MUHARREM ABAZAJ: MBI KUPTIMIN E ETNONIMIT ARBËR

Tiranë, 3. 7. 2016: Çdo shqiptar ka interes të dije se ç’kuptim ka emërtimi arbër. Pse kanë marrë këtë emër të parët tanë? Për të mundur t’i afrohemi sa më shumë të vërtetës për kuptimin e këtij emërtimi duhet ta shqyrtojmë atë si nga pikëpamja gjuhësore ashtu edhe nga pikpamja historike, nga koha kur është formuar ky emërtim.
Emri arbër për herë të parë është përmendur me trajtën alban nga Ptolemeu i Aleksandrisë në shek II e.s. Kjo nuk do të thotë që kjo periudhë, shek.II .e.s, është koha e formimit të tij. Ky emërtim mund të jetë shumë më i hershëm se kjo periudhë. Sigurisht që emërtimi është bërë me gjuhën e banorëve vendës.
Po cila ka qenë gjuha e tyre?
Për deri sa në këto troje sot flitet gjuha shqipe dhe historianët janë të mendimit se nuk ka patur shpërngulje masive të banorëve të këtyre trojeve, do të thotë se gjuha e tyre ka qënë shqipja, por një shqipe e vjetër. Nga studimet tona për lashtësinë e shqipes kemi vërejtur se gjuha shqipe ka kaluar përmes dy fazave kryesore të zhvillimit të saj.
Në fazën e parë, të cilën ne e konsiderojmë si stadi pellazgjik i shqipes, ajo ka qenë krejt e pazhvilluar. Të gjitha fjalët e saj kanë qenë njërrokëshe dhe me trajta të ngurta. Çdo fjalë ka patur një trajtë të vetme, përmes së cilës shprehte të gjitha kuptimet gramatikore. Kështu fjala AT, e cila ruan të njëjtën trajtë në shqipn e sotme, është përdorur në këtë trajtë të vetme si kur është përdorurt për të treguar një person ashtu dhe kur përdoret për të treguar shumë persona.
Fjala DI ka patur vetëm këtë trajtë të ngurtë di, por ajo ka patur shumë kuptime. Fjala di ka patur kuptimin e foljes di, me ditë, të mbiemrit i ditur, të numërorit dy, të emrit dhi, etj.
Kjo ngurtësi e trajtave ka ndodhur nga që gjuha pellazgo – shqipe në këtë stad të saj, nuk ka arritur t’i vërë në përdorim parashtesat, prapashtesat, mbaresat dhe nyjet. Një varfëri e tillë mjetesh gjuhësore ka bërë që si mënyrë për formimin e fjalëve të reja të jetë përdorur gjerësisht mënyra e përngjitjes së fjalëve njërrokëshe. Kjo mënyrë është përdorur në formimin e emrave të personave, të fiseve, venbanimeve, maleve, lumenjve etj.

Emri Bardhyl eshte formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: bard – yl. Fjala e parë njërrokëshe bard ka dhënë në fazën e dytë të shqipes trajtën bardh, pasi d është bërë dh. Fjala e dytë njërrokëshe yl ka dhënë yll, pasi l është bërë ll. Kuptimi i emrit është: “ Yll i bardhë ”. Emërtimi Dimal eshtë formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe: di – mal. Fjala e parë di ka dhënë dy. Kjo vihet re ende në disa të folme krahinore të vendit tonë: sy / si, ki / ky, kam hyrë./ kam hi. Fjala e dytë mal ruan trajtën e vjetër. Kuptimi i emërtimit del “Dy male”. Një emërtim i tillë është lidhur me pozicionin midis dy maleve të vendosjes së këtij qëteti të lashtë. Emërtimi Tushenisht (venbanim pranë Pogradecit) është formuar nga përngjitja e tri fjalëve njërrokëshe: tu – shem – isht. Fjala e parë tu ka dhënë psesëzën foljore tuj të dialektit të gegënishtes , në toskërisht duke. Fjala e dytë shem ka dhënë foljen shemb të dialektit të gegënishtes, në toskërisht shembur. Fjala e tretë isht ruan të njëjtën trajtë. Kuptimi i emërtimit del: “Tuj shemb isht/Ishte duke u shembur”. Një emërtim i tillë mund të ketë lidhje me ndonjë fund tragjik të paralajmëruar për banorët e këtij venbanimi të hershëm.
Edhe emri alban/arban, duke qenë se është formuar në një periudhë të lashtë, duhet të jetë formuar, si të gjitha fjalët e reja, përmes përngjitjes së fjalëve njërrokëshe: al – ban / ar – ban.
Përse ka ndodhur ky ndryshim tingëllor l/r tek ky emërtim?
Ndyshimi ka ndodhur në përputhje me zhvillimin fonetik të gjuhës shqipe. Bashktingëllorja l në mjaft raste ka ndryshuar ne r. Ndryshimet tingëllore historikisht janë lidhur me zhvillimin e organeve të të folurit. Vini re si flet një fëmijë. Ai thotë: eldha, jo erdha, u vlava, jo u vrava. Me zhvillimin e organeve të të folurit fëmija e ndyshon tingullin nga l në r. Kështu ka ndodhur edhe me fjalën al, e cila është bërë ar. “ Mori bil, bil e Lalës” (.G. Dara. Kënga e Sprasme e Balës.) Në gjuhët e huaja është ruajtur trajta e lashtë alban. Ndryshe ka ndodhur në gjuhën shqipe. Bashktingëllorja l ka dhënë r dhe ka dalë trajta arban. Fjala arban është formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe ar – ban. Fjala ar është identike me fjalën arë të shqipes, tokë e punuar, e vënë nën kulturë, kurse fjala ban është identike me foljen ban të shqipes, por në trajtën e dialektit të geg. Në toskërisht kemi trajtën bën. Kuptimi i emërtimit del: “Arë ban“. Fare lehtë mund t’u ndërrojmë vendet fjalëve dhe të themi “ Ban arë“.
Si të ketë lindur ky emërtim dhe çfar shpreh ai?
Arbanët kanë qenë një ndër fiset e shumta ilire që zinin të gjithë bregdetin lindor të Adriatikut. Të gjithë këta fise kanë patur një gjenezë të përbashkët, që do të thotë edhe një gjuhë të përbashkët, gjuhë e cila me kalimin e shekujve ka krijuar diferenca nga fisi në fis deri në formimin e gjuheve të ndryshme. Çdo fis ka pasur një emër të veçantë. Ashtu si emri i një personi nuk vihet nga vetë ai, por nga persona të tjerë, edhe emrat e fiseve nuk janë venë nga vetë fiset, por nga fiset fqinjë. Fqinjët e lashtë të tyre, që flisnin të njëjtën gjuhë, vinin re se banorët pranë tyre kanë patur disa aftësi të veçanta. Ata arrinin të shndërronin toka djerr në ara pjellore. Këtë veçori të tyre ata ia kanë shprehur njëri – tjetrit me fjalët arban (ban arë). Banorët e këtij territori të cilët, si thamë më lart zinte trevën Durrës – Tiranë – Krujë, këtë aftësi do ta kenë fituar duke qenë të favorizuar edhe nga nga kushtet e përshtatëshme të këtij territori, me terrene fushore të rrethuara me kodra e male, të hapura në drejtim të detit etj. Artikulimi për herë e më dendur i kësaj veçorie nga fqinjët me fjalët e përngjitura arban ka shpënë në përhapjen dhe ngulitjen e kësaj fjale si tek fqinjët perreth ashtu edhe tek vetë banorët e këtij fisi ilir, të cilët me sa duket e kanë pëlqyer dhe pranuar si emrin e tyre.
Në të njëjtën mënyrë, me anën e përngjitjes së fjalëve njërrokëshe, janë formuar edhe emërtimet e fiseve të tjera ilire. Kështu emri i fisit ilir ardian është formuar nga përngjitja e tri fjalëve njërrokëshe: ar – di – an. Fjala ar = arë, fjala di në kontekst të kësaj përngjiyjeje fjalësh, ka kuptimin e mbiemrit i ditur, fjala an ka dhënë janë. Kuptimi i emërtimit “Arë të ditur janë /Janë të ditur për ara, për punë bujqësore”.
Shohim një përqasje kuptimore të emërtimit të këtij fisi ilir me fisin arbanë. Kjo bëhët e kuptueshme po të kemi parasysh se edhe terreni ku kanë banuar ardianët ka qënë i njgjashëm me atë të arbanëve, me terrene fushore, të hapura nga ana e detit etj, të cilat nënkuptojnë se aktiviteti bazë i tyre ka qenë bujqësia. Emërtimi i fisit ilir atintan është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: at – in – tan. Fjala e parë at = at, babë. Fjala e dytë in ka dhënë fjalën rrinë. Fjala e tretë tan është identike me përemrin e pacaktur tanë, të dialektit të gegënishtes, tërë në toskërisht. Kuptimi i emërtimit: “At rrinë tanë/Të tanë rrinë etërit”. Një emërtim i tillë duhet ta ketë bazën mbi atë traditë të lashtë ilire të grumbullimit të pleqve, të Kuvendit të burrave.
Stadi i parë i gjuhës shqipe, ai pellazgjik, me trajta fjalësh njërrokëshe dhe trajta të ngurosura për shkak të mungesës së mjeteve gjuhësore, merr fund me aplikimin e mjeteve gjuhësore: parashtesa, prapashtesa, mbaresa, nyje. Vënia në bashkveprim të këtyre mjeteve gjuhësore me fjalët njërrokëshe i dha një zhvillim të vrullshëm gjuhës shqipe. Fjalët e reja tani nuk foroheshin aq shumë me anën e përngjitjes së fjalëve njërrokëshe, por me anën e parashtesave, prapshtesave. Aplikimi i mbresës u dha fjalëve njërrokëshe fleksibilitet, ndyshueshmëri, aftësi të mëdha shprehjeje. Në këtë periudhë të fillimit të këtij stadi të ri të shqipes, e cila përafërsisht duhet të jetë në shek. X-XI, por që duhet saktësuar më tej, aplikimi i këtyre mjeteve gjuhësore nuk është arritur të bëhej unik në të gjithë territorin shqiptar. Kjo ka shkaktuar lindjen e dialekteve të shqipes. Dialekti i gegënishtes i ruajti më mirë trajtat e stadit pellazgjik, kurse dialekti i toskërishtes pati evoluim më të shpejtë. Në këtë dialekt, në atë të toskërishtes, mori një përdorim të dendur zanorja ë, e cila ndikoi në shpërbërjen e stukturës njërrokëshe të shumë fjalëve dhe u bë shkak i lindjes së dukurisë së rotacizmit, ndërrimin e bashktingëlloreve n/r. Në dialektin e toskërishtes zanorja ë filloi t’i zërë vendin zanores a. në disa trajta fjalësh. Kështu fjala ban u bë bën, kam than/kam thënë, kam ran/kam rënë etj. Dukuria e rotacizmit bëri që edhe emri arban të pësojë ndryshime tingëllore. Folja ban u bë bërë dhe trajta arban u bë arbër.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura