Bonn, 30. 03. 2015 – Mërgata jonë e mrekullueshme është tejet e shqetësuar me gjendjen jopremtuese politike dhe ekonomike në Kosovë. Ky stagnim ngulfatës i zhvillimit është rrjedhojë e qeverisjes së dobët, e qeverisjes pa kritere e prioritete, me një fjalë e qeverisjes së papërgjegjëshme ku ka lënë vend për “oazë” të korrupcionit, kriminalitetit, duke lënë anash në këtë rast edhe shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e Republikës.
Mërgata shqiptare ishte dhe mbetet promotor i zhvillimeve në atdhe, pa të cilën s´do të mund të bëhej lufta dhe të arrihej pavarësia e Kosovës. Mërgimtarët jetojnë prej kohësh në shtete të zhvilluara demokratike dhe nuk mund të rrinë e vështrojnë me dhembëshuri se si në atdheun e tyre degradohet edhe ai minimum që është arritur. Nuk mund të pajtohen me mospërfilljen e zhvillimin e sistemit juridik, pa të cilin nuk mund të paramendohet ecja e drejtë përpara. Nuk mund të pajtohet me ngecje e keqpërdorime në arësim e shëndetësi, të cilat reflektojnë drejtëpërdrejtë në ardhëmëri.
Nuk mund të pajtohen me tentativat për ndarje të kombit, gjë të cilën nuk duhet promovuar edhe nese gjithë bota të ishte kundër nesh. Mërgata, si pjesë e pandashme e vuajtjeve, e gjakut e djersës së derdhur për atë vend është e mendimit se Republika e Kosovës është në rrezik të degradimit të vlerave kombtare dhe si e tllë mund të rrëshqasë drejtë ringritjes së të kaluarës së hidhur, ku substanca shqiptare ka jetuar nën hijen e substancës serbe.
Duke parë këto zhvillime të rrëzikëshme dhe pamundësinë e ndryshimit të asnjë gjëje përmes opinioneve verbale, mërgata e sheh si domosdoshmëri të kohës që të bëhet pjesë e institucioneve të shtetit nga i cili do të jetë shpërngulur nga dhuna e okupatorit serb, i cili okupator me asnjë ndryshim doktrinor kundruall qenjes shqiptare po ia arrinë që të pengojë ecjen e zhvillimin e Kosovës.
Prandaj, mërgata do të mobilizohet me moton “Në mbrojtje të Republikës” të cilës do t’i prijnë kuadro të shkolluara dhe të specializuara në shtetet e Bashkësisë Europiane dhe kontinentet tjera, që në zgjedhjet e ardhëshme t’i formojnë organet shtetërore të zhvillimit, perspektivës, shpresës dhe dinjitetit qytetar.