XHEVAT BISLIMI: SHTATORJA E ZAHIR PAJAZITIT DHE FOTOGRAFIA E IBRAHIM RUGOVËS

 Pashtriku.org, 11. 01. 2014 – Biri i Gollakut, biri i Llapit, i Kosovës dhe i mbarë Shqipërisë, Zahir Pajaziti, ishte njëri nga themeluesit dhe komandantët e shquar të UÇK-së dhe të Luftës Kundërpushtuese çlirimtare të kombit shqiptar. Monumenti (mani men) ose shtatorja e parë pas mbarimit të Luftës në Prishtinë, aty te sheshi afër hotelit “Grand”, ishte ai i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti. Nuk vonoi shumë (s’e di saktë sa kohë) dhe LDK-ja në krah të djathtë të shtatores së Heroit, lartë në muret e pallatit, vendosi një fotografi të përmasave “gjigante” të kolaboracionistit dhe kuislingut, Ibrahim Rugova! Kjo fotografi vazhdon të qëndrojë edhe sot në Sheshin “Zahir Pajaziti”, duke i bërë “karshillëk” Heroit të Kombit! Edhe, ta zëmë, sikur Ibrahim Rugova të ishte atdhetari më i dalluar i kombit nuk e kishte vendin në këtë shesh dhe në asnjë shesh tjetër që mbanë emrin dhe monumentin e një Heroi, Dëshmori, shkrimtari… tjetër. LDK-ja dhe komuna e saj, Prishtina, me këtë veprim kundërqytetërues dhe jonjerëzor (ri)dëshmuan dhe sikur donin t’u kujtonin shqiptarëve se “jemi po ata…”! Është interesant se nuk pati (të paktën unë nuk kam dëgjuar) kundërshtim, protestë apo kërkesë për heqjen e kësaj fotografie as nga shoqatatë e dalura nga Lufta e UCK-së, nga intelektualët apo nga ndonjë grup tjetër qytetarësh! I mbetet Shpend Ahmetit të “Vetëvendosjes” që ta “përmirsojë” këtë budallallëk dhe këtë primitivizëm të ulët të LDK-së, duke e hequr atë fotografi nga Sheshi i Heroit të kombit, Zahir Pajaziti…
Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe ai i Ibrahim Rugovës
LDK-ja dhe Komuna e Prishtinës e sunduar prej tyre dhe prej komunistit të rryer jugosllav, Isa Mustafa, nuk u ndalë me kaq në përkushtimin dhe besnikrinë e saj ndaj kuislingut, I. Rugova! Ata, idhullit të tyre, i bënë edhe një monument përballë Kuvendit të Kosovës, duke (ri)dëshmuar përcaktimin dhe vendosmërinë e tyre për të vazhduar rrugën e nënshtrimit dhe të kolaboracionizmit. Me fotografin e tij po duan t’i bëjnë “karshillëk” Heroit të Kombit, Zahir Pajazitit, ndërsa me monumentin e tij po maten t’i bëjnë “karshillëk” edhe Heroit Kombëtar, Gjegj Kastriotit-Skënderbeut, monumenti i të cilit ndodhet aty afër! Vërtet qesharake! Për të qeshur dhe për të qarë! Për të qeshur për ne, sepse ne edhe mund ta kuptojmë dhe të qeshim me këtë donkishotizëm të LDK-së dhe I. Rugovës, por për të qarë, sepse të huajt e shumtë në Republikën tonë nuk mund ta kuptojnë këtë sharlatanizëm të LDK-së…

Kryemonumenti për Komandantin Legjendar Adem JASHARIN
Shpend Ahmetit të “Vetëvendosjes”, përvec shumë detyrave dhe projekteve të vështira për ta qeverisur Prishtinën pas atij kaosi që i la LDK-ja dhe Isa Mustafa, i mbetet edhe një DETYRË e vecantë në planin e vendosjes së monumenteve: Gjetja e vendit më të mirë në qytetin e Prishtinës për Kryemonumentin e atij që me mendjen, punën, luftën dhe rënien e Tij u bë Ati i kësaj lirie dhe pavarësie të kufizuar që po gëzojmë… Prishtina dhe populli shqiptar meritojnë ta kenë një monument të Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, në kryeqytetin e Republikës. Dhe, ky Kryemonument duhet të jetë monumenti më madhështor për nga cilësia (realizimi) dhe për nga madhësia (lartësia, përmasat)… Me këtë populli shqiptar do të (ri)dëshmonte se këtë pak liri e pavarësi e ka fitura me luftë, me shumë flijime dhe me gjak dhe, se me luftë, me flijime dhe me gjak është i gatshëm ta mbrojë sa herë ta kërkojë liria e Kosovës dhe e mbarë Shqipërisë…
======================
PROBLEMI I PDK-SË NUK JANË J. KRASNIQI E F. LIMA

Humbja e thellë e PDK-së në zgjedhjet e fundit nxori në publik dhe për publikun edhe një tendencë të ulët për ta “shpjeguar” humbjen e kësaj Partie (të atyre që e kanë uzurpuar këtë Parti) me Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limën! Lansimi i kërkesave “PËR” dhe “KUNDËR” kthimit të këtyre dy figurave në PDK ia hoqi petën lakrorit. Dje doli edhe një palë e tretë (neutrale) që u kërkon këtyre dy personaliteteve politike dhe publike që ta “qartësojnë pozicionin e tyre në PDK”! I gjithë ky angazhim i këtyre emrave që nuk janë vendimmarrës në këtë Parti u bë me porosi dhe me qëllim për ta larguar vëmendjen e anëtarësisë dhe të strukturës së kësaj Partie nga përgjegjësit dhe fajtorët e vërtetë të kësaj humbjeje dhe të kësaj gjendjeje kaotike në PDK.
Fajtorë dhe përgjegjës për humbjen e thellë të PDK-së dhe për gjendjen ku është katandisur kjo Parti është ai dhe janë ata që e kanë uzurpuar këtë Parti dhe vendimmarrjen e saj. Është ai dhe ata që në këtë Parti, bashkë me ardhjen e tyre, sollën frymën e mundjes, të diferencimit, të përcarjes dhe të përjashtimit. Përgjegjës dhe fajtor është ai dhe ata që suprimuan (de fakto) organet qendrore dhe vendore të Partisë, duke uzurpuar dhe përqëndruar vendimmarrjen dhe gjithë politikat e PDK-së në duart e tij-të tyre. Përgjegjës dhe fajtorë për këtë humbje dhe çoroditje të PDK-së është ai dhe ata që mbytën debatin, dialogun, mirëkuptimin, solidaritetin, vlerat dhe demokracinë në këtë Parti, duke e zënë atë për fyti. Fajtor është ai që bashkë me ata që i solli në Parti u angazhua për ta mundur PDK-në brendapërbrenda.
Ishin pikërisht J. Krasniqi, F. Lima dhe shumë të tjerë ata që kërkonin në vazhdimësi dhe këmbëngulnin që të hapej debati dhe dialogu për shumë probleme të grumbulluara në Parti dhe në qeverisjen e vendit. Ishte kërkesë dhe këmbëngulje e këtyre njerëzve dhe e shumicës absolute të Kryesisë dhe të strukturave të PDK-së që mos të përfshiheshin në listën e kandidimit për deputet emra që nuk kishin asgjë të përbashkët me PDK-në ose njerëz që e kishin vendin dhe mund të kontribuonin shumë më shumë diku tjetër e jo në Kuvendin e Kosovës. Kryesia e kësaj Partie dhe Dega e saj në Prishtinë ishin unike edhe kundër kandidimit të Astrit Salihut për kryetar Prishtine, por i pari i PDK-së tashmë e ndjente veten Zot e pronar, ose siç nisën ta quanin anëtarët e Kryesisë, “ZEUS” të Partisë! Ishte ai që ia imponoi PDK-së listën “Ibrahim Rugova”, Pacollin, ministrat dhe “përurjet” tjera që vinin nga i njëjti burim-shtrat! E gjithë kjo me qëllim që t’i mundte dhe përjashtonte nga Partia J. Krasniqin, F. Limën dhe shumë të tjerë që nuk po pranonin të ktheheshin në krah të djathtë, në një LDK të re! Ishte ai dhe ata që me një “deklaratë” të çastit e deklaronin PDK-në “parti të qendrës së djathtë”!
Ishte ai dhe “logjistika” e tij që ia imponuan PDK-së një proces zgjedhor tërësisht kaotik dhe me nuanca të forta vagabondazhi me qëllimin e vetëm për ta mundur përfundimisht pjesën që kishte mbetur akoma me vlerat e kësaj Partie! Ishte ai dhe ata që nuk lanë degë të kësaj Partie pa e përça dhe pa e hasmu me njëri-tjetrin! Ishte ai me ata që imponuan edhe kandidaturat e fundit për kryetarë komunash pa pyetur për vullnetin e degëve dhe të anëtarësisë, pa pyetur për organet qendrore të PDK-së dhe pa marrë parasysh se disa prej tyre ishin mbytur në keqqeverisje, shpërdorim, nepotizëm dhe korrupcion. Ishte ai me ata që imponuan në çastet e fundit edhe kandidaturën e Agim Çekut për kryetar Prishtine (sa për ta djegur njëherë e mirë). Ishte ai dhe ata që hynë në garë me tre ministra për Prsihtinën dhe nuk arritën as balotazhin!! Ishte ai dhe ishin ata që PDK-në e sollën në atë gjendje që gati në të gjitha komunat të jetë në garë me vetëveten, me njerëzit e saj!
Për Këshillin Drejtues të kësaj Partie as nuk mund të flitet që ekziston, sepse u krijua që të mos ekzistonte! Ishte ai dhe ata që e lanë edhe sot e kësaj dite PDK-në pa STATUT, sepse statuti, rregulloret dhe vetë Partia është ai me ata! “Statuti, rregullat dhe rregulloret, thoshte Toni Bleri, na duhen për t’i edukuar dhe disiplinuar anëtarët tanë në mënyrë që kur ta marrim pushtetin të qeverisim me frymën e ligjit”. Mirëpo, ai dhe ata nuk janë të interesuar të qeverisin me frymën e ligjit, prandaj nuk u duhet Statuti, nuk u duhen rregullat dhe nuk u duhen rregulloret në Parti!
Ishte ai dhe ata që PDK-në duan ta shndërrojnë në një kopje të LDK-së, në një LDK të dytë! Por, ai dhe ata do të duhej ta dinin që Kosovës edhe një LDK i ka dalë për hunde, prandaj Kosova nuk mund t’i mbajë dy LDK! Në fund të fundit, megjithë përurjet dhe përpjekjet për ta bërë PDK-në LDK populli i Kosovës, sidomos elektorati i PDK-së nuk ju pranon kurrë për LDK, sepse LDK-në e ka ky vend. Kjo u dëshmua edhe me zgjedhjet e fundit.
PDK-ja mund të rikthehet fuqishëm në vendin që meriton në Kosovë vetëm nëse “çlirohet” nga uzurpatorët, nga përurjet dhe nga hyxhymxhinjtë, që jo vetëm këtë Parti, por edhe Kosovën e kanë kapur për fyti dhe po ia marrin frymën. PDK-ja mund të rikthehet fuqishëm dhe të mbahet e fuqishme në Kosovë vetëm nëse i kthehet vlerave të saj autentike, duke u kthyer të gjithë ata që janë detyruar të largohen nga kjo Parti pa dëshirën e tyre. A i ka mbetur forcë kësaj Partie për ta bërë këtë mbetet të shihet, por unë dyshoj shumë. Dyshoj, sepse në Kosovë dhe në hapsirën shqiptare asgjë nuk ndodhë rastësisht. Prandaj, druaj shumë (koha do ta vërtetojë) që edhe fati i PDK-së dhe angazhimi për mundjen e saj (pa përjashtuar edhe faktorë dhe interesa tjera…) është i lidhur me projektin e “decentralizimit”-bosnizimit të Kosovës dhe me marrëveshjet për “statusin” e pakicës serbe dhe të Serbisë në Kosovë.
Xhevat Bislimi (Njëri nga themeluesit e PDK-së dhe anëtar Kryesisë së saj)
=======================
SHPËRBËRJE E STRUKTURAVE ILEGALE TË SERBISË NË KOSOVE APO LEGALIZIM DHE LEGJITIMIM I TYRE

Ka vite qe qeveritaret dhe politikanet e kapur te Kosoves flasin dhe mashtrojne opinionin publik (popullin shqiptar ne Kosove) per angazhimin dhe perkushtimin e tyre politik, shteteror e kombetar per shperberjen e strukturave ilegale te Serbise ne Kosove… Edhe bisedimet e Vjenes dhe Plani i Ahtisarit u pranuan dhe miratuan ne emer te Pavaresise dhe me moton: “po japim te dhimbshmen per te marre te kendshmen”! Madje edhe zbatimi i Planit te Ahtisarit ne Kosove nuk nisi atje ku ishin problemet, ne Veri te Kosoves, por nisi aty ku nuk kishte asnje problem, nisi ne Viti!! Keshtu Plani i Ahtisarit i nisur ne Viti u zbatua kudo ne Kosove pervec ne Veri te Kosoves!! Edhe ICO dhe Zyra Civile Nderkombetare, qe kishin per “detyre” ta mbikeqyrnin zbatimin e ketij Plani iken pa u zbatuar ky Plan edhe ne Veri te Republikes se Kosoves! U provua dhe deshmua per te saten here se ne Kosove, si ne gjithe Shqiperine (jo vetem ne Republiken e Shqiperise) asgje nuk behet dhe nuk ndodhe “rastesisht”…
Me gjithe propaganden zhurmuese dhe bajate te politikaneve dhe qeveritareve te kapur per shperberjen e institucioneve dhe strukturave te Serbise ne Kosove Serbia ia doli qe t’i legalizoje dhe legjitimoje institucionet, strukturat dhe pranine e saj ne Kosove me bisedimet e Brukselit… Jo vetem kaq! Ajo, Serbia, u rehabilitua para botes dhe nga nje vend vrastar, shkaktar i te gjitha luftrave, krimeve, gjenocidit dhe holokaustit ne Iliri-Ballkan te “shnderrohet” ose te vishet me petkun e nje vendi paqesor, duke fituar edhe te drejten e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian (hapjen e bisedimeve)!! Serbia ia doli qe (ne bashkepunim te ngushte me Brukselin dhe instrumentin e tij ne Kosove, EULEX-in) policet, oficeret e sigurimit dhe “politikanet” e saj, shpeshhere aktore ose te perfshire ne veprime kriminale gjate ketyre 14 viteve ne Kosove (sigurisht edhe gjate Luftes e me heret), t’i rehabilitoje, legalizoje dhe legjitimoje me uniforme dhe me mandate ne Kosove!! Ndersa, EULEX-i, si me pare UNMIK-u, i mbeshtetur fuqishem nga Serbia dhe me dosje te saj, ndjek, arreston, akuzon dhe denon luftetaret e lirise (ushtare e komandante te UCK-se) ne “shtetin e pavarur” te Kosoves pse kane luftuar kunder Serbise dhe bashkepunetoreve te saj!! Kesaj i thonin pleqte tane: Lum i forti e mjere i ligu! Pra, popullit shqiptar nuk i mbetet tjeter (te kerkoj drejtesi nga te tjeret eshte e kot) pos te angazhohet dhe te punoje nate e dite qe te behet i forte dhe ta ndaje vete drejtesine… Kuptohet kjo detyre mbi detyrat u takon ne radhe te pare atyre qe kane kerkuar dhe kane marre besimin e ketij populli ne Tirane, Prishtine, Shkup e kudo ku ka Shqiperi e shqiptare…
===============
PARATË E BURGUT PËR ARRITJEN E IDEALEVE TË TË BURGOSURËVE POLITIKË
(Idealet e të burgosurit politik dhe të mbarë kombit do të shpërbleheshin dhe do të përmbusheshin vetëm kur të çlirohet dhe bashkohet çdo pëllëmbë e tokës shqiptare në një shtet të vetëm, në një Shqipëri)
Nuk ka patur qoftë edhe një të burgosur shqiptar për shkaqe dhe arsye atdhetare-liridashëse në Jugosllavi që ka menduar se një ditë do të shpërblehet me para për burgun që ka mbajtur, për dhunën dhe torturat që ka hequr nga pushtuesit jugoserbë. Të paktën unë nuk kam takuar ndonjë të tillë dhe nuk kam dëgjuar që ka patur ndonjë të tillë. E gjithë veprimtaria atdhetare, si gjithmonë edhe pas LDB, e shqiptarëve të (ri)pushtuar nga Jugosllavia, i gjithë flijimi, vitet e gjata në burg, përballja me dhunën e pushtuesit, me torturat dhe me vdekjen (qoftë nga torturat, qoftë nga atentatet e shërbimeve sekrete jugoserbe) mbështetej, kërkonte, shpresonte dhe besonte pafundësisht vetëm në një shpërblim: çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe ribashkimin e tyre! Këto ideale ishin dhe mbetën edhe ideaale të Luftës Kundërpushtuese e Çlirimtare të UÇK-së dhe të kombit shqiptar (lexo BETIMIN e UÇK-së!). Kush guxon të thotë ndryshe sot, siç po ndodhë nganjëherë në tubime të ndryshme nga disa politikanë dhe qeveritarë me “prejardhje” nga Lëvizja Çlirimtare, ju siguroj se “mahitet” (gënjen).
Mirëpo, po të kthenim kokën prapa dhe të shikonim ku ishim dhe si ishim mund të themi me të drejtë se është bërë një hap i madh përpara për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Iliri-Ballkan. Janë çliruar pothuajse tërësisht nga Serbia 10887 km katrore tokë të Shqipërisë. Por, po të shohim përpara me të drejtë duhet të themi dhe ta pranojmë se jemi akoma larg dhe na ka mbetur shumë punë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare: çlirimin dhe ribashkimin e tokave të Shqipërisë në një shtet. Edhe në këtë pjesë të çliruar nga Serbia, në Republikën e Kosovës, ka akoma punë për të bërë deri në shkëputjen e plotë dhe përfundimtare nga Serbia.
Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për “kompensimin” e të burgosurëve politikë shqiptarë është pritur dhe është shpjeguar në mënyra të ndryshme. Për mendimin tim ky “detyrim” nuk i ka takuar dhe nuk i takon Republikës së Kosovës. Kjo po bëhet sa për të përmbushur një standard evropian! Detyrimet e Qeverisë së Kosovës dhe të institucioneve tjera shtetërore ndaj të burgosurëve liridashës dhe ndaj popullit shqiptar në Kosovë janë të shumta dhe të një natyre tjetër. E para, Republika e Kosovës me institucionet e saj do të duhej të bënte më shumë se kaq për ruajtjen dhe zgjerimin e mëtejmë të lirisë së fituar me shumë mund, përpjekje, flijime e gjak. E dyta, kjo Qeveri dhe institucionet tjera, por edhe mbarë shoqëria shqiptare e Republikës së Kosovës, nuk do të duhej të pranonte dhe të miratonte lëshimet (koncesionet) e mëdha që i janë bërë Serbisë e që janë kërcënuese për lirinë, paqen dhe stabilitetin tonë. E treta, kjo Qeveri dhe institucionet tjera të Republikës do të duhej të tregonin një përkujdesje ndryshe për të burgosurit dhe luftëtarët e lirisë. Për këta njerëz mund të sigurohej një vend pune, mund të sigurohej shkollimi dhe rikualifikimi falas për ta dhe për fëmijët e tyre, përkujdesi për shëndetin e tyre, për strehimin e tyre (për ata që nuk kanë një shtëpi a banesë), etj., etj. E katërta, Qeveria dhe institucionet tjera të Republikës, si dhe e gjithë shoqëria shqiptare në Kosovë, nuk do të duhej të lejonin që në krye të politikës dhe të institucioneve të vinin ata që përgjonin, ndiqnin, kallëzonin, arrestonin dhe torturonin këta shqiptarët liridashës që është marrë vendim me i “shpërbly” me pak para (me i la durt…) për sakrificën e tyre të madhe! Kjo shoqëri dhe institucionet e Republikës nuk do të duhej të lejonin që në krye të medieve, në drejtësi, në polici, në arsim dhe në pozita tjera publike e shtetërore të vinin persekutuesit (ndonjëherë edhe xhelatët tanë), bashkëpunëtorët dhe besnikët (poverenikët) e pushtuesit, ata që përpiqeshin dhe luftonin me tërë fuqinë e tyre për ta mbajtur Kosovën dhe viset e saj nën këmbën e pushtuesve serbo-maqedono-malazezë.
Ne, të burgosurit politikë dhe luftëtarët e lirisë, nuk kemi qenë dhe nuk jemi asnjëherë për hakmarrje, por nuk kemi qenë dhe nuk pajtohemi kurrë që të tillët dhe pjella e tyre të qeverisin me popullin e Kosovës, me shtetin dhe me pasuritë e tij, sepse po dëshmohet për çdo ditë se të tillët e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë kët vend, duke bashkëpunuar me Serbinë dhe me dreqin e me të birin e tij kundër interesave të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ne kemi qenë dhe jemi për një shtet të drejtë, ligjor, demokratik dhe social e human për popullin shqiptar në Kosovë (meqë nuk u përmbush akoma vullneti i ligjshëm i këtij populli për t’u bashkuar me shtetin shqiptar-Republikën e Shqipërisë).
Me këto para të themelohet një FOND dhe një ÇMIM liridashës
Meqë, kërkesa për “kompensimin” e të burgosurëve ishte bërë edhe nga drejtuesit e Shoqatës së të burgosurëve politikë (liridashës) dhe meqë vendimi për këtë “kompensim” tashmë është marrë, mendoj se me këto para ose me një përqindje të tyre duhet të themelohet një FOND dhe një ÇMIM me karakter liridashës në shkallë kombi. Sot, të burgosurit e dikurshëm nuk janë më në gjendje afërsisht të njëjtë ekonomike e sociale. Ka prej tyre që janë bërë të pasur, ka që kanë pozita dhe funksione të rëndësishme në shoqëri dhe në institucione, një numër i madh janë në vende të ndryshme evropiane dhe në Amerikë e vende tjera, ku kanë punuar dhe një pjesë e tyre janë edhe me pensione të kënaqshme në ato vende. Por, një numër i mirë i të burgosurëve liridashës sot janë me gjendje të vështirë ekonomike, sociale e shëndetësore. Prandaj, nuk duhet as t’i shohim dhe as t’i trajtojmë të gjithë me të njëjtin kuti. Nuk duhet t’ia bëjmë si njëri që bëri një deklaratë “pompoze-patriotike” dhe tha se unë nuk kam aplikuar, sepse nuk dua ta dëmtoj shtetin! Në fakt ai dhe ndonjë i burgosur tjetër vetëm për para nuk kanë nevojë…!
Për themelimin e një FONDI dhe të një ÇMIMI që do të jepej nga ky fond për ata shqiptarë që dallohen (shquhen) me përkushtimin, zotimin dhe veprimtarinë e tyre për zgjerimin dhe thellimin e lirisë në shoqërinë shqiptare, për (ri)bashkimin e Shqipërisë në një shtet të vetëm (posaçërisht), për ruajtjen dhe thellimin e unitetit ndërshqiptar, për demokratizimin e mëtejmë të shoqërisë shqiptare, për të drejtatë dhe liritë e njeriut, për më shumë të drejta sociale, për më shumë të drejta ekonomike (sidomos), etj. Kjo veprimtari dhe ky angazhim mund të jetë në politikë, në ekonomi, në gazetari, në qeverisje, në kulturë, artë, letërsi dhe në të gjitha fushatë e jetës.
Çmimi që do të jepej, sipas meje, do të quhej “Adem Jashari-Adem Demaçi” ose “Adem Demaçi-Adem Jashari” (për mua kjo nuk është e rëndësishme). Janë dy emra, janë dy shqiptarë me të cilët shprehet dhe përmblidhet përpjekja, veprimtaria, qëndresa, lufta, flijimi dhe rënia për çlirimin dhe ribashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë në një shtet të vetëm.
Për këtë çështje është biseduar midis të burgosurëve politikë dhe ka një pajtueshmëri të madhe. Ka edhe mendime, si ai i Kryetarit të Kuvendit të Republikës, Jakup Krasniqit, që këto para të jepen për shkollimin e fëmijëve të varfër. Shumë e drejtë, por mendoj që për shkollimin dhe përkrahjen e të varfërve duhet të kujdeset shteti (shteti social). Prandaj, ÇMIMI mund t’i jepet edhe dikujt që zotohet, ndihmon dhe shquhet në fushën e ndërtimit të një shteti më social, më njerëzor. Themelimi i këtij FONDI dhe ÇMIMI është domosdoshmëri për ruajtjen dhe vazhdimësinë e idealeve liridashëse, sociale dhe ekonomike, humane dhe demokratike në shoqërinë shqiptare. FONDI dhe ÇMIMI do të duhej të kishin karakter mbarëkombëtar. Në themele të FONDIT do të duhej të ishte vullneti i secilit, por është i domosdoshëm edhe një qëndrim-vendim i Shoqatës së burgosurëve politikë. Me këtë ridëshmohen edhe njëherë idealet, përkushtimi dhe zotimi për të mirën, për lirinë, për bashkimin e kombit në një shtet-një Shqipëri dhe për përparimin e tij. Vetëm kështu do të mbeteshim ata që ishim dhe do t’u linim brezave që vijnë dhe kombit shqiptar idealet tona liridashëse dhe të paraardhësve tanë “amanet”… Mendoj që mendimi, qëndrimi dhe zotimi i BACË ADEM DEMAÇIT (jemi me fat që është gjallë) për këtë çështje kaq të rëndësishme është i domosdoshëm dhe vendimtar…
Sigurisht që ata shokë që e kanë gjendjen e keqe (Shoqata i di cilët janë…) nuk do të ishin të “detyruar” të dorëzonin këto para në FOND, madje për ta Shoqata do të duhej të bënte përpjekje edhe përmes institucioneve të Republikës që të ndihmohen.
===========================
NUK ËSHTË PROBLEMI TE FEJA-RELIGJIONI POR TE ATA QË E PËRDORIN PËR QËLLIMET E TYRE TË MBRAPSHTA KUNDËRSHQIPTARE DHE KUNDËRNJERËZORE

Dihet historikisht se feja-besimi-religjioni, ne kundershtim me vullnetin dhe porosite e ZOTIT, eshte perdorur per qellime politike, ideologjike, pushtuese, etj. Edhe ne Shqiperi (jo vetem ne Republiken e Shqiperise) dhe te shqiptaret religjionet jane perdorur dhe perhapur nga pushtuesit dhe nga pushtetet e ndryshme per qellime te pastra politike, ideologjike, kulturore, pushtuese dhe kundershqiptare. Osmanet per ta mbajtur te pushtuar Arberine-Shqiperine perhapen dhe imponuan islamin (edhe me “hater” edhe me fuqine e pushtetit e te perandorise…) Per qellime te njejta eshte perdorur religjioni edhe ne kohen e Romes dhe te Bizantit. Ne emer te ZOTIT dhe te fese-religjionit, por jo per ZOT e FE, jane shkaktuar luftera, shkaterrime, masakra, tragjedi e gjenocid anembane botes. Kush nuk e kujton dhe nuk ka mesuar per INKUIZICIONIN e Kishes, per kryqzatat e tjera…
Religjionet e medha qe njeh bota sot jane fare te reja ne krahasim me jeten ne toke dhe me sa e sa qyteterime e besime (religjione) qe ka njohur bota (ka te tilla qe njeriu i sotem nuk i njeh akoma). Si cdo religjion e qyteterim edhe krishterimi, islami, budizmi, konfuqizmi… jane prodhim (pjelle) i rrethanave te caktuara historike, ekonomike, shoqerore e kulturore dhe nje dite, sic kane lindur, do te zhduken… Prandaj, nuk duhet ngaterruar asnjehere besimin ne ZOT dhe nevojen shpirterore qe ka njeriu pergjithesisht per te besuar me religjionet-fete qe jane shpikje ekskluzive e njeriut ne nje kohe, hapesire dhe rrethane te caktuar per qellime dhe ne sherbim te interesave te nje grupi, klase, populli a shteti.
Ne Shqiperi (Republika e Shqiperise, Republika e Kosoves dhe krahinat e pushtuara te Shqiperise) religjioni-feja nuk ia ka dale asnjehere te “sundoje” ose te vihet mbi kulturen, gjuhen, traditen dhe qyteterimin shqiptar autokton. Fakti qe populli shqiptar ka dy religjione te medha (krishterimin dhe islamin) e shume dege, nendege e pipa te ketyre religjioneve eshte marre dhe eshte kuptuar si pasuri shpirterore e popullit tone dhe si dicka me e larget se traditat, adetet, kultura dhe qyteterimi yne pellazg-ilir-shqiptar.
Mirepo, si dje, ashtu edhe sot ka patur dhe ka tendenca, grupe dhe individe qe inicohen, organizohen dhe veprojne per ta prishur kete harmoni, mirekuptim dhe vellazeri te bukur dhe te njerezishme ndershqiptare qe tejkalon dhe mbisundon cdo ideologji, religjion-fe, parti e krahine. Keto tendenca, grupe dhe individe frymezohen, organizohen, financohen dhe “komandohen” here nga Vatikani, here nga Stambolli, here nga Beogradi, here nga Athina, varesisht nga konjukturat rajonale dhe nderkombetare. Qellimi themelor i ketyre grupeve, qe lakuriqesine e tyre prej antishqiptaresh perpiqen ta fshehin pas rrobes se religjioneve, eshte percarja, dobesimi dhe perplasja ndershqiptare per interesa te shovinisteve fqinj e pertej tyre. Kush nuk e kupton, nese marrim anen fetare, se te qenit shqiptar eshte vullnet i ZOTIT? Kush mund ta kundesrhtoje kete vullnet suprem te Tij? Vetem te pabesit qe nuk lene gur pa luajtur kunder ketij vullneti per qellimet e tyre antishqiptare. Permes religjionit dhe ne emer te ZOTIT keta faqezinj shqipfoles perpiqen t’ia imponojne popullit shqiptar (ne kundershtim me vullnetin e Zotit) nje menyre jetese te huaj, nje gjuhe te huaj ne kisha e xhamia, nje kulture dhe qyteterim te huaj. Mohimi i qenies, identitetit gjuhesor, kulturor, shpirteror e material shqiptar i ka interesuar dhe i inetereson edhe sot e gjithe diten Serbise, Greqise, Turqise (miliona shqiptare ne Turqi pa asnje te drejte…), Maqedonise sllave (shumica eshte ilire-shqiptare), Malit te Zi (pjeses sllave), deri diku edhe Italise…
Debati qe eshte ndezur sot ne Republiken e Kosoves e me gjere ne Shqiperi eshte artificial dhe ne thelbin e tij politik, ideologjik e antishqiptar. Vec me fe-religjion e Zot nuk ka te beje ky debat. Ne Republiken e Kosoves dhe ne gjithe Shqiperine nuk ka asnje kufizim per religjionet, madje ka nje liri te shfrenuar dhe te dhunshme per klerin dhe organizatat e ndryshme “fetare” qe qellimet e tyre antishqiptare i fshehin pas fese dhe ZOTIT. Imagjonojeni M. Krasniqin “mysliman”! Njeriu qe per vite te tera cdo mengjes shkonte ne zyrate e LDK-se dhe perkulej para fotos se Papes, qe rrinte e varur ne zyrat e kesaj partie! Njeriu qe me dhjetra e qindra shkrime i ka thurrur himne I. Rugoves, sot akuzon shqiptaret e besimit katolike si “bashkepunetore te UDB-se”! Jo vetem ky. Shikoni edhe te tjeret, me mjekrra e pa to, me pantolla te shkurtuar apo normal, nje qellim kane: rrenimin e unitetit ndershqiptar dhe dobesimin e kombit shqiptar ne nje kohe qe ky komb po fuqizohet dhe me fuqine e tij po i tremb fqinjet shoviniste qe vazhdojne te mbajne te pushtuara krahinat e Shqiperise. Kot e kane, vellezer shqiptare, te besimit te krishtere apo islam dhe te cdo besimi, partie, ideologjie a krahine shqiptare. Soji dhe sorollopi i ketyre batakgjinjve gjakprishur nuk ia kishin dalur as ne koherat me te errta per popullin tone dhe Shqiperine e lere me sot… Karvani shqiptar po ecen dhe do te ece, antishqiptaret le te ushtrojne zanatin derisa t’u shterroje zeri (do t’u shterroje)…
=================================
LUFTA KUNDËR PUSHTUESE E UÇK-SË DHE E KOMBIT SHQIPTAR NUK MBROHET INDIVIDUALISHT

Lufta për LIRI, ashtu sikur edhe përpjekjet, mundi, dhe lufta për çlirimin e njërës prej krahinave më të mëdha të Shqipërisë, Kosovës, nuk ishte dhe nuk është çështje individuale, por çështje kolektive mbarëkombëtare. Edhe përpjekjet, angazhimi dhe sukseset e UNMIK-EULEX-it (Brukselit) dhe miqëve të tyre për ta “nxirë”, “kriminalizuar”, “njollosur”, dëmtuar dhe gjunjëzuar lirinë dhe Republikën e Kosovës, duke luftuar Luftën Kundërpushtuese Clirimtare të UCK-së, nuk janë individuale, por një project i përbashkët dhe i studjuar mirë në të gjitha fazat e tij. Pjesë e pandashme (organike) e këtij projekti kundërshqiptar është edhe Serbia me të gjithë mekanizmat e saj shtetëror. Për dallim nga Brukseli dhe aleatët e tij, Serbia nuk ka marrë mundin asnjëherë me i fsheh qëllimet e saj shoviniste dhe fashiste ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar edhe pas Luftës Clirimtare. Qëndrimet kaq të hapura (transparente) dhe kaq armiqësore të Serbisë, planet e saj dhe angazhimi publik për realizimin e tyre në fakt do të duhej të ishin lehtësim për klasën politike dhe institucionale (shtetërore) të Kosovës për t’i ndërtuar politikat dhe mekanizmat adekuat karshi kësaj politike dhe këtij angazhimi armiqësor serb. Mirëpo, klasa politike dhe shtetërore, sic thotë populli, as nuk pati sy për t’i parë këto qëndrime dhe angazhime fashiste serbe, as nuk pati mend p ër t’i kuptuar dhe as nuk pati vesh për t’i dëgjuar ato! Kjo klasë politike dhe institucionale (pa dallim partie) e kapur fortë dhe nga shumë anë kishte interesa më të “mëdha” se interesat e Kosovës dhe të kombit shqiptar! Kjo klasë nxori në tavolinën e bisedimeve të Vjenës dhe të Brukselit interesat fundamentale të Kosovës dhe i bëri ato pjesë të pazarllëqeve me Serbinë, të cilën nga një pushtuese dhe nga një vrastare e ktheu në ortake (partnere) në Kosovë dhe për Kosovën! Ky rehabilitim i Serbisë nuk mund të bëhej pa e nxirë, pa e kriminalizuar, pa e fajsuar dhe pa e dënuar Luftën Kundërpushtuese Clirimtare të UCK-së dhe të kombit shqiptar për clirimin e Kosovës.
RASTI KRASNIQI OSE KËMBANA PËR ATA QË VESHËT I KANË PËR TË DËGJUAR
Fushata për nxirjen, kriminalizimin, fajsimin, ndjekjen dhe dënimin e UCK-së dhe të luftëtarëve të saj kishin filluar menjëherë (ditët e para) pas përfundimit të luftës shqiptaro-serbe në Kosovë. Pjesë e kësaj fushate me dhe pa vetëdije u bë edhe ndonjë luftëtar, komandant a drejtues politik i kësaj Lufte madhore! Veprimet konkrete: arrestimet, gjykimet dhe dënimet e luftëtarëve të UCK-së filluan nga zonat, duke u kombinuar me ndonjë anëtar të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, komandant zone apo oficerë të tjerë që akuzoheshin nga Haga për t’i frikësuar dhe shtypur tendencat për rezistencë kundër këtij projekti kundërshqiptar. U arrestuan dhe u dënuan disa grupe të luftëtarëve të UCK-së në vite dhe kohë të ndryshme sipas fazave që ishin paraparë me projektin e hartuar për gjunjëzimin e Kosovës pas Luftës: “grupi i Llapit”, “grupi i Kacanikut” e “grupe” të tjera deri te “grupi i Drenicës”, i cili u arrestua këtë vit! Për t’i kundërshtuar këto fushata arrestimesh dhe dënimesh të luftëtarëve dhe komandantëve të UCK-së u bënë shumë protesta nga shoqatat e dalura nga kjo Luftë. Protestat zakonisht nuk kishin përkrahjen e partive politike dhe të institucioneve. Ato ishin tërësisht paqësore dhe përfundonin me ndonjë fjalim apo me thirrjet UCK, UCK! Kaq! Reagimet e politikanëve dhe të funksionarëve publikë e shtetëror ishin kryesisht individuale dhe personale (zëra të vetmuar)! Shteti me heshtjen e tij u dëshmonte qytetarëve të tij se ishte i mundur dhe i sunduar nga UNMIK-EULEX-i! Krekosjet e disa qeveritarëve ishin krejt falso! Institucionet politike dhe shtetërore të Kosovës e më vonë edhe të Republikës së Kosovës mjaftoheshin me ndonjë deklaratë vajtuese, me të cilën i jepnin besimin dhe mbështetjen e plotë (anti)drejtësisë së UNMIK-EULEX-it!! Inteligjencia e Kosovës ishte pothuajse e “dorëzuar” dhe shpeshherë e hutuar edhe për faktin se ishte një inteligjenci (shumica) e krijuar dhe e formuar në kohë dhe rrethana tjera. Shumicës së mjeteve të informimit (medieve) dhe drejtuesve (padronëve) të tyre u shndriste fytyra kur kumtonin lajme, shkrime, analiza dhe komente për ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e ndonjë “grupi” a luftëtari të UCK-së për “krime lufte”! Madje, një pjesë e këtyre medieve (shefat e tyre) ishin pjesë integrale e këtij projekti kundërshqiptar për fajsimin dhe dënimin e Luftës Clirimtare! Këto medie dhe padronët e tyre zakonisht i kishin informatat paraprakisht nga “burimet brenda UNMIK-EULEX-it” dhe brenda qarqeve e kuzhinave tjera antishqiptare dhe i publikonin sipas porosive që merrnin nga ato qendra!
Dje, mbi bazën e një deklarate të një “dëshmitari të mbrojtur” (bashkëpunëtori të Serbisë) e kishin ftuar në zyrat hetuese të UNMIK-EULEX-it edhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin! Edhe kush duhet të hetohet, arrestohet e dënohet që të zgjohet nga gjumi kjo Republikë, ky shtet, kjo qeveri?! Fushata shumëvjecare e UNMIK-EULEX-it kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës nuk ka emër tjetër, pos POSHTËRIM i këtij vendi dhe i institucioneve të kësaj Republike. Populli shqiptar i Kosovës me të gjitha shtresat e tij duhet ta kuptojë (jo vetëm kaq) se në shënjestër të UNMIK-EULEX-it nuk është më Lufta e UCK-së dhe luftëtarët e komandantët e saj, por vetë liria dhe pavarësia e këtij vendi, e ardhmja e këtij populli dhe e sigurisë së tij e më gjerë. Ky është projekti që po zbatohet edhe me ndihmën e klasës politike dhe institucionale të kapur të këtij vendi. Prandaj, edhe kundërshtimi dhe kundërvënia ndaj këtij projekti kundërshqiptar nuk mund të jetë individuale, por kolektive, mbarëkombëtare. Rol të vecantë kundër këtij projekti dhe për pengimin e tij do të duhej të kishte edhe Tirana zyrtare… Nëse, po e përsërisë, nëse, do të kishte një kundërvënie të suksesshme individuale do të ishte ajo e Kryetarit të Kuvendit. Në cilësinë dhe funksionin e Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ndoshta do të bënte mirë që të mos shkonte në zyrat hetuese të UNMIK-EULEX-it… Të deklaronte botërisht se populli i Kosovës dhe institucionet e kësaj Republike nuk e njohin më “drejtësinë” dhe misionin e UNMIK-EULEX-it…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura