HAPET SHKOLLA SHQIPE NË AFFOLTERN TË ZYRIHUT NË ZVICËR

Hapet «Shkolla Shqipe» në Affoltern të Zyrihut!

…Shihni sa bukur këta fëmijë edhe pse të lindur larg atdheut, shfletojnë shkronjat e shqipes me qëllim që ta mësojnë gjuhën e nënës – gjuhën shqipe. A ka gjë më të bukur! – Thënë shkurt ky angazhim i përbashkët mësues dhe prindër jep shpresë se “gjuha e arbërit rron”.

Mësuesi Vaxhid Sejdiu së bashku me nxënësit  e ”Shkollës Shqipe” në Affoltern të Zyrihut

“Shkolla Shqipe” në Zvicër më 5 Shator të vitit 2022 hapi dyert për fëmijët shqiptarë edhe në Affoltern të Zyrihut. E hëna me diell zbukuroi klasën e shkollës zvicerane ”Holderbach” me fëmijët shqiptarë të cilët kishin ardhur bashkë me prindërit e tyre të regjistrohen në shkollën shqipe. Buzëqeshja e tyre ishte një lajm i mirë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare.

Shkolla shqipe në Zvicër gjatë këtyre 2-3 viteve të fundit ka arritur t`thyej të gjitha parashikimet me hapjen e pikave të reja shkollore dhe sensibilizimin e prindërve shqiptarë në angazhimin e tyre rreth organizimit sa më të mirë të shkollave shqipe, me qëllim që fëmijët shqiptarë të kenë mundësinë të  ndjekin mësimet në gjuhën shqipe.  

Një vështrim nxënësish, që dëshmon orën e parë mësimore, një vështrim që flet shumë për të ardhmen e gjuhës amtare në mërgim. 

E gjithë kjo buzëqeshje e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm të motivuar nga prindërit e tyre derdhej mbi abetaret e Shtëpisë Botuese “Shkronjë pas shkronje” të cilat na kishin ardhur para disa muajve dhuratë, nga z. Roland Çano, në shenjë respekti për punën e madhe që po bëhej dhe po bëhet në kuadër të “Shkollës Shqipe” në Zvicër.

Eriku, Aaroni, Lendra, Eliani, Lindi, Rioni, Fiona, Ervini, Morea, Narta, Luanda, Rona, Arioni, Diesa, Ari, Nuari, Diellza dhe Rajana dhe disa fëmijë të tjerë të cilët nuk arritën të marrin pjesë në orën e parë mësimore do t`iu bashkëngjiten në javën e ardhshme. Shkolla shqipe në Afffoltern të Zyrihut në bazë të fjalëve të prindërve  shumë shpejt do të shndërrohet në çerdhe të vërtetë të dhjetëra e dhjetëra fëmijëve shqiptarë.

…Shihni sa bukur këta fëmijë edhe pse të lindur larg atdheut, shfletojnë shkronjat e shqipes me qëllim që ta mësojnë gjuhën e nënës – gjuhën shqipe. A ka gjë më të bukur! – Thënë shkurt ky angazhim i përbashkët mësues dhe prindër jep shpresë se “gjuha e arbërit rron”.

Edhe ne duam të mësojmë shqip.

Dhe në fund këta nxënës të shkollës shqipe ju bëjnë thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të tyre që edhe ata t`iu bashkëngjiten në mësimin e gjuhës amtare. Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në telefonin kujdestar 076 321 26 94.

Mirë se Vini!

“Shkolla Shqipe” – Zvicër

Isuf Ismaili

Nazmije Kamberi

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura