MUZETË KOMBËTARE NË KALANË E KRUJËS

MUZETË KOMBËTARE NË KALANË E KRUJËS

MUZEU KOMBËTAR „GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDRBEU” NË KRUJË

Nga Sheradin Berisha

Njohuri themelore

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është përuruar më 1 Nëntor 1982. Është ndërtuar në kalanë e Krujës. Në Muze janë këto pavione: Pavioni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavioni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavioni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kancelaria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe së fundi pavioni i trashëgimisë dhe i jehonës. Në këto pavione ekspozohen objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, kambanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.

MUZEU KOMBËTAR ETNOGRAFIK NË KRUJË

Në kuadër të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është edhe Muzeu Kombëtar Etnografik. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 Nëntor 1989. Është ndërtuar në një banesë karakteristike qytetare të vitit 1764. Banesa është monument kulture i kategorisë së parë. 90% e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale. Aty gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qëndisma të ndryshme të ekspozuara me finesë dhe lloje të shumta armësh që janë përdorur në periudha të ndyshme hitorike. Këto objekte kanë një vjetërsi 70 deri në 500 vjeçare.

***

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura