NË VJENË U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHOQATËS SË MËSUESVE ‘NAIM FRASHËRI’ PËR AUSTRI

Vjenë, 17. 11. 20106: Ymer Avdiu: “…detyrë e parë e kryesisë së re do ishte aktiviteti për shtimin e nxënësve”. Imer Lladrovci: “..të zgjohemi të gjithë nga kjo amulli e tanishme kur rrethanat janë shumë më favorizuese krahasuar me kushtet e veprimtarisë së paraardhësve tanë”. Kryesia e re Hazir Mehmeti, kryetar; Bukurije Limani, nënkryetare; Osman Ademi, sekretar; Ibrahim Hasanaj, arkëtar dhe Ismet Sinani, anëtar.
Më 12 nëntor 2016 në Vjenë, u mbajt kuvendi i rregullt zgjedhor i Shoqatës ë Mësueseve “Naim Frashëri“ në Austri, ku morën pjesë mësues/ese nga shumica e qyteteve kryesore ku zhvillohet mësimi shqip. Kuvendin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre: Ymer Avdiu, drejtor departamenti në Ministrinë e Diasporës dhe Barbara Sekiraça-Dobra; Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës. Kuvendin e hapi kryetari i deritashëm i shoqatës, mësuesi nga Linci, Ismet Sinani i cili përshëndeti mysafirët dhe pjesëmarrësit. Mes tjerash ai shtoi: “Shoqata e jonë në këto katër vitet e fundit, falë bashkëpunimit me Institucionet tona ka arritur të organizohet, të ruaj funksionalitetin dhe të vepron suksesshëm në gjithë territorin e Austrisë. Personi më i afërt i cili e përcolli aktivitetin e shoqatës sonë të cilin e falënderojmë shumë ishte z.Ymer Avdiu. Në raportin e tij mbi punën dyvjeçare paraqiti të dhënat mbi realizimin e detyrave të përcaktuara nga programi dhe statuti shoqatës. Të gjitha parashikimet i kemi arritur në pjesën më të madhe, dhe me këtë rast dua ta falënderoj kolegët/et nga kryesia me të cilët kemi punuar me përkushtim.”

Ymer Avdiu, drejtor departamenti në Ministrinë e Diasporës në fjalën e tij përshëndetëse kuvendit dhe përcolli përshëndetjen drejtuar kuvendit nga z.Nuhi Gashi (MAShTK) i cili nuk mundi të jetë prezent. Ai mes tjerash tha: “Jeni shoqatë me të cilën kemi bashkërenduar aktivitetet. Sërish po e theksoj dhe sot, përse nuk jemi të kënaqur me vijueshmërinë e nxënësve në Austri dhe detyrë e parë e kryesisë së re do ishte aktiviteti për shtimin e nxënësve në mësimit shqip. Duhet angazhuar për gjetjen e mësuesve të ri që do zëvendësojnë ata që do pensionohen. Një aktivitet me vlera në Austri ishte Olimpiada e nxënësve në rrethinën e Lincit, shpresojmë se vitin e ardhshëm do jetë akoma më gjithëpërfshirëse. Këtu duhet vlerësuar punën madhore të konsullit, z.Imer Lladrovci si përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Kosovës.” Ndërsa në fjalën e tij konsulli, Imer Lladrovci mes tjerash tha: “Kuvendit i dëshiroj suksese. Do thosha, të përpiqemi të punojmë në gjetjen e formave të aktiviteteve tona në vetëdijesimin e prindërve për dërgimin e nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe, të zgjohemi të gjithë nga kjo amulli e tanishme kur rrethanat janë shumë më favorizuese krahasuar me kushtet e veprimtarisë së paraardhësve tanë dikur. Ju mësues, jeni me fat që punoni në një vend siç është Austria e cila e financon mësimin e gjuhës amtare, për çka e falënderojmë shtetin austriak dhe zyrtaren e saj Mag.Elfie Fleck. Ne kemi bërë përpjekje ta shtojmë aktivitetin tonë në funksion të shtimit të numrit të nxënësve, një detyrim i ynë kombëtar i vazhdueshëm. Do jemi vazhdimisht në përkrahjen tuaj në çdo kohë.” Kuvendin e uroj dhe Barbara Sekiraça-Dobra MD dhe Abdullah Abdullahu e Januz Saliuka nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri.
Kuvendi miratoj raportin e punës dyvjeçare të paraqitur nga kryetari i deritashëm, Ismet Sinani dhe raportin financiar të paraqitur nga arkëtari i mandatit të kaluar, Ibrahim Hasanaj. Kuvendi miratoi gjithashtu Memorandumin e Bashkëpunimit me Shoqatën e Mësuesve në Greqi.
Në diskutime me vërejtjet e tyre u paraqiten mësuesit Mark Demaj, Miradije Berishaj, Osman Ademi, Bukurije Limani, Roza Nrecaj, Feride Aradinaj etj.
Komisioni zgjedhor i kuvendi vërtetoj se nga gjithë debati dhe votimi i fshehtë doli kryesia e re me këtë përbërje: Hazir Mehmeti, kryetar; Bukurije Limani, nënkryetar; Osman Ademi, sekretar; Ibrahim Hasanaj, arkëtar dhe Ismet Sinani, anëtar. Kryesia e re falënderoj për besimin dhe u zotua se do të vazhdon me punë në realizimin e detyrave programore.
Nga diskutimet doli, se përparësia nga të gjitha detyrat tona është rritja e numrit të nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe, bashkimi rreth shoqatës i të gjithë mësuesve në Austri, bashkëpunimi me prindër, shoqatat shqiptare, institucionet në atdhe dhe shtimi i kontakteve me shoqatat simotra austriake e kombeve tjera. Kjo mbeti detyrë e kryesisë në hartimin e projekteve dhe programit konkret në kohë sa më të shkurtë. Nga disa diskutues u parashtrua problemi i injorimit të shoqatës nga një pjesë e mësuesve/eve në Austri, për çka u kërkua aktivitet i të dy ambasadave tona rreth kësaj. Mësuesi Hazir Mehmeti, prezantoj botimet më të reja nga Prof.Dr.Basil Schader, doracakëve për mësues si dhe “Bazat dhe arsyet” një tekst ku parashtrohen sfidat e mësimit të gjuhës së prejardhjes, raporte përvojash nga shembujt konkret dhe çështjet thelbësore të pedagogjisë, didaktikës e metodikës në diasporë. Po ashtu u prezantua tekste të reja për mësimin amtar në Austri. Gjithashtu u dhanë disa minuta pamje filmi nga aktivitetet e shkollës shqipe në Austri gjatë dy viteve të kaluara dhe libri “ Kosova” nga Prof.Shkëlzen Sinani, ligjërues në disa universitete.
Kuvendi falënderon Ministritë e Arsimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Austrisë, Ministrinë e Diasporës, Ambasadën e Shqipërisë, Ambasadën e Kosovës për mbështetjen dhe kërkon përkrahjen e vazhdueshme të tyre. Shpreh gatishmërinë në bashkërendim, komunikim edhe në të ardhmen. U kërkua mbështetje më e madhe nga dikasteri për diasporë në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë. Kuvendi falënderon veprimtarin. Januz Saliuka për përkrahjen e gjithanshme dhënë shoqatës. Me respekt për mbështetje financiare në realizimin e projekteve, kuvendi falënderon donatoret, rrjetin e bizneseve me kryetar Yll Blakaj, veprimtarin dhe donatorin qe nga themelimi i shoqatës z.Xhevat Bala dhe donatorë e veprimtarë tjerë. (Hazir Mehmeti, Vjenë)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura