare të përmasave termopiliane (1920, 1943), ngritur, i tëri në bronz, që lidh të dy faqet e historisë në një të vetme dhe banorët e quajnë “Harku i Triumfit shqiptar” shfaqet Drashovica si një portë e hapur për t‘u futur pa trokikur në Luginën e Lumit të Vlorës. Ngritur mbi grykat e maleve e shpateve, Labëria e Vlorës, mbart si mesazh për brezat personazhe, ngjarje, data, episode dhe bëma të paharruara, në kohë e në hapësirë. Çdo qafë mali, çdo shpat, çdo grykë e rrëpirë këtu flet për një histori, për një betejë legjendare, për një sfidë ndaj pushtimeve të huaja. E vërteta është që banorët e Labërisë së Vlorës, janë edhe artistë prej natyre, me botë të brendshme të pasur, me shpirt të pastër e të lirë si zogjtë që fluturojnë mbi qiellin e Lumit të Bardhë e dy deteve të kaltra në mozaikun lirik, që të rrëmben, si me një magji gati hyjnore. Labëria ka traditë shumë të pasur folkoristike dhe ka patur grupe të famshëm, deri në nivel kombëtar e ndërkombëtar, por këto thesare të paçmuara të shpirtit popullor duhet të transmentohen fisnikërisht brezave.
Programi. Organizatore e Festivalit “Buçet kënga labe” është Shoqata Kulturore – Atdhetare “Drashovica”, me kryetarë Novruz Bajramaj dhe Ardian Resuli; ndihmoi organizimin Piro Bregaj; udhëheqës artistik Albert Habazaj. Ideja dhe realizimi i këtij festivali tepër të veçantë është shpirti i madh e bujar i birit të Drashovicës e Vlorës, Labit 24 karatësh, kryefisnikut të kulturës shqiptare dr. Bujar Leskaj, aq të dashuruar me këngën e vallen labe! Në këtë festival, që Ideatori dhe Realizuesi dëshiron ta kthejë në traditë të përvitshme, morën pjesë këngëtarë e vallëtarë popullorë të grupeve labe, që aktualisht kanë jetë aktive folkorike nga tre bashki: ajo e Himarës, e Selenicës dhe e Vlorës. Si Grup i vendit mikpritës, çel festivalin Grupi polifonik i fshatit Drashovicë, me përgjegjës Nazmi Kola: -“Drashovica është me rrënjë”, teksti: Nazmi Kola, marrës Flamur Serjani, kthyes Xheladin Runa, hedhës Ferdinand Runa; -“Moj kunadh’ egër!…”, teksti Nazmi Kola, marrës Frederik Kola, kthyes Xheladin Runa, hedhës Ferdindand Runa; -“Ku këndon labçe belxhiku” valle e kënduar burrash, teksti popullor, marrës Flamur Serjani, kthyes Xheladin Runa, hedhës Frederik Kola. Përveç grupit vendali të Drashovicës, që, sipas të drejtës zakonore, ka dhe rolin e mikpritësit dhe u paraqit me tre numra, çdo grup tjetër shfaqi në skenën natyrore aq hijerëndë e po aq lirike të Monumentit të Drashovicës dy numra, siç qe kërkesa, një të traditës, një risi. Në vijim, paraqitja e vlerave folkorike të grupeve vijoi me korrektesë sipas programit, duke ndjekur kriterin alfabetik të emërtimit të grupeve pjesëmarrës në festival: 2. Grupi “Ali Asllani”, përgjegjës Dëfrim Mustafaraj: -“Këngë për Ali Asllanin”, teksti: Tomorr Lelo, marrës, Dëfrim Mustafaraj, kthyes: Adriatik Revaj, hedhës, Valter Hodo; -“Moj, Mavrov’ e Drashovicë”, teksti popullor, marrës Ismet Binaj, kthyes Adriatik Revaj, hedhës Dëfrim Mustafaraj. 3. Grupi “Bilbili”, përgjegjës Sejmen Gjokoli: -“Labëri, me supezënë”, teksti: Muhamet Tartari, marrës Bilbil Basho, kthyes Sadik Hodo, hedhës Mirjan Agaraj; -“Hyn e del një hënë”, teksti Lulzim Lekdushi, marrës Piro Latifaj, kthyes Sadik Hodo, hedhës MirjanAgaraj. 4. Grupi “Buronjat Labe”, përgjegjës Meçan Myrtaj: -“Malet-o!”Jona, Labëria”, teksti Nertesi Asllani, marrës Meçan Myrtaj, kthyes Gëzim Veraj, hedhës Numan Canaj; “Jona, Labëria nëna”, teksti Astrit Zogaj, Marrës Numan Canaj dhe Meçan Myrtaj, kthyes Gëzim Veraj, hedhës Besnik Agaj. 5. Grupi “Çipini”, përgjegjës: Tomorr Lelo, “Mjeshtër i madh”: -“Trimat e zgjedhur me dorë” për dëshmorët e Njëzetës, teksti Tomorr Lelo, marrës/ solistë Tomorr Lelo, Gëzim Rakipaj, Vendim Zykaj e Katina Beleri “Mjeshtre e madhe”; kthyes Golik Likaj “Mjeshtër i madh”, hedhës Vendim Kapaj “Mjeshtër i madh”; -“Drashovicë, portë istikami”, teksti Tomorr Lelo, marrës Bexhet Mahmutaj, kthyes Golik Likaj “Mjeshtër i madh”, hedhës Vendim Kapaj “Mjeshtër i madh”. 6. Grupi “Djemtë e Vlorës”, përgjegjës Lefter Lamani: -“Kënga juaj e bekuar”, teksti Nertesi Asllani, marrës Vasil Sera, kthyes Sefer Gjika, hedhës Përparim Goxhi; -“Kur më shkon me hap sorkadhe”, teksti Nertesi Asllani, marrës Ahmet Rrapaj, kthyes Sefer Gjika, hedhës Përparim Goxhi. 7. Grupi i Dukatit, përgjegjës Fatosh Likoj: -“Nuk harrohen ato vite”, teksti Pelivan Bajramaj, marrës Fatosh Likoj, kthyes Syrja Brahimi, hedhës Aranit Kulluri; -“Telat-o po venë e vinë”, teksti popullor, marrës Barjam Hunda, kthyes Syrja Brahimi, hedhës Aranit Kulluri. 8. Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, përgjegjës Albert Habazaj; -“Mesazhi i nënave: Ligjëro, moj kënga labe!” teksti Albert Habazaj, marrëse Shpresa Kapo Çelaj, kthyese Liri Gaçe Shkurtaj, hedhëse Vito Shiroku Vera; -“Nënave u falet Vlora”- valle e kënduar grarishte, teksti Albert Habazaj, heq vallen Shpresa Kapo Çelaj, marrëse Lirjana Rrapaj Kapo, kthyese Liri Gaçe Shkurtaj, hedhëse Vito Shiroku Vera. 9. Grupi i Gorrishtit “Vatra Gorrishjote”, përgjegjës: Gëzim Rakipaj: -“28 mijë dëshmorë”, teksti Arap Caushaj, marrës Isa Rakipaj, thyes Xhenet Xhelili, hedhës Përparim Sherifi; -“Shqipëri, moj hallemadhe”, teksti Festim Skëndaj, marrës Gëzim Rakipaj, thyes Lekmi Beqiraj, hedhës Fatos Avdulaj. 10. Grupi “Ismail Qemali” Kaninë, përgjegjës Piro Bregaj: -“Maj’ e këngës ata mbenë”, marrës Piro Bregaj, kthyes Besnik Merkaj, hedhës Fatjon Hyseni; -“Donika, zonjë e Kaninës” marrës Fatjon Hyseni e Piro Bregaj, kthyes Petro Limaj, hedhësVasil Halilaj. 11. Grupi “Jehona Labe”, përgjegjës Berdo Berdaj: -“Hajmedet, o Skëndo Lumi!”, teksti popullor, marrës Berdo Berdaj, kthyes Viron Laci, hedhës Resmi (Mico) Ferraj; -“Drashovicë, moj portë e hapur”, teksti Nertesi Asllani, marrëse Fatbardha Hosi Brahimaj, kthyes Viron Laci, hedhës Resmi Ferraj. 12. Grupi Kudhës-Grehot, përgjegjës Ëngjëllush Dapaj: -“Këngë për Pavarësinë” teksti Apostol Basho, marrës Ëngjëllush Dapaj, kthyes Salo Kanaj, hedhës Fako Fakaj; -“Një kala në Tepelenë”, teksti popullor, marrës Ëngjëllush Dapaj, kthyes Salo Kanaj, hedhës Fako Fakaj. 13. Grupi i Lapardhasë, përgjegjës Nazif Çela, “Mjeshtër i madh”: -“Ilegalët”. Teksti Feti Brahimaj, marrës Nazif Çela, kthyes Golik Likaj (të dy “Mjeshtër i madh”, hedhës Meleq Çelaj; -“O moj vajza bregdetare!”, teksti Feti Brahimaj, marrës Nazif Çela, kthyes Golik Likaj (të dy “Mjeshtër i madh”), hedhës Meleq Çelaj. 14. Grupi i Armenit, (ardhur në çast, j/r.) përgjegjës Gjolek Hodaj: -“Që kur m’u largove”, teksti Lefter Haxhiraj, marrës Sokrat Sejdiraj, kthyes Ervis Kocka, hedhës Lavdosh Aliraj; “E mban mënd, moj Drashovicë”, teksti Feti Brahimi, marrës Petrit Nuredini, kthyes Ervis Kocka, hedhës Lavdosh Aliraj. 15. Grupi “Pavarësia”, përgjegjës Sofokli Bega: -“Drashovicë, harku i legjendës”, teksti Sofokli Bega, marrës Sofokli Bega, kthyes Ladi Alikaj, hedhës Skënder Habili; -“Kënga labe, kënga ime”, teksti Sofokli Bega, marrës Sofokli Bega, refreni David Muhaj, kthyes Ladi Alikaj, hedhës Skënder Habili. 16. Grupi i Dushkarakut, (j/r. Bashkia Selenicë), përgjegjës Feta Deraj: – “Pleqtë me feste të kuqe” (këngë ode), teksti popullor, marrës Ilirjan Gabovaj, thyes Ariz Rrokaj, hedhës Bujar Sinani; “Gjeta një thëllëzë”, teksti Zaho Balili, marrës Bujar Sinani, Feta Deraj, thyes Xhezmi Hyseni, hedhës Përparim Sulçe. 17. Grupi “Bejkë e bardhë” i Pilurit, përgjegjës Kristo Çipa: -“Ylli sytë e bukur lau”, teksti Kristo Çipa, marrëse Zaharulla Koka, kthyes Dhimitraq Bala, hedhëse Leni Mërkuri; -“Kemi ty, o Skënderbe!”, teksti Kristo Çipa, marrëse Ermioni Mërkuri, kthyes Dhimitraq Bala, hedhëse Leni Mërkuri. 18. Grupi i Selenicës, (j/r.) përgjegjës Paskal Kota: “Malinë, e zeza malinë!”, teksti Përparim Çunaj, marrës: Përparim Çunaj, kthyes: Perlat Haxhiraj, hedhës: Tomor Haxhiraj; “Çtë bëjë fukarai?!”, teksti Përparim Çunaj,marrës: Përparim Çuni, kthyes: Perlat Haxhiraj, hedhës: Tomor Haxhiraj. 19. Grupi i Vezhdanishtit, përgjegjës Fuat H. Breshani: -“Portë e madhe e Labërisë”, teksti Ëngjëllush Tahiri, marrës Ëngjëllush Tahiri, kthyes Nebi Sina, hedhës Izedin Sina; -“Për ty, Vlora hane-hane”, teksti Nexhip Sera, marrës Ëngjëllush Tahiri, kthyes Nebi Sina, hedhës Izedin Sina. Çmim të parë mori grupi Grupi “Jehona Labe”, çmim të dytë grupi i Laparadhasë dhe çmim të tretë grupi i Vezhdanishtit.

Mesazhet e Festivalit Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018. Ky festival merr vlera të larta, sepse mban bukur gjallë shpirtin e popullit, të banorëve labë në këngë e valle popullore sipas stileve muzikore dhe nënstileve, varianteve dhe nënvarianteve të vendbanimeve me artistë labë, bij të këtij populli aq të fisëm të Labërisë, të shtrirë në tri bashki: Vlorë, Himarë e Selenicë ku këndojnë, kërcejnë (valle të kënduara) dhe qajnë sipas natyrës dhe traditës labe, kaluar brez pas brezi e shekull pas shekull si stafetë shpirti për gëzime e dhimbje. Aq më tepër shtohen këto vlera, sepse jemi në kohën kur Folkori duhet të përballet me sfidat e globalizmit dhe ruajtja e tipologjisë polifonike në kuadër të urbanizimit jo vetëm nga bartësit e folkorit, por edhe nga nipërit e mbesat e tyre, nga ne, studiuesit, miqtë e dashamirët e polifonisë labe (këngës dhe valles labe) kërkon të bëhemi misionarë të shpirtit të popullit të krahinës sonë në kënëge valle labe. Nga takime të përmasave të tilla vetëzbukurojmë jetën tonë, japim e marrim përvoja folkorike etnopolifonike në lokalitetet tona e qendrat e banuara nga labër, përfitojmë e nuk humbasim. Për këto arsye e shumë mesazhe të tjera të dashurisë së madhe, konkrete dhe pa u dukur ndaj vendlindjes, ndaj etnokulturës dhe folkorit të krahinës sonë të përbashkët të origjinës apo vendlindjes bujari ynë Bujar Leskaj e shton natyrshëm, vetvetiu përditë e më tepër respektin tonë për ç’ka jep nga shpirti i tij, nga fjala, nga zemra, nga mendimi dhe të ardhurat e tij financiare, që s’janë pak për Vlorën e Labërinë, por ai nuk do që t’i përmendim, biles shpesh herë dhe mërzitet. Mirënjohje dhe falënderime të pafundme prof. Bujar Leskaj për këtë kontribut të madh që po jepni për folkorin e Labërisë, që ai mos të shuhet, por të jetë i ndezur brez pas brezi, të trashëgohet nip pas nipi e mbese pas mbese në këto treva e të fluturojë tutje hapësirave labe me thëllëza e bilbila!
MSc. Albert HABAZAJ, studiues i Etnologjisë dhe Folkorit.

*) Udhëheqës artistik i Festivalit Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura